Botë

Në Turqi protestohet kundër përpjekjes për të mbyllur grupin që bën fushata anti-femicid

Qindra protestues u mblodhën me pankarta të ndryshme para gjykatës kryesore të Stambollit.

Published

on

Qindra gra kanë protestuar para një gjykate të Stambollit të mërkurën përpara seancës dëgjimore për mbylljen e një grupi të njohur të fushatës kundër femicideve (vrasjes së qëllimshme të grave apo vajzave për shkak se janë femra).

Duke valëvitur pankarta me sllogane të tilla si “Nuk do të ecësh kurrë vetëm” dhe “Ne do të ndalojmë vrasjet e grave”, protestuesit u mblodhën jashtë gjykatës kryesore të Stambollit për të demonstruar kundër një rasti për mbylljen e ‘We Will Stop Femicide Platform’, një nga organizatat kryesore feministe të Turqisë.

Një prokuror i Stambollit kishte ngritur një padi në prill, duke akuzuar grupin për “veprimtari kundër ligjit dhe moralit”.

‘We Will Stop Femicide Platform’ bën fushata kundër vrasjes dhe abuzimit të grave në shtetin kryesisht mysliman, por zyrtarisht laik.

Përfaqësuesja e grupit, Nursen Inal, e kritikoi gjyqin si të motivuar politikisht.

Shoqata ishte një kritike e zëshme e vendimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan vitin e kaluar për të tërhequr Turqinë nga Konventa e Stambollit, e cila u kërkon vendeve të vendosin ligje që synojnë parandalimin dhe ndjekjen penale të dhunës ndaj grave.

Konservatorët socialë në Turqi pretendojnë se konventa promovon homoseksualitetin dhe kërcënon vlerat tradicionale të familjes.

‘We Will Stop Femicide Platform’ ka organizuar mitingje të mëdha në mbështetje të konventës.

Grupi thotë se 160 gra u vranë në Turqi këtë vit, shumë prej vrasjeve të kryera nga anëtarët e familjes, dhe ky numër ishte 423 vitin e kaluar.

“Ne jemi nën presionin e qeverisë sepse ne publikojmë emër për emër vrasjen e çdo gruaje”, tha Inal.

“Kjo bie ndesh me tezën e qeverisë që thotë se vrasja e grave është në rënie”./UBTNews/

Lajmet

Tragjedi në Marok: Shemben ndërtesat, vdesin 19 persona

Published

on

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë lënduar pasi dy ndërtesa u shembën në Fez, një nga qytetet më të vjetra të Marokut, raportuan mediat shtetërore të lajmeve.

Ata gjithashtu kanë thënë se blloqet kishin treguar shenja neglizhence për njëfarë kohe.

Autoritetet lokale në prefekturën e Fezit raportuan se dy ndërtesa katërkatëshe ngjitur ishin shembur gjatë natës, tha agjencia shtetërore e lajmeve, raporton Reuters.

Fez, është një ish-kryeqytet që daton që nga shekulli i tetë dhe qyteti i tretë më i populluar i vendit, u përfshi në një valë protestash dy muaj më parë kundër qeverisë për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident në Ukrainë

Published

on

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një aksident tragjik në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo.

“Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit”, thuhej më tej.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e anëtarit të Forcave tona të Armatosura, i cili fatkeqësisht humbi jetën sot”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë.

“Shërbimi dhe flijimi e tij nuk do të harrohen kurrë”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë më herët se në Ukrainë ndodhet një “numër i vogël” trupash britanike për t’i mbështetur forcat ukrainase.

Një ish-ushtar britanik që po shërbente vullnetarisht në ushtrinë ukrainase u vra larg vijës së frontit në vitin 2023./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

Published

on

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka  thënë se mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës por duhet të përmbushen dy kushte; duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve.

Nëse plotësohen këto kushte, ai tha se mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit.

SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelensky u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.

Trump bashkohet me kritikën e Rusisë

Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.

“Ky vend po arrin në një pikë, që nuk është më demokraci. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post”, ka thënë Trump.

Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës  edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime./S.K/EO/DW

Continue Reading

Lajmet

Dhjetëra të lënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë

Published

on

Të paktën 30 persona u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë verilindore të hënën në mbrëmje, duke detyruar mijëra njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Ai shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat tani janë hequr, ndërsa u panë valë prej 70 cm.

Disa shërbime hekurudhore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një dridhje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim – duke i kërkuar publikut të qëndrojë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë, sipas raporteve të mediave lokale./S/K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara