Lajmet

Në shënim të Ditës së personave të pagjetur, kërkohet zbardhja e fatit të mbi 1600 të pagjeturve

Bajram Çerkini u bëri thirrje autoriteteve të jenë më aktiv për zbardhjen e fatit të mbi 1600 të pagjeturve.

Published

on

Në shënim të 27 Prillit – Ditës së personave të pagjetur të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë bërë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve.

Ata kanë vendosur kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur u ka bërë thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare që të jenë më aktiv për zbardhjen e fatit të mbi 1600 të pagjeturve.

“Është mirë që pas 23 vjetësh nuk po harrohen edhe 1 mijë e 612 vetë të cilët i kemi ende të pagjetur, nuk po harrohen edhe familjet që janë gjithmonë duke vajtuar dhe kërkuar më të dashurit e tyre. Nuk po harrohen edhe ata që po na thërrasin ‘o ejani e merrna’, e ne jemi ata që nuk po dimë ku janë. Pra, një apel, një kërkesë që e kemi pasur tash një vit me ndal një dritë tre minuta, sot iu kërkoj të gjithë atyre që kur të ulen për të ngrënë bukë, të mendojnë një sekondë për familjarët të cilët e kanë zemrën të pashëruar dhe shpirtin t’u iu vajtuar e me lot me gjak. I kisha lutur të kërkojnë me lutjen ‘o Zot ndihmoju këtyre njerëzve’ dhe ‘bëhuni pak më të vetëdijshme autoritet vendore dhe ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të pagjetur’”, theksoi ai.

Çerkini pati kritika edhe ndaj ndërkombëtareve, për të cilët theksoi se për 20 vjet nuk e kanë zgjidhur problemin e të pagjeturve.

“I vetmi shans na ka mbetur se mediat mund të na ndihmojnë. Unë jam duke folur edhe me ndërkombëtar edhe me vendorë, Brukseli s’do të mundet me na zgjidh problemin. Janë duke e zvarrit problemin me Serbinë, për shkak se nuk ka shanse me këtë taktikë qe 20 vjet Brukseli duke thënë… merre me mend për disa letra ngjitëse nuk po munden me marr një vendim kështu duhet me hyrë veturat ashtu siç po ndodhë edhe në tjera vende. Por, këto janë për me na mbajt peng neve familjarëve të pagjetur”, tha ai.

Në shënim të Ditë së Personave të pagjetur të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, sot bëjnë homazhe edhe në kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara