Lajmet

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes KOK dhe MKRS-së

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, ku edhe kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Kryesuesi i KOK-ut, Besim Hasani kërkoi nga institucionet që të ndihmojnë sportin me infrastrukture, poashtu ai adresoi nevojën që Kosova të ketë një Muze të Sportit.

“Kjo njohje e Komitetit Olimpik i Kosovës nga ana ndërkombëtare sesioni hapi rrugën që sportistët të marrin pjesë në lojëra olimpike. Ne morëm pjesë në Rio me 8 sportiste. Kosova radhiten ne mesin e 100 shteteve qe kanë medalje olimpike. Këto 6 vite ja kemi dalë të punojmë me suksese, kemi hartuar plane strategjike. Kemi organizuar seminare të avancuar për administrator të sportit. Kemi organizuar seminare edhe për trajner, kemi organizuar forume ndërkombëtare. Falë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës kemi arritur të bëjmë një sistem më të avancuar për sportin. Mbështetja e fundit në funksion të ndihmës për klube të cilat vërtet ka pasur nevojë, ne jemi mirënjohës për të gjithë që kanë dhënë mbështetje. I kushtojmë barazisë gjinore ne kemi 5 gra prej 16 sa jemi. Është hera e parë që na viziton në hapësirë nga një kryeministër. Planet strategjike për vitet në vijim janë në proces. Infrastruktura sportive kemi më tepër mbështetje. Kemi nevojë për mbështetjen e karrierës post sportive, sepse në shume vende fëmijët fitojnë kreditë pse merren me sport. Kërkojmë që jot ë jenë dy orë por 5 orë në Edukatën Fizike, dhe kemi nevojë për një agjenci anti-doping. Poashtu kemi nevojë për me shumë staf. Kemi nevojë për një muze, pasi është gjynah që kontributi i Majlindës të mos shfaqet diku”, tha Hasani.

Tutje, kryeministri Avdullah Hoti tha se sektori i sportit ka filluar me gjeneru aktivitet ekonomikë, duke shtuar se KOK-ut s’do t’i mungojë mbështetja institucionale.

“Vërtet fjala e juaj ishte e plotë dhe përmbajtjesore. Unë dëshiroj me ju falënderuar për ndërtimin e lidershipit dhe mbajtjen e bashkëpunimin me të gjitha federatat. Ky sektor ka filluar me gjeneru aktivitet ekonomikë. E ka një stilit, komiteti dhe të sigurojnë dhe pavarësimin. Besoj që marrëveshja e mirëkuptimin që do të nënshkruhet sot do të çojë peshë. Do të punojmë bashkë dhe keni mbështetjen maksimale”, tha Hoti.

Ndërsa, ministrja Vlora Dumoshi tha se nënshkrimi i marrëveshjes është përgjigje se do të vazhdojë bashkëpunimi në mes MKRS-së dhe KOK-ut.

“Është kënaqësi e veçantë me shënuar 6 vjetorin. Ju falënderojmë për përpjekën e juaj që ne të jemi pjesë e ndërkombëtareve. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me komunitetin dhe të gjithë. Besoj që me shumë zë që Kosova është e vetmja në rajon që e përkrah më shumë sportin. Kjo do të thotë shumë se Qeveria Hoti ka një program për sportin. Kryeministri u zotu që ne do të qëndrojmë prapa. Ky nënshkrim është një përgjigje se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë. Unë pres që lojërat të cilat luhen të ketë një impact që të mos shfaqim dhunë.”, tha ajo.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara