Lajmet nga UBT
Në UBT u promovua libri i profesorit, gazetarit dhe publicistit Musa Sabedini, me titullin “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”
Published
1 year agoon
By
UBTnewsNë prani të rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorëve dhe studentëve të UBT-së, si dhe pjesëmarrësve të tjerë, është mbajtur promovimi i librit të profesorit të UBT-së, gazetarit dhe publicistit Musa Sabedini.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka përgëzuar profesorin Musa Sabedini për punën e tij duke u shprehur se promovimi i këtij libri është një lajm shumë i mirë, duke shtuar se është për tu befasuar se deri tani ka munguar një libër i tillë në Kosovë.
“Gazetaria ka ende shumë hapësirë për përmirësim, sidomos në aspektin e literaturës dhe mbulimit të tematikave të rëndësishme për arritjen e kompetencave të nevojshme. Publikimi i një libri mbi etikën gazetareske është një lajm pozitiv, pasi është hera e parë që kemi një vepër të tillë deri në vitin 2025. Është interesante që kemi pritur kaq gjatë për një libër mbi etikën në këtë fushë. Etika ka fituar një rëndësi të madhe në akademi gjatë 20 viteve të fundit dhe mbetet një komponent kyç. Mendoj se ky botim do t’u ofrojë lexuesve një mundësi për të reflektuar dhe do të kontribuojë në rritjen e vlerës së gazetarisë”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Recensenti i librit, profesori Safet Zejnullahu, ka thënë se ky është një libër voluminoz, duke shtuar se promovimi i këtij libri vjen në një kohë kur gazetaria është e rrezikuar nga gazetaria jo profesionale.
“Është një punë voluminoze, që do të kërkonte një ekip të tërë për të mbledhur gjithë atë material, autorë të huaj dhe shembuj, pa një periudhë dy-tre vjeçare hulumtimi të vazhdueshëm. Profesori ka bërë pikërisht këtë. Siç thotë dhe kolegu Musa, ‘etika është mburoja e gazetarisë profesionale’, ndërsa unë do ta quaja ‘saç mbi kokë’; po nuk punove mirë, të djeg. Besoj se ky ‘saç’ ka qëndruar mbi kokën e profesorit edhe gjatë shkrimit të librit, duke përzgjedhur me kujdes shembujt, autorët dhe literaturën. Rezultati është një libër voluminoz, një sfidë për studentët tanë të rinj që kanë humbur kulturën e leximit. Në kohën e internetit, gazetaria është më e rrezikuar se kurrë, dhe etika është ndoshta më e rrezikuara brenda saj. Libri i profesorit dhe ligjëratat tona nuk mund të shpëtojnë gazetarinë, por mund të na mësojnë si të mbrohemi nga shkeljet, sidomos ato etike”, tha Zejnullahu.

Ndërsa, profesori dhe publicisti, Musa Sabedini, është shprehur se i janë dashur 15 vite punë, deri në promovimin e këtij libri, duke shtuar më tutje se ky libër do jetë një udhërrëfyes për të gjithë ata që kanë dëshirë të bëjnë një gazetari profesionale.
“Ky libër nuk është rezultat i punës së sotme apo të një, dy, apo tre viteve; libri përfaqëson një rrugëtim timin 15-vjeçar. Etikën e kam dashur gjithmonë, dhe në gazetari, etika është disiplina e verifikimit. Nëse një media, gazetar, apo studiues nuk respekton etikën e verifikimit, ai gjithmonë do të ketë probleme me etikën. Gazetaria jonë shpesh është e stërkeqe, jo e saktë, jo precize, me mangësi. Jam shumë i lumtur nëse ky libër shihet seriozisht nga studentët, lexohet me vëmendje dhe kompetencë. Ai përmban rreth 700 referenca, citime dhe linqe. Ky libër do të jetë një udhërrëfyes për këdo që dëshiron të shkruajë me etikë dhe disiplinë, dhe të largohet nga gazetaria e keqe, gazetaria e showbizit”, u shpreh autori Sabedini.

Në përmbyllje, autori shpreh se ky libër nuk do jetë i fundit, por që vepra e tij e ardhshme do të fokusohet në gazetarinë hulumtuese, fushë ku profesori i UBT-së, Musa Sabedini, është veçanërisht i njohur./UBTNews/

You may like
-
Musa Sabedini: Gazetaria hulumtuese mbetet një nga shtyllat kryesore të profesionit të gazetarit
-
Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim
-
Doli nga shtypi libri i profesorit Musa Sabedini, “Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale”
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Lajmet nga UBT
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Published
4 hours agoon
March 31, 2026By
ubtnews
Me sukses është përmbyllur punëtoria “Clinical Psychology in Practice: Paraphilic Disorders, Case Formulation, and Pathways in Psychological Science”, një aktivitet profesional me studentët e nivelit master në UBT, që solli në fokus qasjen praktike të psikologjisë klinike dhe zhvillimin e karrierës në këtë fushë.

Punëtoria u udhëhoq nga alumni i Fakultetit të Psikologjisë në UBT, Olti Gjonbalaj, i cili ndau me studentët dhe pjesëmarrësit përvojën e tij akademike dhe profesionale, duke trajtuar tema të rëndësishme si çrregullimet parafilike, formulimi i rasteve dhe rrugët profesionale në shkencën psikologjike.
Punëtoria u pasurua edhe nga kontributi i folësve të ftuar ndërkombëtarë, të cilët sollën perspektiva të ndryshme nga fusha të specializuara të psikologjisë:
- Jaidaa Amin – Counseling Psychologist
- Aya Elsherif – Clinical Psychologist
- Lucine Ahyi – Neuropsychologist
- Ayah Fahmy – Neuromarketing
Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime interaktive, të analizojnë raste praktike dhe të eksplorojnë mundësi të ndryshme të zhvillimit profesional në psikologji, duke përfituar njohuri të vlefshme nga ekspertë të fushës.
Kjo punëtori dëshmon edhe një herë rëndësinë e rolit të alumni-ve të UBT-së në fuqizimin e brezave të rinj, duke krijuar ura lidhëse mes studimeve akademike dhe praktikës profesionale.


Lajmet
Rektori Edmond Hajrizi dekorohet me Medaljen Presidenciale
Published
19 hours agoon
March 30, 2026By
ubtnews
Në ceremoninë solemne të ndarjes së dekoratave, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe Rektor i UBT-së, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në inovacion, ndërmarrësi dhe zhvillim.
Në fjalën e saj, Presidentja Vjosa Osmani theksoi se individët që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës përbëjnë shtyllat kryesore të zhvillimit të vendit.
“Atdheu nuk është vetëm vendi ku lindim, por një thirrje që na ndjek gjatë gjithë jetës. Republika e Kosovës është rrjedhë e përpjekjeve të brezave për ta mbajtur gjallë dhe për ta bërë atë më të fortë”, u shpreh ajo.
Rektori Hajrizi, ndër vite, ka kontribuar në ndërtimin e ekosistemit të inovacionit, ndërmarrësisë, edukimit dhe shkencës në Kosovë, duke e vendosur Kosovën në nivele të larta në Evropë dhe në botë.



Lajmet
Studimet në Media dhe Komunikim: Karrierë profesionale dhe mbështetje financiare në UBT
Published
6 days agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Zhvillimi i shpejtë i industrisë së medias dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut në Kosovë kanë rritur nevojën për profesionalizëm në fushën e komunikimit dhe multimedias.
Programi Media dhe Komunikim në UBT është ndërtuar si një mundësi e mirë që bashkon mësimet teorike me punën praktike, duke u ofruar studentëve aftësitë e duhura për të punuar në fusha të ndryshme pas diplomimit.
Ky program trevjeçar është i fokusuar në këto pika kryesore: zhvillimin e aftësive për intervistim dhe shkrim mediatik, njohuritë mbi funksionimin e gazetarisë moderne, si dhe zbatimin e etikës profesionale në gazetari.
Programi është i krahasueshëm me planet mësimore të universiteteve të njohura në Prishtinë, Tiranë, Zagreb dhe Paris, duke garantuar kështu një nivel cilësor të edukimit.
Një lehtësim i rëndësishëm për studentët e rinj është se kushdo që regjistrohet në këtë drejtim përfiton bursë prej 20% për të tri vitet e studimit, gjë që ndihmon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e studimeve të tyre.
Përmes detyrave individuale dhe projekteve në grup, studentët mësojnë si të punojnë në mjedise të ndryshme, si të krijojnë strategji për marketingun digjital dhe si të nisin bizneset e tyre mbi baza të shëndosha profesionale.
Ky drejtim synon të plotësojë mungesën e gazetarëve dhe ekspertëve të komunikimit në vend, duke u dhënë mundësi studentëve që gjithçka që mësojnë në ligjërata ta ushtrojnë përmes praktikës në institucione shtetërore, publike dhe private
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
