Kulturë

Neil Young i kërkon Spotify të heqë muzikën e tij për shkak të “dezinformatave rreth vaksinave” nga platforma

Këtë e bëri përmes një letre të hapur.

Published

on

Neil Young ka kërcënuar se do të heqë këngët e tij nga Spotify për shkak të “informacioneve të rreme për vaksinat” të Joe Rogan

Këngëtari ka ndarë një mesazh duke kërkuar që muzika e tij të hiqet nga Spotify, duke përmendur partneritetin e platformës me Joe Rogan dhe duke akuzuar podcast-in e Rogan “The Joe Rogan Experience” për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat.

Young postoi një letër të hapur në faqen e tij zyrtare të hënën në mbrëmje, edhe pse ajo është fshirë që atëherë. Ajo i’u drejtohej ekipit të tij menaxhues.

“Ju lutemi njoftoni menjëherë Spotify se unë do të anuloj në mënyrë aktive të gjithë disponueshmërinë e muzikës sime në Spotify sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në letër. “Po e bëj këtë sepse Spotify po përhap informacione të rreme rreth vaksinave – duke shkaktuar potencialisht vdekje për ata që besojnë se dezinformatat që përhapen prej tyre”.

“Ju lutemi veproni për këtë menjëherë sot dhe më mbani të informuar për orarin”, vijon deklarata. “Dëshiroj që ju të njoftoni Spotify menjëherë sot se dua që e gjithë muzika ime të largohet nga platforma e tyre. Ata mund të kenë Rogan ose Young. Jo të dy”.

Disa zyrtarë të shëndetit publik i kanë kërkuar gjithashtu Spotify që të ndërmarrë veprime kundër Rogan, duke akuzuar podcastin shumë të popullarizuar “The Joe Rogan Experience” për posedim të një “historie në lidhje me transmetimin e dezinformatave, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19”.

“The Joe Rogan Experience” është aktualisht podkasti më i dëgjuar në shërbimin e transmetimit audio. Rogan nënshkroi një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh në maj të vitit 2000, duke i dhënë Spotify të drejtat ekskluzive të shpërndarjes së podcast-it të tij./UBTNews/

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara