Magazinë

Nëna e Beyoncés zbulon padashje sekretet e vajzës së saj

Published

on

Edhe pse sot është një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore, Beyoncé ka qenë natyrë e qetë dhe e rezervuar, ka thënë nëna e saj, Tina Knowles, sipas të cilës ajo nuk ka ndryshuar as me kalimin e viteve.

Në një intervistë për The Guardian, Knowles ka treguar se Beyoncé ishte një fëmijë i turpshëm që u transformua falë kërcimit.

“Performanca i ndryshoi jetën. Edhe kur ishte e turpshme, kur kërcente dhe bënte shfaqje, ajo ndriçonte. Prandaj e regjistruam në kurse kërcimi. Kur kërcente, nuk kishte më turp”, ka thënë Knowles.

Megjithatë, pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm, Beyoncé, sot 43 vjeçe, mbetet një person i mbyllur.

“Ajo ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet e rezervuar. Nuk është ai lloj personi që hyn në dhomë e thotë ‘Ja ku jam!’. Kjo nuk ka ndryshuar. Thjesht, në skenë ajo aktivizon një tjetër personalitet”, ka shtuar ajo.

Knowles ka ndarë disa kujtime për marrëdhënien mes Beyoncés dhe motrës së saj më të vogël, Solange, sot 38 vjeçe. Ajo ka kujtuar periudhën kur Beyoncé ishte rreth 10-11 vjeç dhe nisi të dallonte një distancë midis vajzave.

Beyonce dhe Solange si fëmijë

“U tremba kur Beyoncé mbushi rreth 10 vjeç. Ishte pjesë e një grupi muzikor dhe fëmijët i thoshin Solanges çdo ditë ‘Hesht, Solange’, sepse ajo përpiqej të bënte koreografi apo të merrte pjesë. Ajo kishte dëshirë të ishte pjesë e gjithçkaje, por nuk e pranonin”, ka thënë Knowles në një intervistë për CNN.

Beyoncé madje filloi të kërkonte që Solange të largohej gjatë provave, gjë që e shqetësoi nënën e tyre.

“Më duhej t’i kujtoja Beyoncés se kjo ishte shtëpia e Solanges dhe ajo duhej trajtuar me dashuri. Por ndjeva se nuk po më dëgjonin më, dhe pashë një mur duke u ndërtuar mes tyre, prandaj vendosa t’i çoj në terapi”, ka treguar tutje Knowles.

Edhe pse terapia për fëmijët ishte tabu e bashkëshorti i atëhershëm, Matthew Knowles, mendonte se vajzat ishin të vogla për atë gjë, Knowles këmbënguli.

“S’po kërkoja leje. E dija që duhej bërë diçka e gjetëm një terapist të mrekullueshëm”, tha ajo. Solange e adhuronte terapinë, Beyoncé nuk ishte entuziaste.

“Është interesante, sepse terapisti i tha Beyoncés të njëjtat gjëra që i kisha thënë unë, por nga ai ajo i pranoi, edhe pse e urrente terapinë. Solange, përkundrazi, e donte, e adhuronte të shprehej dhe të fliste”, ka treguar nëna e yjeve.

Sot, ajo ka thënë se falë asaj ndërhyrjeje në kohë, Beyoncé dhe Solange kanë një marrëdhënie shumë të afërt.

“Rezultati ishte i mrekullueshëm. Ato janë shumë të lidhura që atëherë”, ka thënë ndër të tjera Knowles.

Magazinë

AMC sjell koncertet live në kinema, Bebe Rexha hap programin e ri muzikor

Published

on

Rrjeti i njohur i kinemave AMC Theatres ka njoftuar partneritetin e ri me Arena One, përmes të cilit koncertet live do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e kinemave në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Programi “Arena One at AMC” nis në muajin qershor dhe do të sjellë performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Bebe Rexha, Paris Hilton, Kim Petras dhe Maren Morris.

Koncertet do të transmetohen në mbi 300 lokacione të AMC-së, ndërsa organizatorët paralajmëruan edhe emra të tjerë në javët në vijim.

Sipas AMC-së, projekti synon të krijojë atmosferën e një koncerti të vërtetë arena përmes teknologjisë interaktive që transmeton reagimet e publikut në kohë reale mes sallave të kinemasë dhe artistëve në skenë.

Kjo nismë vjen në kohën kur kinematë po fokusohen gjithnjë e më shumë në përmbajtje alternative për të përballuar rënien e të ardhurave pas pandemisë dhe mungesën e filmave të rinj nga studiot e mëdha.

AMC kishte bashkëpunuar më herët me Taylor Swift dhe Beyoncé për filmat koncertalë të turneve të tyre, por kësaj radhe koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt.

Biletat për “Arena One at AMC” do të kushtojnë nga 40 deri në 75 dollarë, më lirë se koncertet tradicionale, ku çmimet shpesh kalojnë 140 dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Bonnie Tyler dërgohet me urgjencë në spital për operacion

Published

on

Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.

Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.

Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.

Continue Reading

Magazinë

Ted Turner, themeluesi i CNN-it, ka vdekur në moshën 87-vjeçare

Published

on

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.

Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.

Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Mira Murati në Met Gala në New York

Published

on

Mira Murati, shqiptarja nga Vlora e njohur në botën e teknologjisë, ka marrë pjesë në eventin më prestigjioz të modës, Met Gala, të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Ajo u shfaq me një fustan të zi me detaje në ngjyrë ari, në përputhje me temën e këtij viti “Costume Art”.

Në vitin 2024, Murati u largua nga pozita e drejtoreshës së teknologjisë në OpenAI për të themeluar startup-in e saj “Thinking Machines Lab”.

Edhe pse ende nuk ka të njëjtin nivel njohjeje si disa prej figurave më të mëdha të Silicon Valley, ajo konsiderohet një nga sipërmarrëset më të ndjekura në këtë industri dhe është e vetmja shqiptare e pranishme në këtë event të madh.

Continue Reading

Të kërkuara