Lajmet

Nëntë pacientë me COVID-19 nga Shqipëria po trajtohen në spitalin e Gjakovës

Raporti i ShSKUK-së.

Publikuar

Nëntë pacientë nga Shqipëria po trajtohen për COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë njoftuar se në total 61 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe katër në mjekim intensiv mjekësor.

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se Spitali i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me COVID-19.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, tre pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient

Spital i Pejës, pesë pacientë

Spitali i Gjakovës, nëntë pacientë

Spitali i Gjilanit, një pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, shtatë pacientë

Spitali i Ferizajt, katër pacientë./UBTNews

Lajmet

Hoxhaj: Nga mospranimi i Kosovës në KiE përfiton vetëm Rusia dhe Serbia

Publikuar

nga

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton vetëm Rusia dhe Serbia.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxhaj është shprehur se sot, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nagavci kërkon nga kryetarët bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja

Publikuar

nga

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës, t’i përgjigjen ftesës për bashkëpunim në ndërtimin e çerdheve të reja.

Nagavci tha se këtë e bëri përmes letrës së dërguar në të cilën ka kërkuar angazhimin e kryetarëve në mënyrë që të vazhdohet me procedura tjera.

“Sot kam nisur një letër tek të gjithë kryetarët e komunave për te kërkuar bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e çerdheve. Përmes kësaj letre kam kërkuar që të angazhohen personalisht, në mënyrë qe të vazhdojmë në procese tjera”, u shpreh Nagavci në një konferencë për media.

Vazhdo të lexosh

Bota

Mijëra njerëz vuajnë pasojat shkatërruese të përmbytjeve në Afganistan

Publikuar

nga

Mijëra njerëz strehohen në tenda, pasi më shumë se 300 u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Baghlan të Afganistanit, duke mbajtur pjesën më të madhe të kërdisë së shkaktuar nga përmbytjet.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në provinca të shumta afgane, ku Baghlan u godit më rëndë, duke shkatërruar 2.500 deri në 3.000 shtëpi, duke vrarë qindra bagëti dhe duke dëmtuar rrugët dhe infrastrukturën tjetër gjatë tre ditëve të fundit.

Bilanci i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në provincën veriore Baghlan të Afganistanit është rritur në 315, me 1.630 të lënduar, njoftoi më 12 maj Ministria e Refugjatëve dhe Riatdhesimit.

Muajin e kaluar, të paktën 70 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shirat e dendur dhe përmbytjet në zona të ndryshme të vendit të shkatërruar nga lufta.

Ministri i përkohshëm i Ekonomisë Din Mohammad Hanif i ka kërkuar OKB-së, agjencive humanitare dhe biznesit privat të ofrojnë mbështetje për ata që janë goditur nga përmbytjet.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​“Kosova duhet të hyjë në KiE”, Gjermania apel Prishtinës për Asocacionin

Publikuar

nga

Berlini pret që Kosova të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës, apeloi te Kosova që të bëjë çfarë është e mundur për t’u anëtarësuar në KiE.

“Kosova duhet të hyjë në Këshillin e Evropës”, tha Baerbock. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira dhe atyre që janë përgjegjës në Kosovë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të arrijmë shumicën e nevojshme për anëtarësimin sa më të shpejtë”.

Edhe Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës: “Kosova duhet të bëjë gjithçka që mundet për të luajtur një rol në këtë, dhe këtë e ka bërë edhe përmes një letre dërguar për çështjen e pakicave serbe dhe Asociacionit të Komunave”. 

Por deputeti socialdemokrat i dha si porosi ministres para nisjes për në Strasburg, ku do të merrte pjesë në Ministerialin vjetor, që të mos harrojë rezultatin e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Më shumë se 80% e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës votuan në favor të pranimit të Kosovës. Partia Socialdemokrate dhe partitë e koalicionit qeveritar e mbështesin këtë anëtarësim, prandaj Kosova duhet të bëhet anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës”.

Knut Abraham, nga CDU/CSU-ja në opozitë, e kritikoi në seancën e Bundestagut stafin e kancelarit Olaf Scholz për këtë qëndrim: “Nuk e kuptoj pse skeptikët në Kancelarinë Federale nuk e kuptojnë se kjo është një mundësi historike”, tha ish-diplomati, i cili, para se të bëhej deputet, kishte punuar më parë në Kancelarinë Federale (në kohën e Angela Merkelit). “Nëse flitet për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, tani është koha, tani duhet të merret edhe vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës në KiE”.

Abraham sugjeroi që të mblidhet sërish Komiteti i Ministrave të Jashtëm në një seancë të posaçme, tani që Kosova është treguar e gatshme të dërgojë draft-statutin për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky është një moment historik. Dhe qeveria e Kosovës ka bërë një hap shumë të rëndësishëm”.

Një muaj më parë, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, organizata më e rëndësishme ndërshtetërore evropiane për të drejtat e njeriut, dukej i arritshëm. Me një shumicë mbresëlënëse prej mbi 82 përqind, deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg votuan për pranimin e shtetit më të ri evropian si anëtarin e 47-të. Ky vendim pasoi rekomandimin e ish-ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis, e cila më parë kishte shqyrtuar përshtatshmërinë e Kosovës si raportuese.

Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia, është njohur zyrtarisht nga 116 vende, ndër ta 34 nga 46 anëtarët e Këshillit të Evropës./Euronews.al/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara