Aktualitet

Në Kroaci 1899 të infektuar me COVID dhe 16 të vdekur

Kjo sipas njoftimit të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

Published

on

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 1899 raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 10.325 dhe 16 persona kanë vdekur, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Ndër rastet aktive janë 647 pacientë që marrin trajtim spitalor, nga të cilët 20 janë me ventilator. Aktualisht janë 4.934 persona në izolim.

Deri më tani janë testuar gjithsej 5.033.741 persona, nga të cilët 4.862 janë testuar në 24 orët e fundit.

Deri më sot janë regjistruar gjithsej 1.180.857 persona të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 16.265, dhe janë shëruar gjithsej 1.154.267 persona, nga të cilët 487 në 24 orët e fundit.

Kroacia deri dje ka dhënë 5.263.780 doza vaksine dhe ishin vaksinuar 59.57 për qind e popullsisë së përgjithshme ose 70.84 për qind e popullsisë së rritur.

Deri dje janë vaksinuar 2.316.318 persona me të paktën një dozë dhe prej tyre është kryer vaksinimi për 2.246.209 persona, janë 2.042.552 persona të vaksinuar me dy doza dhe 203.657 persona të vaksinuar me vaksinën Janssen.

Aktualitet

Trump kërcënon me rritjen e doganave për veturat kanadeze në 50%, ndërsa lufta tregtare po përshkallëzohet

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të rritë doganat amerikane mbi automobilat me origjinë nga Kanadaja, ndërsa lufta tregtare mes dy fqinjëve po vazhdon të nxehet, raporton BBC.

Trump tha të hënën se do të rritë tarifat doganore për veturat dhe kamionët kanadezë, si dhe për pjesët e automobilave, nga 25% në 50% duke filluar nga 1 janari.

Kjo vjen pasi bisedimet tregtare SHBA-Kanada dështuan në fund të javës së kaluar, me secilën palë që akuzonte tjetrën për parashtrimin e kërkesave të papranueshme të minutës së fundit.

Të hënën vonë, zyrtarët e Kanadasë njoftuan një konferencë për media të martën, ku do të shpalosin mënyrën se si vendi do t’i përgjigjet luftës tregtare dhe si do të punojë për të “mbrojtur dhe mbështetur punëtorët dhe bizneset kanadeze gjatë kësaj periudhe me sfiduese”.

Në konferencën për media në orën 11:00 do të marrin pjesë udhëheqës qeveritarë të sektorit të biznesit, financave dhe zhvillimit ekonomik.

Më herët gjatë ditës, Kryeministri Mark Carney e quajti kërcënimin më të fundit të Trumpit për tarifa si diçka jo të papritur dhe e akuzoi presidentin se po kërkon të shkatërrojë industrinë e automobilave të Kanadasë. Ai shtoi se Kanadaja është e gatshme t’u rikthehet bisedimeve vetëm nëse SHBA-ja vjen me “qasjen e duhur”.

Lufta e fjalëve pasoi deklaratat e disa zyrtarëve amerikanë dhe kanadezë se bisedimet janë pezulluar pa ndonjë datë të caktuar për rinisjen e tyre.

Kanadaja u largua nga negociatat tregtare të premten vonë në mbrëmje, pak çaste para afatit të vendosur nga SHBA-ja që do t’i shtonte një taksë prej 50% mbi 20 miliardë dollarë (28 miliardë dollarë kanadezë; 14 miliardë paund) të importeve kanadeze. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës përsëri para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara