Sport

Në pritje te mbledhjes së nesërme, dalin detaje mbi formatin e ri të Ligës së Kampionëve

Duke filluar nga viti 2024, formati i ri do të shkojë nga 32 në 36 ekipe.

Published

on

Ndryshimet në Ligën e Kampionëve pritet të marrin formë së shpejti. Në pritje të vendimeve zyrtare, nga faqet e gazetës “The Times” arrijnë disa të reja për vendimet e marra në funksion të Komitetit Ekzekutiv dhe Kongresit vjetor të UEFA-s.

Duke filluar nga viti 2024, formati i ri do të shkojë nga 32 në 36 ekipe dhe do të ketë tetë ndeshje në fazën e grupeve në vend të gjashtë sa janë tani. Dy nga katër vendet shtesë do t’u jepen vendeve që kanë arritur rezultatet më të mira në kupa në sezonin e paraprak.

Sipas asaj që rezulton nga kjo hipotezë, ideja është që të shpërblehen klubet me renditjen më të mirë historike të mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.

Vendimet sipas këtij raporti u arritën përmes një kompromisi mes klubeve dhe me idenë për t’u larguar sa më shumë nga formati i Superligës së Evropës.

Sipas “Times”, dy nga katër skuadrat shtesë që do të marrin pjesë në formatin e ri të Championsit do të zgjidhen sipas një kriteri ekskluzivisht “meritokratik”. Në mënyrë të detajuar, do të përdoret një formulë për të llogaritur se cili vend ka marrë rezultatet më të mira në kompeticionet evropiane, pikët totale pjesëtuar me numrin e ekipeve në garat evropiane. 

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara