Aktualitet

Nesër dhe pasnesër zhvillohet “Street Fest 2022” në Prishtinë

Turneu organizohet nga organizata “Sport4all”.

Published

on

Më 15 dhe 16 shtator do të organizohet turne i streetbollit në qendër të Prishtinës (Sheshi Zahir Pajaziti), ku pritet një spektakël, pasi do të ketë gara te seniorët, femrat, për fëmijë (pionierë, kadet dhe junior) dhe për persona me aftësi të veçanta.

Përveç streetbollit do të ketë shumë befasi për të ftuarit, ku do të ketë lojëra shpërblyese, vallëzim e muzikë.

Turneu organizohet nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Të enjten do të organizohen garat nga ora 18:00. Fillimisht do të jetë ceremonia hapëse, ku do të flasin kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, drejtori i “Sport4all”, Fatos Bajçinovci dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Në ditën e parë do të garojnë juniorët, femrat, si dhe ndeshjet e para në kategorinë e seniorëve, kurse në ditën e dytë do të garojnë, pionierët (djem dhe vajza), katedët (djem dhe vajza), juniorët, personat me aftësi të veçanta, finalja e femrave dhe në fund finalja e meshkujve, ku janë pjesëmarrës edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në fund do të jetë ceremonia mbyllëse, ku do të jepen medaljet dhe mirënjohjet për pionierët, kadetët, juniorët, femrat, personat me aftësi të veçanta dhe meshkujt.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së morën pjesë në debatin e kandidatëve për Komunën e Prishtinës në RTV Dukagjini

Published

on

Studentët e Fakultetit të Medias, Fakultetit Juridik dhe atij të Studimeve të Sigurisë në UBT, patën mundësinë të marrin pjesë nga afër në debatin e zhvilluar ndërmjet kandidatëve për Komunën e Prishtinës, i transmetuar drejtpërdrejt nga RTV Dukagjini.

Ky aktivitet u organizua me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë praktike dhe të njohin më mirë mënyrën se si zhvillohen debatet publike e politike në media, si dhe rolin e institucioneve të informimit në proceset demokratike.

Gjatë qëndrimit në ambientet e RTV Dukagjinit, studentët patën mundësi të shohin nga afër procesin profesional të organizimit dhe transmetimit të një debati televiziv, duke vëzhguar punën e gazetarëve, moderatorëve dhe stafit teknik. Përmes kësaj vizite, ata thelluan njohuritë e tyre për etikën e komunikimit publik, qasjen ligjore ndaj mediave dhe aspektet e sigurisë që lidhen me organizimin e ngjarjeve të tilla.

UBT vazhdimisht inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit, me qëllim që të përgatisë profesionistë të aftë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e dialogut publik në zhvillimin demokratik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara