Lajmet

Nëntë të vdekur dhe 294 raste të reja me COVID-19

Publikuar

Gjatë 24 orëve fundit janë raportuar nëntë raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovës. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 294 raste të reja nga 1 mijë e 729 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri./UBTNews

Lajmet

​Komunitetet jo-serbe në Kosovë: Demokracia ka dështuar

Publikuar

nga

“Demokracia ka dështuar”, është fjalia që ka përcjellë protestën e sotme nga komunitet jo-serbe në Kosovë të cilët marshua shesheve të Prishtinës për të kundërshtuar, siç thanë ata “uzurpimin e vendeve të garantuara”, në Kuvendin e Kosovës.

Marshi protestues është ftuar nga partia boshnjake “Nasha Iniciativa” (Iniciativa jonë), e cila ka qenë në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata kanë gjetur përkrahje edhe nga analistë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë.

“Kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentar më 14 shkurt 2021”, politikanë e përfaqësues të komuniteteve jo-serbe në Kosovë, kanë protestuar duke kërkuar nga institucionet që të nisin një proces hetimor lidhur me dyshimet për manipulim me vota.

Osman Dzudzevic nga “Iniciativa jonë”, tha se përmes këtij marshi po shprehin pakënaqësitë e tyre dhe po kërkojnë reagim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Ajo që po ndodh tani është një shkelje e dukshme e këtyre parimeve ku të drejtat kushtetuese të komuniteteve jo shumicë sfidohen drejtpërdrejtë dhe mbijetesa e tyre vihet në pikëpyetje. Ne nuk kemi forcë apo numër për t’i mundësuar që të bëhen llogaritje apo manipulime politike e as të jemi medium për keqpërdorim elektoral. Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjor për të parandaluar abuzimin me vendet e garantuara në organin më të rëndësishëm të shtetit”, tha ai.

Ai ka ftuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare të kujdesen që parimet dhe fryma kushtetuese në Kosovë të respektohet.

E kryetarja e partisë Unioni Social Demokratik, Duda Balje tha se janë duke pritur përgjigje për padinë të cilën tashmë e kanë dorëzuar në PZAP.

“Ne kemi bërë padi për PZAP, jemi duke pritur rezultatin përfundimtar pastaj për në Gjykatë Supreme dhe Gjykatë Kushtetuese. Mendoj se nuk kemi shumë përkrahje nga partia e shqiptarëve, unë kam pritur shumë më shumë, përveç kryeministrit dhe zotëri Albin Kurtit asnjë politikan nuk ka reaguar deri sot, unë në fakt kam pritur prej shumicës që kanë edhe program të partisë nacionale, por nuk kanë reaguar, por prapë se prapë ne shfrytëzojmë të drejtat ligjore dhe do të shkojmë deri në fund”, tha ajo.

Në protestë ishte edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha i cili tha se do të vazhdojnë me ankesa në të gjitha institucionet përkatëse, duke mos përjashtuar edhe protesta të tjera.

“Është devijuar vullneti i popullit, është cenuar demokracia 20-vjeçare, parashihen rreziqe të tjera të cilat janë të riparueshme nëse legjitimohet ky proces dhe sot jemi këtu për të dalë dhe thirrë institucionet që ta thonë fjalën e tyre dhe të veprojnë me kohë në mënyrë që ky proces mos të devijohet dhe në njëfarë mënyre me na lënë dhe ne si komunitete me shpresu dhe besu në institucionet e tona që e kanë për obligim me na mbrojt të drejtën tonë që është kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.

Shumë prej partive boshnjake që garuan në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës dhe kanë deklaruar se një parti nga komunitet boshnjak dhe një nga romët kanë fituar vota me ndihmën e Listës Serbe.

Lidhur me këtë, partitë boshnjake kanë deklaruar se do t’i drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haradinaj-Lajçakut: Dialogu duhet ta ketë epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues

Publikuar

nga

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj tha se në atë takim ka ripërsëritur qëndrimin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Në këtë takim, kryetari i AAK-së ka ritheksuar nevojën e konstituimit të institucioneve të reja sa më shpejt.

“Bashkërisht vlerësuam zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe theksuam nevojën e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt. Z. Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për vendin tonë”, thuhet më tej.

Lajçak sot gjatë ditës ka pritur në takim edhe liderë të tjerë politik e institucionalë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak: Falënderova Hotin për bashkëpunimin

Publikuar

nga

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak postoi në Twitter rreth takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti.

Lajçak falënderoi Hotin për bashkëpunimin si kryeministër i Kosovës.

“Sot takova gjithashtu kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. E falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij si kryeministër dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, shkroi Lajçak.

Sot gjatë ditës Lajçak zhvilloi takime edhe me liderët tjerë institucionalë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak: Dialogu është përgjegjësi e të gjithëve, marrëveshja brenda mandatit të Qeverisë Kurti 2

Publikuar

nga

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shfaqur optimist se dialogu me Serbinë do të përfundojë nën mandatin e qeverisë së ardhshme.

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, Lajçak tha se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë.

Duke dhënë disa mesazhe të tija, Lajçak sqaroi edhe paraqitjen e tij prapa një harte ku Kosova shihet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë.

“Mesazhi i parë është që të uroj institucionet e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të rregullta të cilat për herë të parë janë mbajtur pa ndonjë rol aktiv të komunitetit ndërkombëtar. E po ashtu t’i përgëzojë partitë politike për pranimin e rezultateve menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve. Mesazhi i dytë është që Bashkimi Evropian dhe ShBA janë në një partneritet dhe me ardhjen e administratës Biden, marrëdhënia është më e afërt dhe dëshirojmë që ta arrijmë qëllimin e njëjtë që është e ardhmja evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Mesazhi i tretë është mbështetja e programit elektoral të zotëri Kurtit dhe zonjës Osmanit. BE është e gatshme të mbështesë dhe të krijojë vende të reja të punës, investimet e reja dhe luftimin e korrupsionit. Mesazhi i katërt është që vendet e BE-së dhe ShBA presin vazhdimin e procesit të dialogut. Nga dy takimet e mia me zotëri Kurtin dhe Osmanin për atë se ku jemi me procesin e dialogut dhe çka kemi arritur, posaçërisht pas vazhdimit në korrik dhe cilat janë hapat e tjerë që i parashohim. Përfundimi i këtyre takimeve është se dialogu do të vazhdojë, duhet të krijohen disa procedura, por ka mirëkuptim për vazhdimin e dialogut. Mesazhi i pestë është për unitetin politik në Kosovë për dialogun pasi është përgjegjësi e të gjitha partive”, tha ai.

Lidhur me afatet kohore për përfundimin e dialogut, Lajçak përmes një konference për medie tha se varet nga Kosova dhe Serbia.

“Besoj se do ta kompletojmë këtë proces me një marrëveshje gjatë mandatit të zotëri Kurtit dhe Osmanit. Nuk shoh pengesa në këtë rrugë”, tha ai.

Sa i përket paraqitjes së tij prapa një harte ku Kosova paraqitet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë, Lajçak tha ajo është harta zyrtare që i është dhënë nga institucionet e Bashkimi Evropian.

“Për çështjen e hartës e kam sqaruar. Një zyrtar i BE-së duhet të përdorë vetëm harta zyrtare të BE-së. Kjo është harta që na kanë dhënë. Ndarja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në atë hartë është e qartë. Kjo ka krijuar një reaksion emocional, por do të ishte jo serioze nëse unë do të vendosja harta të tjera. Duhet të respektoj pozitën e BE-së. Kjo është dëshmi se kemi nevojë për dialog”, tha ai.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Lajçak takoi edhe liderët e tjerë politikë dhe institucionalë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara