Lajmet

Në ushtri mbi 11% janë gra

Seminari ka zhvilluar punimet që nga dita e shtunë, ku krerë të shtetit kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Published

on

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka vazhduar punimet në ditën e tretë me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

Irfete Spahiu, me gradën gjernal-major në FSK tha se kjo forcë është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s. Sipas saj, roli i grave në luftë dhe në paqe është i patjetërsueshëm, duke shtuar se në FSK janë mbi 11% gra ushtare.

“Është e trishtueshme që shumica e lufta shkaktohen nga burrat, por peshën më të madhe e bëjnë gratë. Gratë u lan pas për t’u përkujdesur për fëmije, për punët e shtëpie. Gratë dhunoheshin, vriteshi si fushatë e spastrimit etnik. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës. FSK është forcë e ndërtuar sipas standardeve me NATO-n. 11.3% gra në FSK janë tash, mund të mos jetë numri i madh por të gjitha kanë kaluare procesin si kolegët e tyre meshkuj. Gratë kanë qenë pjesë edhe e çlirimit dhe kjo ka ndihmuar edhe në themelimin FSK. Gratë janë pjesë kritike e shoqërisë, prandaj edhe duhet të jenë pjesë kritike e proceseve paqeruajtëse. Vajzat dhe gratë në FSK kanë trajtim të barabartë me kolegët e tyre. FSK edhe është zgjedhur institucioni më i besueshëm në Kosovë. Kontributi i grave nuk është kuota, por vlerë e shtuar”, deklaroi ajo.

Seminari ka zhvilluar punimet që nga dita e shtunë, ku krerë të shtetit kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara