Lajmet

Në Makoc rrënohet një vilë

Published

on

Në zonën kadastrale në Makoc është rrënuar një vilë e ndërtuar pa leje. Komuna e Prishtinës njofton se pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar me ndërtim pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.

“Tek të gjitha rastet ku veprohet kësisoj, rrënimi do të jetë i pashmangshëm!”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Vendimet e inspektorëve duhet të respektohen! Drejtoria e Inspekcionit, përveç mbikëqyrjes së zbatimit të masave për…

Posted by Komuna e Prishtinës on Friday, November 20, 2020

Kujtesë

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 22 mars, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

By

22 mars 1993

Lajmet kryesore:

Urim i dr.Ibrahim Rugovës për Ditën e Bajramit;

Kryetari Rugova bisedoi me delegacionin e PDP-së;

SHBA- të do të nisin me shpërndarjen e 6,5 milionë dollarë ndihma Kosovës;

Edhe një Rezolutë për Kosovën;

Dr.Shaqir Shaqiri – kryetar i Komitetit Olimpik të Republikës së Kosovës;

Kush po përgatit emigrimin masiv të mjekëve në Libi?;

Kumtesë e asociacioneve të Mjekësisë së Kosovës;

Reduktim i shëndetësisë në Kosovë;

Koncert për ta ndihmuar Kosovën;

Në Liezh u formua klubi “Faik Konica”;

Jusuf Zejnullahu u kthye në Kosovë;

Të dhëna të reja për bastisjet e familjeve Ilazi nga Torina e Lipjanit;

Të rinjtë shqiptarë dërgohen me dhunë në shërbim ushtarak;

Dyshim për helmimin e një burimi të ujit në Kçiç të Madh;

NATO-ja do ta ndihmojë ushtarakisht Shqipërinë.

 

 

Edhe një përpjekje për të mbyllur gjimnazin “Sami Frashëri”

 Autoritet serbe bënë edhe një përpjekje për të mbyllur gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës, i cili veprimtarinë mësimore e organizon në shtëpinë e Agim Aliut. Pasi është kërcënuar disa herë familja Aliu, “punëtorët” e “Elektrokosovës” sollën faturën për “punën e shkollës private” në një shumë rreth 4 mijë marka gjermane. Policët dhe “punëtorët” të premtën e kaluar kontrolluan lokalin, ku nxënësit po mbanin mësim.

 

 

22 mars 1994

 

Lajmet kryesore:

 Kryetari Rugova priti delegacionin e SHF “Pandeli Sotiri” të Obiliqit;

Konferencë e kryeministrit të Republikës së Kosovës dr.Bujar Bukoshi në OKB;

Dr.Bujar Bukoshi u takua me ambasadorin Marero në OKB;

Të shtëna të policisë gjatë një ekspedite në fshatin Mirofc të Podujevës;

Ish-eprorët ushtarakë shqiptarë torturohen në Burgun e Mitrovicës;

Represioni i policisë serbe në Kosovë;

Dy të rinjve nga Mitrovica iu vazhdua paraburgimi edhe për një muaj;

Bashkim Ismaili nga Millosheva u dërgua në burgun e Nishit;

Komunikatë për shtyp e Komitetit të Helsinkit për Norvegji;

Jehona e protestës së shqiptarëve në Bruksel në mediumet belge;

Amerikanët po ndërtojnë baza në Shqipëri.

 

 

Keqtrajtohen të burgosurit shqiptarë në Dubravë të Istogut

Eprorët serbë dhe disa të burgosur shqiptarë në Burgun e Dubravës në Istog po keqtrajtojnë në çdo rast të burgosurit e shumtë shqiptarë.

Disa persona që i kanë të afërmit e tyre në këtë burg dhe dëshmitarë të tjerë i thanë QIK-ut se ndaj të burgosurve po sillen keq sidomos dy komandirë serbë: njëri është Dragan Millunoviq, ndërsa tjetri quhet Lubisha.

Vetëm në javët e fundit këta komandirë kanë rrahur Nazmi Bajramin, Deli Haxhosajn, Xhafer Zenën e të tjerë.

Janë keqtrajtuar dhe ndëshkuar në mënyra të ndryshme të burgosurit që kanë reaguar ndaj plaçkitjes së ushqimit në restorantin e burgut. Thuhet se eprorët serbë, duke e plaçkitur ushqimin, kanë ndikuar që të burgosurit të ushqehen shumë dobët.

Të burgosurit që kanë reaguar ndaj këtyre veprimeve janë ndëshkuar. Për këtë shkak Xhevat Makolli është ndëshkuar me 15 ditë vetmi.

Në mesin e atyre që sillen shumë keq dhe që ndikojnë që t’u rëndohet jeta të burgosurve shqiptarë, përmendet edhe Abdyl Ndrecaj, i dënuar për shkak të një vrasjeje.

 

 

22 mars 1995

Kryetari Rugova priti të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Italisë në Beograd;

Kryetari Rugova fton shqiptarët që të marrin pjesë masovisht në tubimet në Evropë, SHBA e Australi;

Presidenti Berisha amnistoi 40 të dënuar;

Alfred Serreçi përkrahu paktin për stabilitet në Evropë;

Përfundoi stërvitja ushtarake shqiptaro-amerikane;

Ministri hungarez i Mbrojtjes në Tiranë;

Në Bari të Italisë seminar kushtuar çështjeve sociale;

Sigurimi serb mori në pyetje anëtarin e Kryesisë së LDK-së Naip Zekën;

Policia arrestoi Dekanin e Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik të Mitrovicës;

Represion i shtuar i policisë serbe në lagjen Kodra e Trimave me rrethinë;

Thirrje për stërvitje ushtarake në Obiliq;

Java evropiane e aksionit kundër racizmit;

Seminar ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Bruksel;

Në kufirin hungarezo – sllovak vdiq Shemsi Topalli;

Nevzat Halilit i vazhdohet paraburgimi;

Persona të maskuar me uniformë ushtarake plaçkitën familjen Maloku në Ferizaj;

Dhuna e përditshme në Kosovë;

Arkani në krye të listës së kriminelëve të kërkuar nga Interpoli;

AT “Korabi” nga Vushtrria mashtroi 600 persona duke u premtuar punë në Libi;

Beogradi në letrën dërguar Galit mohon ekzistimin e çështjes shqiptare;

Administrata serbe e Prishtinës nxori vendimin për pagimin e taksës për ujë prej 300 dinarësh;

Serbët e pranojnë se ndërtimtaria në Kosovë është buzë shkatërrimit;

Raporti i qeverisë serbe për arrestimet dhe dënimet e shqiptarëve ;

Në secilin konflikt mes serbëve pësojnë shqiptarët;

Serbët në Maqedoni kërkojnë ushtrinë ruse.

 

 

Zvogëlim i numrit të nxënësve në Kosovë

Edukimi dhe arsimi fillor brenda këtyre 4 vjetëve shkollorë, karakterizohet me zvogëlimin e numrit të nxënësve, duke filluar prej klasës I e deri në klasën VIII. Mirëpo, krahasuar me vitin shkollor 1993-1994 numri i nxënësve në edukmin dhe arsimin fillor është shtuar për 158 nxënës. Në vitin shkollor 1988-1989 në edukimin dhe arsimin fillor ishin të përfshirë 305.439 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 1994-1995 janë regjistruar gjithsej 273.187 nxënës ose 32.252 nxënës më pak.

Në vitin shkollor 1988-1989 ka qenë numri rekord i nxënësve shqiptarë të përfshirë në edukimin dhe arsimin fillor. Prej këtij viti shkollor mes tendenca e rënies së numrit të nxënësve për të arritur shkallën më të ulët të përfshirjes së nxënësve në vitin shkollor 1993-1994, njofton sot “Bujku”.

 

 

22 mars 1997

 

Plagosja e pasqaruar e një polici, pretekst për fushatë represioni në Podujevë

Mbrëmë, rreth orës 20 në një lokal tombolle në udhëkryqin që shpie nga Podujeva në drejtim të Kërpimehut është plagosur me armë zjarri një pjesëtar i policisë serbe.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së njofton se gjysmë ore pas të shtënave me armë, forcat e policisë e kanë bllokuar atë pjesë e qytetit. Është kontrolluar lokali, kalimtarët e rastit dhe veturat, ndërsa janë keqtrajtuar rëndë Muhamet Bllaca, pronar i lokalit “Bingo”, djali i tij Albani, Dardan Gërguri e Hamdi Lushaku.

U keqtrajtuan edhe Hamdi Rexhepi e i biri Bekimi, kryetar i Nëndegës së dytë të FR të LDK-së. Në shtëpinë e Hamdiut hynë 11 policë serbë dhe pasi e kontrolluan shtëpinë, i keqtrajtuan në prani të anëtarëve të familjes babë e bir dhe pastaj i dërguan në stacionin e policisë, ku janë mbajtur deri në orën O1 pas mesnate.

Dëshmitarët nga Podujeva thonë se gjatë natës ka pasur lëvizje të forcave serbe nëpër qytet. Sot më 22 mars, në orët e mëngjesit, u morën në polici në bisedë informative punëtorët e lokalit të tombollës Hamdi Lushaku, Muzafer Lushaku, Bujar Lushaku, Isak Mehmeti nga Podujeva dhe Burbuqe e Shkurte Musliu nga Prishtina.

Thuhet se te postblloku i policisë afër motelit “Besiana” në Podujevë janë ndaluar dhe keqtrajtuar disa kalimtarë të rastit.

Policia serbe ka maltretuar në kuadër të kësaj fushate të gjerë represive edhe Shaban Mehmetin me familje, Nuhi Ymerin, Isa Ymerin e Beshir Begollin.

Për plagosjen e një polici serb njoftojnë edhe radiostacionet serbe. Në emisionin e Radio Prishtinës thuhet se mbrëmë pas orës 20:00 një person i panjohur plagos me armë zjarri policin serb Branislav Milovanoviq. Duke iu referuar burimeve të policisë serbe në njoftim thuhej se në policin Milovanoviq ishin shkrepur pesë plumba nga revolveri 3,57 magnum derisa ai po qëndronte i ulur në një restorant.

Milovanoviqi u dërgua në klinikën e spitalit të Prishtinës me plagë të rënda në stomak, thuhej në njoftim.

Burimet e LDK-së në Podujevë thonë se gjendja në qytet e rrethinë është e rëndë dhe e tensionuar për shkak të kësaj fushate të represionit serb. Vetëm gjatë dy muajëve të parë të këtij viti 3 të rinj të kësaj komune u vranë ose u mbytën nga policia serbe. Ka drojë se për shkak të krizës në Shqipëri, regjimi serb mund të inicojë fushata të gjera represioni me qëllim të provokimit të konfrontimeve.

 

U ngrit aktpadia kundër 18 shqiptarëve

Gjykata serbe e qarkut në Prishtinë, të cilën e prezenton zëvendësprokurori i qarkut Jovica Jovanoviq, ka ngritur aktpadinë kundër 18 anëtarëve, siç thuhet, të ‘organizatës armiqësore ilegale shqiptare’ të cilën kjo prokurori e pagëzon me “Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”, e cila ngarkohet për “vepër armiqësore kundër shkatërrimit të Serbisë dhe Jugosllavisë”, por edhe për, siç thuhet për “veprimtari terroriste”.

Aktpadia është ngritur kundër këtyre të paraburgosurve: Avni Klinaku, Mujë Prokupni, Liburn Aliu, Dylber Beka, Gani Baliu, Nebih Tahiri, Shaban Beka, Hajzer Bejtullahu, Enver Dugolli, Emin Salihu, Shukrie Rexha, Naser Tahiri, Dulah Salihu, Ragip Berisha, Burhan Hasani e Majlindë Sinani dhe kundër Agim Kuletës e Fatmir Humollit, të cilët gjendet në arrati.

Në një njoftim të botuar sot në gazetën serbe “Dnevni telegraf” theksohet se organet e instaluara serbe në Kosovë së shpejti do të ngrisin aktapadi edhe kundër 20 anëtarëve të tjerë të, siç thuhet, Organizatës terroriste “Ushtria për Çlirimin e Kosovës” të cilët po ashtu gjenden në paraburgim.

I njëjti burim konstatonte se kinse udhëheqja e kësaj organizate ilegale, e udhëhequr nga Avni Klinaku, paska formuar në Prishtinë njësinë guerile terroriste të ashtuquajtur “Njësia guerile e Prishtinës – Rexhep Mala”, të cilën e përbëjnë pesë njerëz: Liburn Aliu, Agron Rrahmani, Dilber Beka, Agim Kuleta e Njazi Gashi. Në fund të këtij shkrimi thuhej se ata janë përpjekur t’i kryejnë dy aksione terroriste në Prishtinë, ndërsa aksionin e tretë të planifikuar as që e kanë filluar.

Megjithëse i cilëson të arrestuarit si pjesëtarë të grupeve terroriste, shtypi serb sjell si argment për këtë vetëm gjetjen e disa numrave të revistës “Çlirimi”, e cila shpërndahet ilegalisht në Kosovë.

Partitë politike dhe institucionet e Kosovës, si edhe shumë organizata joqeveritare të vendeve ët ndryshme, e kanë dënuar fushatën më të re të arrestimeve të dhjetëra të rinjëve shqiptarë në fillim të këtij viti, e cila nën pretekst të gjurmimit të anëtarëve të organizatave ilagele përgjegjëse për disa incidente të pasqaruara në Kosovë, shkaktoi katër shqiptarë të vrarë. Gjatë hetuesisë kundër të arrestuarëve janë përdorur torturat më të egra, duke shkaktuar vdekjen e Besnik Restelicës nga Podujeva dhe lëndimin e shumë të tjerëve. Torturimi është bërë me qëllim të nxjerrjes së deklaratave vetakuzuese nga të arrestuarit dhe të konstruktimit të një procesi të ri të montuar politik.

 

Lajmet e tjera:

Kryetari Rugova priti diplomatë amerikanë;

Kriza në Shqipëri nuk imponon ndërrime në lëvizjen në Kosovë;

“AP” për Kosovën në kontekst të gjendjes në Shqipëri;

Gazeta “The Christian Science Monitor” për Shqipërinë dhe Kosovën;

Bon: Shqipëria – nga subjekti politik ballkanik në objekt humanitar;

Qarqet serbe konstatojnë dobësimin e pozicionit të Kosovës pas anarkisë në Shqipëri;

Berisha u takua me ambasadorin e Gjermanisë;

Pjetër Arbnori priti ambasadoren e SHBA-ve;

Italia përgatit trupa për në Shqipëri;

Italia vendos të dërgojë ndihma humanitare në Shqipëri;

Tiranë: 40 fëmijë të plagosur nga lëndë djegëse e shpërthyese;

Saranda jashtë kontrollit të policisë;

Gjendje e tensionuar në Berat;

Fier: Përpjekje për stabilizimin e situatës;

Turqia do ta mbrojë me forcë integritetin territorial të Shqipërisë;

Përmirësim i gjendjes së nxënëseve të lënduara nga shpërthimi te FF;

Në Vushtrri mbahen takimet e poeteshave shqiptare.

 

 

 

22 mars 1999

Edicioni i orës 11:00:

 

Mbrëmë në Prishtinë u vranë katër policë serbë

 Prishtinë, 22 mars (QIK) – Mbrëmë rreth orës 18:00 në Prishtinë, në rrugën Milladin Popoviq e cila shpie për në Gërmi, u vranë katër policë serbë, ndërsa një u plagos.

Siç njoftojnë mediat serbe janë vrarë këta policë: Vlladimir Jeftiq, Dejan Ivkoviq, Aleksandar Millojkoviq dhe Milovoje Niqiq.

Ndërsa lehtë është plagosur polici Nexhat Osmani.

Njoftohet se kundër një patrulle të policisë është hapur zjarr me armë automatike nga një veturë.

Policia serbe mbrëmë, pas kësaj ngjarjeje, bllokoi këtë pjesë të qytetit dhe keqtrajtoi fizikisht këndo që gjeti nëpër rrugë.

 

Lajmet e tjera:

Mbi 15 mijë të zhvendosur në fshatin Qirez – pa mbulojë, pa ushqim dhe pa ilaçe

Granatohen fshatrat Peçan e Sllapuzhan të Suharekës

Vazhdojnë të shtënat në fshatrat rrëzë Qyqavicës

Shkrehje armësh në Sllatinë dhe keqtrajtime të shumta në Fushë Kosovë

Në disa fshatra të Suharekës ndërpritet mësimi përkohësisht

 

Edicioni i orës 13:00:

NKMLDNJ në Skënderaj: Deri tash dihet për 16 të vrarë, dyshohet të jenë më shumë;

Vazhdojnë sulmet dhe djegiet e shtëpive në disa fshatra të Drenicës;

Të shtëna në fshatrat rrëzë Qyqavicës;

Rifilluan granatimet e disa fshatrave të komunës së Podujevës;

Të shtëna dhe djegie shtëpishë në Malishevë;

Forca të reja policore serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;

Policët serbë keqtrajtuan dy punëtorë të Presidencës së Kosovës;

Persona të panjohur vranë Islam Gashin në Prishtinë;

Vushtrri: Tre persona të maskuar shtinë me armë në shtëpinë e Bedri Kostanicës;

Deçan: Fushatë e egër kundër popullatës shqiptare në Strellc të Poshtëm dhe në Isniq;

Janë përshpejtuar përgatitjet për sulmet ajrore të NATO-s mbi objektivat ushtarake në Serbi;

UNHCR do të vazhdojë me aktivitete në Kosovë;

Kuvendi i Serbisë nesër debaton për raportin e delegacionit serb në Rambuje e Paris;

V.Drashkoviq: Serbët në një luftë të pabarabartë me NATO-n do ta humbasin Kosovën.

 

 

Edicioni i orës 13:30:

Suharekë: Gjatë natës u granatuan fshatrat: Studençan, Peqan e Sllapuzhan;

Podujevë: Granata qëlloi dy shtëpi në Sfeçël;

Forcat serbe plaçkisin shtëpitë në disa fshatra të Hanit të Elezit;

Prishtinë: Ndërpritet mësimi në shkollat fillore e të mesme të komunës, deri me 31 mars;

Vazhdon fushata kundër gazetave shqipe;

Shaban Zeqiri vdiq në spitalin e Prishtinës;

KQS i LDK-së bën apel për strehimin e të ikurve nga lufta;

Hollbruk pritet të takohet sot me Millosheviqin;

Hill, Petriç e Majorski shkojnë sot në Beograd;

Petriç: “Nënshkrimi i marrëveshjes – e vetmja dalje nga kriza”;

Shrëder: “Vetëm Millosheviqi mund ta ndalë luftën”;

Kuk: “Kërcënimi NATO-s është i njëmendët”.

 

Edicioni i orës 14:30:

Në Paris u botua një libër për Ibrahim Rugovën;

Edita Tahiri: NATO duhet të veprojë tash;

KMDLNJ: Një i vrarë në Tërstenik të Gllogocit;

Në Reshtan të Suharekës është djegur shtëpia ku ishte i vendosur Misioni i OSBE-së;

Detonime të fuqishme në Rahovec;

Policia arrestoi një shqiptar nga Lugu i Baranit;

SHHB “Nëna Tereze” bën apel për strehimin e të ikurve;

Kaçanik: Policia serbe konfiskoi një sasi ndihmash të SHHB “Nëna Tereze”.

 

Edicioni i orës 15:00:

Në Kosovë mësimi në të gjitha nivelet ndërpritet deri më 31 mars;

Në Kabash të Prizrenit u gjet edhe i vrari i tretë të shtunën e kaluar

Vazhdojnë sulmet kundër fshatrave të Llapit.

Continue Reading

Opinione

Uji dhe Gjinia” – Shtytës i Zhvillimit të Qëndrueshëm

Published

on

By

Shkruan: Prof. Dr. sc. Hazir S. Çadraku

“Dita Botërore e Ujit” shënohet në nivel global çdo 22 mars, tani e 33 vjet, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Në Republikën e Kosovës, Dita Botërore e Ujit ka filluar të shënohet pas vitit 1999.

Uji si një nga komponentët kyçë të mjedisit dhe një nga burimet jetike për njeriun dhe biodiversitetin në përgjithësi, kërkon një sjellje miqësore nga njeriu, sot dhe në të ardhmen dhe kjo në raport me ruajtjen, mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin racional të burimeve hidrike të bazuar në konceptin e menaxhimit të integruar.

Shtimi demografik, rritja e standardit jetësor, kërkesa për më shumë ujë si në cilësi po ashtu edhe në sasi, kërkesa  për më shumë njësi banesore, infrastrukturë përcjellëse (ujësjellës, rrjetë grumbullimi të ujërave të ndotura, trajtimit të tyre, rrugë për trafik/transport, etj.), ulja e nivelit të ujërave nëntokësore, shpërndarja e pabarabartë e burimeve hidrike në kohë dhe hapësirë, ndryshimet klimatike e faktorë të tjerë, janë bërë shkak i mungesës së ujit, përkeqësimit të cilësisë së tij, ndryshimit të regjimit, qasjes së pabarabartë në ujë dhe në përgjithësi në luhatjen e zhvillimit të qëndrueshëm si në nivel lokal, rajonal dhe global.

Për problemet e theksuara më lart, në vitin 1977, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të mbajtur në Rio de la Plata (Argjentinë) u formuluan rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasuritë ujore. Në vitin 1972 në Stokholm (Suedi) u mbajt Konferenca e parë për Mjedisin Njerëzor, ndërsa  20 vite më vonë, në vitin 1992 në Rio de Janeiro (Brazil) u mbajt Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Mjedis dhe Zhvillim, e njohur si “Samiti i Tokës”. Qëllimi këtyre konferencave ishte që, përmes një gjithëpërfshirjeje globale, të bëhen përpjekje për zbutjen e ndikimeve, qoftë nga veprimtaria antopogjene, qoftë ajo natyrore (ndryshimet klimatike) që po përjeton mjedisi/pasuritë natyrore.

Kështu, “Samiti i Tokës” kishte objektiv hartimin e një agjende dhe plani të gjerë për veprim në nivel ndërkombëtar lidhur me çështjet dhe problematikat mjedisore gjë e cila do të ndihmonte koordinimin, bashkëpunimin dhe tejkalimin e sfidave si dhe zhvillimin e politikave për shekullin 20. Një e arritur kryesore e këtij samiti ishte Agjenda 21, një program veprimi që thërret për strategji dhe investime për të ardhmen, për një zhvillim të qëndrueshëm në shekullin 21. Agjenda 21 thekson nevojën për metoda të reja në edukim, arsim, në mënyrën e sjelljes ndaj mjedisit, ruajtjen e pasurive natyrore, pjesëmarrjen në të gjitha zhvillimet që lidhen me mjedisin, me qëllim të arritjes së një zhvillimi socio-ekomomik të qëndrueshëm.

Nisur nga rëndësia që ka mjedisi dhe vet burimet hidrike (ujore), Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën e 22 shkurtit 1993, vendosi që 22 marsi të vendoset në kalendarin e festave mjedisore me emërtimin “Dita Botërore e Ujit”. Kështu, që nga viti 1993 për çdo vit anembanë globit shënohet 22 marsi si “Dita Botërore e Ujit”, e cila synon që të tërheqë vëmendjen mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasuritë ujore.

Ajo që e karakterizon shënimin e kësaj dite është tema e veçantë, e cila përcaktohet për çdo vit. Për shembull, në vitin 1995 u Dita Botërore e Ujit u shënua me temën “Gratë dhe Uji”,…, në vitin 2024 “Uji dhe fatkeqësitë”,…, në vitin 2024 “Shfrytëzimi i ujit për paqe,” në vitin 2025 “Ruajtja e akullnajave”, ndërsa për këtë vit është caktuar tema “Uji dhe gjinia”.

 

Historia

22 Marsi, si Dita Botërore e Ujit në nivel global shënohet tani e 33 vite më parë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Në Republikën e Kosovës, Dita Botërore e Ujit ka filluar të shënohet pas vitit 1999. Shënimi i kësaj dite në shkallë vendi, nga institucione publike administrative, institucione akademike/universitare, institucione të tjera edukativo-arsimore, shoqëria civile, etj., ka për qëllim dhe synon të përçojë porosi që lidhen me miradministrimin, menaxhimin, shfrytëzimin, barazinë, pjesëmarrjen, sjelljen, kulturën, ndërgjegjësimin, etj., që duhet ta kemi në raport me pasuritë natyrore e në veçanti me burimet hidrike.

Duke qenë se jeta, aktivitetet dhe veprimtaria jonë është e lidhur ngushtë me ujin, një pamjaftueshmëri e tij lehtësisht çon në varfëri, përkeqësim të shëndetit, higjienë jo të mirë dhe paqëndrueshmëri sociale – ekonomike në përgjithësi. Sot, në shumë raporte, dokumente strategjike, plane veprimi e publikime shkencore, raportohet se në shumë vende të botës ka probleme me sigurimin e ujit të pijshëm, si në kuptimin sasior po ashtu edhe cilësor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), pavarësisht përparimeve që nga viti 2015, 1 në 4 njerëz – ose 2.1 miliardë njerëz në nivel global – ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt, përfshirë 106 milionë që pinë ujë direkt nga burime sipërfaqësore të patrajtuara.

“United Nations Women, United Nations Department of Economic and Social Affairs , Pamje e Përgjithshme Gjinore 2025: Përshpejtimi i Progresit në Barazinë Gjinore, Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 2025”, raporton se më shumë se një miliard gra ende nuk kanë qasje në shërbime të ujit të pijshëm të menaxhuara në mënyrë të sigurt dhe rreth 1.8 miliard njerëz jetojnë në familje që mbështeten në burime uji të vendosura jashtë shtëpisë, një barrë që mbahet kryesisht nga gratë. Mungesa e qasjes në ujë në veçanti për gjininë femërore (vajza dhe gra) do të thotë përkeqësim i standardit jetësor, rrezik për sigurinë dhe probleme shëndetësore, sepse në shumicën e familjeve vajzat dhe gratë kanë rolin kryesor në mirëmbajtjen e familjes (larje, gatim, higjienë, etj.). Prandaj, përfshirja e vajzave dhe grave në çdo proces të hartimit të akteve juridike, dokumenteve strategjike, planeve të veprimit e deri në qeverisje dhe vendimmarrje pa dyshim që do të ndikonte në kujdesin ndaj ujit dhe në arritjen e përmbushjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm/Agjendës 2030 të OKB-së për zhvillim të qëndrueshme e cila është miratuara nga vendi ynë në vitin 2018.

 

 


(Shënim: Dikur në vitin 1964 dhe pamja në vitin 2023)

 

Uji dhe Gjinia. Gjinia është një shtytës i cili ka një rol thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përmbushjen e agjendës 2030 të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm. Kombet e Bashkuara theksojnë se integrimi sistematik i konsideratave gjinore në politikat e ujit përmirësojnë cilësinë e shërbimit, optimizojnë investimet dhe forcojnë qëndrueshmërinë e komunitetit ndaj ndryshimeve klimatike dhe krizave të ujit.

Praktika ka treguar se meshkujt (djem e burra) më tepër janë të fokusuar në gjetjen e ujit, sigurimin e infrastrukturës shërbyese dhe më pak të lidhur me përdorimin e ujit në krahasim me femrat (vajza e gra). Femrat praktikisht kanë një lidhje më të ngushtë me ujin, sepse ato e përdorin ujin për shumë destinime (ujë të pijshëm, ujë për gatim-zierje, larje, higjienë, ujitje, etj.). Prandaj, kujdesi i tyre ndaj ujit ndihmon shumë në ruajtjen e ujit dhe përkrah arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshme.

Raportohet se në shumë kultura, femrat janë përgjegjëse për sigurimin e ujit. Ato në shumë raste bëjnë rrugë relativisht të gjata për të siguruar ujë për nevojat familjare, etj., dhe kjo gjë është e mundimshme nga njëra anë rruga vajtje-ardhje që ato duhet bërë dhe, nga ana tjetër, ngarkesa e ujit që duhet bartur deri në shtëpi.

Sipas të dhënave të raportuara nga Kombet e Bashkuara, gratë dhe vajzat së bashku shpenzojnë afërsisht 250 milionë orë çdo ditë duke mbledhur ujë në vendet me shërbime të pamjaftueshme të furnizimit me ujë, më shumë se trefishi i kohës së harxhuar nga burrat dhe djemtë. Barra/ngarkesa/ që gratë dhe vajzat bartin për t’i siguruar ujë familjes në shumë raste manifestohet me probleme shëndetësore dhe kufizime të tjera. Mungesa e ujit në ambientet e brendshme shtëpiake apo në distanca të afërta manifestohet me shumë probleme si: pamjaftueshmëri në të ushqyer, përgatitje të ushqimeve, larje, higjienë, etj., si dhe kufizime të tjera emancipuese për vajzat dhe gratë.

Në përgjithësi, mungesa e ujit do të thotë pasiguri, rrezik dhe joqëndrueshmëri sociale dhe ekonomike. Duke qenë se gjinia vajzat dhe gratë kanë kërkesa më specifike higjienike, kërkohet të kenë hapësira të ndara sipas gjinisë, në mënyrë që ato mos të ndihen apo të jenë të cenuara.

Uji me bollëk dhe qasja në produkte sanitare higjienike është e domosdoshme sidomos për gratë dhe vajzat, sepse higjiena ka të bëjë me sigurinë personale. Fatmirësisht në vendin tonë qasja në ujë të pijshëm dhe ujë sanitar është relativisht e mirë dhe konsiderohet me bollëk, në krahasim me të dhënat e raportuar në raportet të OKB-së, etj., ku theksohet se në shumë vende të botës, vajzat dhe gratë bëjnë rrugë në distanca relativisht të gjata për ta siguruar ujin për nevojat e tyre familjare dhe shpeshherë gratë janë përgjegjëse për këtë punë, gjë e cila rëndon dhe kufizon deri në një shkallë emancipimin e femrës në ato vende apo rajone.

Qasja në ujë është një e drejtë bazike e njeriut, ndërsa menaxhimi i ujërave bazohet në tre parime themelore: barazi (qëndrueshmëri sociale), efikasitet (qëndrueshmëri ekonomike) dhe qëndrueshmëri mjedisore. Pra, qasja në ujë të pijshëm cilësor dhe të mjaftueshëm, si dhe grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura përbëjnë një të drejtë themelore që ndërlidhet me të drejtën për dinjitet, shëndet dhe barazi. Standardi jetësor varet shumë nga sasia dhe cilësia e ujit që e kemi në dispozicion, e në veçanti për femrat, sepse ato kanë kërkesa më specifike në lidhje me përdorimin e ujit. Qasja në ujë dhe kanalizim është edhe një tregues (indikator) i cili mat shkallën e zhvillimit të një vendi, rajoni apo më gjerë (Lista Kombëtare e Treguesve Mjedisorë, https://www.ammk-rks.net/al/sistemi-informativ-mjedisor).

Qasja e duhur e vajzave dhe grave në ujë luan rol kyç në formësimin e të ardhmes së ujit dhe shëndetit, jo vetëm nga këndvështrimi i ruajtjes së ujit por edhe në rritjen e sigurisë së përgjithshme publike. Në këtë aspekt, si lokalisht po ashtu edhe globalisht, ka nevojë për një qasje më ndryshe e cila do të bazohej në të drejtën për gjithëpërfshirje ku zëri i vajzave dhe grave, shoqatave, etj., që ato përfaqësojnë, do të konsiderohej nga vendimmarrjet drejt zgjidhjes së krizës së ujit. Sipas UN Eenvironment Programme-DHI Centre on Water and Environment, rezulton se në vitin 2023, rreth 15 % e vendeve ende nuk kishin mekanizma për të siguruar pjesëmarrje efektive të grave, barazi në vendimmarrje dhe role teknike në menaxhimin e burimeve ujore. Prandaj, qasja e barabartë në ujë, investimi në emancipim, ndërgjegjësim, përfshirja e vajzave dhe grave në gjitha nivelet e planifikimit dhe vendimmarrjes pa dyshim që rrit sigurinë për të ardhmen e ujit, standardit jetësor, barazinë gjinore dhe, si përfundim, nga kjo gjithëpërfshirje kemi përfitime të gjithë.

 

 

(Shënim: Furnizimi me ujë të pijshëm, pamja në vitin 2023 dhe 2021, aktualisht vazhdon në disa fshatra e zona në vendin tonë)

 

Qasja në informata dhe pjesëmarrja. Aktualisht mbetet sfidë qasja në informata, pjesëmarrja dhe pabarazia në lidhje me planifikimin, menaxhimin, shfrytëzimin e ujit dhe mjedisit në përgjithësi. Edhe pse vajzat dhe gratë, kanë rolin qendror në menaxhimin e përditshëm të ujit në familjet tona, ato ende mbeten të papërfaqësuara mjaftueshëm në institucionet politikëbërëse, planifikuese, miradministruese dhe menaxhuese të infrastrukturës së shërbimeve me ujë dhe të burimeve ujore.

Një situatë e tillë e mungesës së informatës dhe përfshirjes joadekuate të gruas në planifikim dhe vendimmarrje, etj., ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e politikave, dokumenteve strategjike, planeve të veprimit dhe infrastrukturës për ofrimin e shërbimeve me ujë dhe grumbullimin e ujërave të ndotura.

Megjithatë, në kuadrin ligjor i cili rregullon dhe mbulon çështjet që kanë të bëjnë me fushën e mjedisit janë përcaktuar dispozita ligjore (nene, paragrafe e nënparagrafe), të cilat kanë rregulluar komponentët si: qasja në informata, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje, etj. Kështu, psh. Ligji Për Ujërat e Kosovës, në nenin 3, “Qasja në informata”, ka rregulluar çështjet që kanë të bëjnë me: qasjen në informata që lidhen me ujërat, pjesëmarrjen e publikut në procesin e vendimmarrjes që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave, etj. Në  paragrafin 1 të nenit 33 ka përcaktuar pjesëmarrjen e opinionit në hartimin e planit për menaxhimin e pellgjeve lumore, si dhe në paragrafet e Nenit 84, ka normuar diskutimin publik para finalizimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të menaxhimit për ujëra.

Pra, nga pikëpamja e rregullimit juridik ka një progres në këtë drejtim, por sfidues duke të jetë përfaqësimi më i madh i gjinisë femërore në pozita të politikëbërjes, planifikimit dhe vendimmarrëse në sektorin e ujërave. Pra, vetë tema “Uji dhe Gjinia”, e cila është përcaktuar për të shënuar Ditën Botërore të Ujit për vitin 2026, si dhe dispozitat ligjore në ligjet e fushës së mjedisit, konkretisht të ligjit të ujërave, tregon për rolin dhe rëndësinë që kanë vajzat dhe gratë në qëndrueshmërinë e burimeve ujore dhe në përballjen me krizën ujit.

Përfundimisht, “Uji dhe Gjinia” janë dy nga shtytësit kryesorë për një zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen. Pabarazia gjinore (meshkuj e femra) në sektorin e ujit në proces e sipër do të ketë efekte negative drejt arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm / Agjenda 2030/. Përballimi me “Krizën e Ujit“ do të jetë më i vështirë pa pjesëmarrjen dhe gjithëpërfshirjen e grave dhe vajzave në të gjithë mekanizmat institucionalë dhe e shoqërisë civile.

Integrimi i mendimeve, propozimeve dhe zgjidhjeve që vijnë nga zëri i gjinisë femërore është i domosdoshëm të merret në konsideratë, në mënyrë sistematike për avancuar sektorin e ujit. Pjesëmarrja dhe përfshirja e grave në miradministrimin /qeverisjen e ujërave dhe në një komunikim të përhershëm me banorët (komunitetin) pa dyshim do të ndikonte ndjeshëm në kursimin, ruajtjen, mbrojtjen, në siguri dhe në shëndetin e përgjithshëm publik.

“22 Marsi – Dita Botërore e Ujërave” bën thirrje të gjithë politikëbërjes-institucioneve në të gjitha nivelet dhe shoqërisë civile vendore e ndërkombëtare se objektivat për një zhvillim të qëndrueshme të sektorit të ujit do të arrihen atëherë kur ka barazi gjinore, pjesëmarrje të barabartë dhe kur veprimet tona koordinohen dhe veprojnë së bashku për të bërë ndryshime në sektorin e ujit, në një kohë kur po përballemi me  rritje të kërkesës për ujë çdo ditë e më shumë, me “krizë uji”, ndryshime klimatike dhe faktorë të tjerë njerëzorë dhe natyrorë.

Si rekomandime për arritjen e qëllimeve përfundimtare do të ishin: sigurimi i një partneriteti midis gjinive dhe të gjitha palëve të interesit në sektorin e ujit, përfshirja e të gjithëve dhe nxitja e demokracisë në këtë sektor, promovimi dhe sigurimi i barazisë gjinore-sociale nëpërmjet qeverisjes dhe menaxhimit me pjesëmarrje të barabartë, transparente dhe pa rrezikuar qëndrueshmërinë për brezat e ardhshëm dhe ekosistemeve ujore në përgjithësi dhe qasja e planifikimit dhe menaxhimit nga poshtë lartë ose qasja në bazë.

 

(Autori është ekspert dhe profesor në UBT)

 

Continue Reading

Rajoni

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Published

on

By

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të cilësisë përfaqëson vendin në nivel evropian.

Edmond Hajrizi, themelues dhe president i Quality Kosovo, si dhe vizionari pas UBT Smart City dhe rektori i UBT-së, është emëruar Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ).

Hajrizi është një figurë e njohur në Kosovë dhe në Evropë në fushën e akademisë dhe biznesit, i dalluar për lidershipin dhe inovacionin e tij. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe profesor universiteti. Gjithashtu, është vlerësuar me çmime të shumta, si “Lider Universitar i Vitit” dhe “Profesori Sipërmarrës i Vitit”. Po ashtu, ka fituar çmimin prestigjioz “European Quality Leader of the Year”.

Vitin e kaluar ka marrë edhe një çmim nga presidenti i Austrisë për kontributin e tij.

Në rolin e tij të ri në EOQ, Hajrizi do të kontribuojë në formësimin e strategjive evropiane për menaxhimin e cilësisë, praktikat e qëndrueshme të organizatave dhe inovacionin, duke forcuar pozitën e Kosovës në hartën profesionale evropiane.

“Jam thellësisht i nderuar që shërbej si Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky rol më lejon të sjell ekspertizën e Kosovës në skenën evropiane dhe të promovoj ekselencën, inovacionin dhe cilësinë në organizata në të gjithë Evropën”, u shpreh Hajrizi.

Organizata Evropiane për Cilësi është një platformë kryesore për profesionistë dhe institucione, e dedikuar për avancimin e menaxhimit të cilësisë, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm në të gjithë Evropën.

Continue Reading

Vendi

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 21 mars, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

By

21 mars 1994

Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova priti diplomatë gjermanë;

Kinkel kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të shuhen vatrat e krizës në tërë ish-Jugosllavinë;

Në Frankfurt u mbajt mbledhje me përfaqësuesit e komisioneve për Fondin e Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Në Bruksel u mbajt tubim protestues për Republikën e Kosovës shtet i pavarur dhe neutral;

Tubim protestues i shqiptarëve në Kopenhagë;

Mbledhje informative për Kosovën në Komisariatin e përgjithshëm për Refugjatë në Bruksel;

Pushteti maqedonas përpiqet që shqiptarët t’i cilësojë si element destabilizues;

Në Mitrovicë policia serbe plaçkiti SHH “Nënë Tereza”;

I riu Emrush Mulaku u dërgua në burgun e Nishit;

Represioni i policisë serbe në Kosovë;

Policia maqedonase ia plaçkiti Zymer Arifit 1.000 DEM;

Kërkohet Muhamet Buzhala;

Tugjman: SHBA dhe Evropa angazhohen për kthimin e Krainës nën kontrollin e Kroacisë ;

Demokratët e Serbisë janë për suprimimin e krahinave;

Maqedonia furnizohet me naftë përmes portit Burgas;

Shaip Beqiri u dënua me 60 ditë burg.

 

 

Në Fushë-Kosovë – vetura e policisë serbe mbyti një nxënëse

Parmbrëmë, rreth orës 19, afër stacionit hekurudhor në Fushë-Kosovë, një veturë e policisë serbe shkeli Fahrie Halil Ismailin (1975), nxënëse e shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, e cila nga plagët e marra vdiq në vend, njofton “Bujku” i sotëm.

Në këtë fatkeqësi u lëndua rëndë edhe shoqja e saj Sahadete Gani Krasniqi, po ashtu nxënëse e shkollës së mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë.

Pas aksidentit, shkaktuesit e fatkeqësisë nuk ndërmorën asgjë, por fatkeqet i la në vendin e aksidentit pa u ofruar ndihmë.

 

 

21 mars 1995

Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova priti të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Norvegjisë në Beograd;

Pritet pjesëmarrje masive në tubimet e protestës në Evropë më 25 mars;

Ministrja suedeze kërkon angazhim më të madh për Kosovën;

Komisioni pranoi revokimin dhe emërimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Policia serbe ndërhyri në selinë e Degës së LDK-së në Prizren;

Dhuna e përditshme në Kosovë;

Lipjani rreth dy orë u mbajt i bllokuar nga ana e policisë;

Rreth 200 policë financiarë po plaçkisin në Prizren;

Thirrje të shumta për rekrutim në komunën e Lipjanit;

Një i ri u dërgua në Burgun Ushtarak në Nish;

Policia ndërhyri në SHM ” Muharrem Bekteshi” në Vushtrri;

Dr. Bukoshi: Të bashkuar duhet t’i imponohemi botës;

Në S.Gallen u mbajt një seminar me mësimdhënësit e shkollave shqipe ;

PVD në Preshevë përkrah vendimin e Komisionit Qendror për Solidaritet të LDK-së;

Malisheva tri ditë pa gazetën “Bujku”;

Njoftohet për një grevë të arsimtarëve serbë në Kosovë;

Ndërmarrja “Luks” e Mitrovicës buzë falimentimit;

Xhevat Makolli dhe Ymer Rama – fituan titullin sen sei 5 dan;

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kishës serbe në Prishtinë;

Kërkohet Nexhat Hajredinaj.

 

 

21 mars 1997

 Lajmet kryesore:

Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova;

Kuvendi Popullor i Shqipërisë nuk miratoi dy projektligje të Qeverisë;

Arbnori: Parlamenti nuk njeh dhunën e kurrkujt;

PD kundër komiteteve që tentojnë zëvendësimin e pushtetit lokal;

SHBA-të po studiojnë një përgjigje ndërkombëtare për Shqipërinë;

Van Mierlo: BE drejt ndërhyrjes së kufizuar në Shqipëri;

Kinkel: Ne nuk do ta braktisim popullin shqiptar;

Demirel: Turqia njeh vetëm institucionet legale të Shqipërisë;

Gjendja në Shqipëri dhe samiti i Helsinkit SHBA-Rusi;

OSBE fuqizon ndërmjetësinë e Vranickit në krizën në Shqipëri;

Italia përgatit kthimin e refugjatëve shqiptarë;

Një delegacion i Organizatës Botërore të Ushqimit në Shqipëri;

Shirak: “Të gjitha shtetet evropiane kanë të drejtë inkuadrimi në NATO”;

Këshilli i Evropës kërkon që të marrë pjesë në një mision tripalësh në Shqipëri;

Ministri shqiptar i Mbrojtjes priti Atasheun ushtarak të Federatës ruse;

Situatë e qetë në Shkodër;

Lezhë: Dy të rinjë humbën jetën nga një shpërthim;

Organet lokale të Kukësit analizuan gjendjen në rreth ;

“Osservatore Romano”: Evropa ende e paqartë ndaj Shqipërisë;

Nikollas Hill e Majkëll Mekllellen biseduan me kryetarin e FISH-it;

Forca të ushtrisë serbe në Astrazub të Malishevës;

Drejtori i shkollës u urdhërua të paraqitet në polici;

U morën në pyetje dy veprimtarë në Istog;

Lëndë eksplozive para selisë së firmës “Emona” në Vushtrri;

Dhuna e përditshme në Kosovë;

SHBA mbështesin strukturën e tashme të Maqedonisë ;

Parlamenti i Maqedonisë debatoi për “skemat piramidale”;

Në Kumanovë grumbullohen ndihma solidare për Shqipërinë;

Sportistët e Prishtinës bëjnë apel për mbështetjen e forcave progresive;

Dy mashtrues u prezentuan si gazetarë të QIK-ut;

Kërkohet pronari i valigjes me stoli ari;

Një shqiptar u burgos në Itali nën dyshimin se ka organizuar ikjen e njerëzve;

Continue Reading

Të kërkuara