Lajmet

Nëntë të vdekur dhe 704 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë dy raste (84, 72 vjeç), Rahovec dy raste (82, 76 vjeç), Drenas një rast ( 64 vjeç), Ferizaj një rast ( 81 vjeç), Gjakovë një rast ( 77 vjeç), Suharekë një rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë një rast ( 83 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 704 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 651 testime.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.

Numri total i rasteve pozitive është 36 mijë e 253 raste nga 135 mijë e 969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes./UBTNews

1.651 TESTIME, 391 TË SHËRUAR DHE 704 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, November 25, 2020

lajme

Dy çmime për studentët e UBT-së në Konventën e Industrisë së Drurit

Published

on

Studentët e UBT-së kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në garën studentore të dizajnit, të zhvilluar në kuadër të Konventës së 8-të të Industrisë së Drurit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sektorin e përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa, e organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, mblodhi profesionistë, ekspertë dhe studentë nga e gjithë vendi, duke krijuar një platformë të rëndësishme për prezantimin e ideve dhe inovacioneve në industrinë e drurit.

Në këtë aktivitet, të dy çmimet kryesore u fituan nga studentët e UBT-së: vendi i dytë u fitua nga Berna Salihu dhe vendi i tretë nga Diona Ukaj. Të dy projektet u vlerësuan për kreativitetin, funksionalitetin dhe elegancën e dizajnit, duke reflektuar përgatitjen profesionale dhe qasjen moderne të studentëve në këtë fushë.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Dekania e Fakultetit të Artit dhe Dizajnit në UBT, Ariana Gjoni, e cila përfaqësoi institucionin në emër të Rektorit të UBT-së. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe institucioneve akademike, si dy shtylla kyçe për zhvillimin e sektorit të drurit dhe të dizajnit në Kosovë.

UBT ka ndërtuar ndër vite një model unik bashkëpunimi me industrinë e drurit, prodhimit dhe dizajnit. Institucioni beson se universiteti duhet të jetë i lidhur ngushtë me ekonominë reale, të prodhojë dije praktike dhe të kontribuojë në modernizimin e industrisë. Si rezultat, çdo vit më shumë se 90% e studentëve të UBT-së punësohen në këtë sektor, shpesh para diplomimit.

Suksesi i Bernës dhe Diona Ukajt përbën një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe nivelit të lartë të përgatitjes së studentëve të UBT-së. Institucioni shpreh krenarinë për këtë arritje dhe riafirmon angazhimin për t’i mbështetur studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Continue Reading

Lajmet

PDK arrin koalicion me “Listën për Familjen”

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një koalicion me “Listën për Familjen”.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj që me z. Rrahmani dhe anëtarë të tjerë të listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni është që të bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, emergjencat, sigurinë dhe, normalisht, duke pasur kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen. Jam i bindur që ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe se do të kemi sukses. Normalisht që do të kemi pjesëmarrje nga lista Familja në listën zgjedhore të PDK-së. Është vlerë e shtuar çdo kandidat për deputet që do të jetë në listën e përbashkët”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK-së

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesëmarrja e mërgatës në procesin e votimit është legjitimim dhe forcim i demokracisë në vend.

Mërgata e Kosovës ka qenë gjithmonë shtylla e proceseve shtet-ndërtuese. Në ditët më të vështira mërgata ishte krah nesh, në momentet më vendimtare ishte zëri i arsyeshëm dhe i vendosur për të mirën e vendit tonë. Ne i bëjmë thirrje mërgatës të jenë pjesë e këtij procesi jetik. LDK do të mbrojë çdo ditë të drejtën e mërgatës për t’u regjistruar për të votuar dhe për t’u trajtuar me dinjitet që ata e meritojnë. Asnjë pengesë politike asnjë tendencë për bllokadë dhe asnjë vijë partie nuk mund ta ndalë të drejtën demokratike të mërgatës sonë dhe integritetin e votës së tyre. Jemi të bindur që me pjesëmarrjen e mërgatës ky proces do të jetë më i fortë më legjitim dhe më përfaqësues për të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës“, tha Zemaj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur nga fillimi tendencën për siç thotë ai kapjen e bordit të televizionit publik.

Tash 5 vite po bëhen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e cila nga dita e parë e marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës ka shpërfaqur hapur tendencën për kapjen e bordit të RTK gjë të cilën e ka arrit me shumicë votash dhe përmes bordit ka vendos njerëz që janë militantë të LVV dhe sot po udhëheqin RTK-në. Kjo ka qenë fatkeqësi edhe për televizionin publik edhe për redaksinë editoriale të cilën në vazhdimësi është kritikuar përmes lajmeve të porositura dhe të njëanshme“.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është baza themelore e shtetit pasi sipas tij aktivitetet kundër okupimit serb kanë nisur përmes LDK-së.

LDK mund ta them me përgjegjësi të plotë, është baza themelore e shtetit dhe demokracisë në këtë vend, nga viti 1989 e deri më sot. Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK, dikush përmes forumit të rinisë dikush përmes luftës çlirimtare dhe dikush pas shtet-ndërtimit apo edhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha Zemaj.

Kujtojmë se sot ka nisur regjistrimi i votuesve jashtë vendit të qytetarëve të Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

​Kamioni përplaset me dy vetura në Llaushë të Skenderajt

Published

on

By

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar se në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe dy vetura.

Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./KP

Continue Reading

Të kërkuara