Lajmet

Në Kosovë janë vaksinuar 29.704, asnjë nga ta s’kanë raportuar efekte të rënda pasvaksinale

Published

on

Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19!, thuhet në një njoftim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sipas këtij instituti, vaksinat janë një nga ndërhyrjet më të efektshme të shëndetit publik, duke parandaluar 2-3 milionë vdekje në vit.

“Vaksina ju ndihmon juve dhe familjes tuaj të mbroheni kundër COVID-19”.

“Vaksinimi juaj mbronë të tjerët në rrethin tuaj duke ndihmuar parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk kanë mundësi ta marrin vaksinën”.

“Derisa sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për vaksinimin e 70% të popullatës, është e rëndësishme që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga COVID-19, si dhe ata që kanë një rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 për shkak të kontaktit me pacientët e infektuar”.

“Shumë vaksina janë aprovuar kundër COVID-19, që janë po kaq të efektshme për mbrojtje individuale kundër COVID-19 dhe si përgjigje ndaj pandemisë”.

“Vaksinat e sigurta dhe efikase tani i kemi në dispozicion”.

“Vaksinat e aprovuara nga EMA janë të sigurta. Për t’u aprovuar përdorimi i vaksinave kundër COVID-19, ato duhet t’i përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Edhepse këto vaksina janë zhvilluar në kohë rekorde, përsëri procesi nuk i ka bërë më pak rigoroz hulumtimin dhe testimin, vlerësimin e rezultateve dhe aprovimin e vaksinës”.

“Janë aprovuar disa lloje të vaksinave kundër COVID-19, të cilat janë njëlloj të përshtatshme për mbrojtje ndaj COVID-19 dhe për të luftuar pandeminë. Prej tyre, në Kosovë tani në dispozicion janë dy lloje të vaksinave, duke përfshirë:  

• Vaksinat vektoriale virale (Astra Zeneca), të cilat përdorin një virus të padëmshëm që bart proteinat e koronavirusit për ta shkaktuar në mënyrë të sigurt një përgjigje imunologjike. Vaksina jipet në dy doza me 9-12 javë distancë në mes të dy dozave.

• Vaksinat e acidit nukleik (mARN Pfizer BioN/Tech) përdorin ARN gjenetikisht të modifikuar, për të gjeneruar një proteinë që vetë në mënyrë të sigurt shkakton një përgjigje imunologjike. Vaksina jipet në dy doza me 3-4 javë distancë në mes të dy dozave”.

“Vaksinat kundër COVID-19 veprojnë së bashku me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj për të krijuar imunitet kundër virusit”.

“Deri tani në Kosovë janë vaksinuar 29.704 persona me dozën e parë dhe asnjë nga ta nuk kanë raportuar efekte të rënda pasvaksinale”.

“Vaksinat kundër COVID-19, janë mundësia jonë më e mirë në mposhtjen e pandemisë dhe kthimin në normalitet”.

“Ministria e Shëndetësisë në koordinim me IKSHP-në po zbatojnë me përpikëri Planin Shtetëror të Vaksinimit të popullatës kundër COVID-19. Duke qenë se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me COVID-19, rrjedhimisht infeksioni ka atakuar edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim”.

“Ekipet e profesionistëve shëndetësor janë duke realizuar me një dinamikë të shtuar procesin e vaksinimit, duke zbatuar standardet më të larta profesionale, andaj të gjithë së bashku të mbështesim punën e tyre në këtë situatë të vështirë të shëndetit publik.

Komiteti Kombëtar për Vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që poashtu, janë vaksinuar në fazën e pare, si të moshuarit, të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19″.

“I inkurajojmë qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit.Bashkë ia dalim! #Vaksinat kundër COVID-19″/UBTNEWS

Lajmet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Published

on

By

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të kenë transport publik në dispozicion për qarkullim në kryeqytet.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Stacionet e autobusëve në kryqytet shihet të boshatisura, në mungesë të transportit publik, teksa kolonat e gjata kanë shkaktuar kaos në trafik.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë përkatësisht Ministria e Financave i kanë vënë fajin njëra-tjetrës për alokimin e buxhetit të kryeqytetit./KP

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë, arrestohet 19-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se mbrëmë ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Rasti është hetuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ndërsa arrestimi është bërë falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të stacionit Veriu në Prishtinë.

I dyshuari, B.M., mashkull 19 vjeç, është identifikuar dhe ndaluar pas veprimeve intensive hetimore dhe operative të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë duke u zhvilluar./KP

Continue Reading

Lajmet

Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 nëntor ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për RTKLive detaje për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përmbyllet më 6 dhjetor 2025.

Elezit ka thënë se “gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimi mund të bëhet përmes (1) platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes (2) postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë”.

Më tej, Elezi ka treguar se “në momentin e regjistrimit, votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit: (1) të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës; (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë; apo (3) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës”.

Po ashtu, Elezi ka sqaruar se “në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”.

Sipas afateve të vendosura nga KQZ, votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 27 dhjetor 2025, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Ndërkaq, votimi përmes postës do të fillojë më 12 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor 2025./EO

Continue Reading

Lajmet

Sllovenia miraton ligjin që njeh pantentë shoferët e Kosovës

Published

on

By

Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë Donika Gërvalla, ka njoftuar se Asambleja Nacionale e Sllovenisë, ka miratuar ligjin me anë të së cilit njihen pantentë shoferët e Republikës së Kosovës.

Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Continue Reading

Të kërkuara