Lajmet

Në Konferencën Ndërkombëtare të Psikologjisë prezantohen punime dhe hulumtime të rëndësishme shkencore

Hulumtime interesante me tema si: shqetësimet personale dhe sociale, stresin dhe pandeminë.

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Psikologjisë, këtë edicion solli prezantues dhe hulumtime interesante të cilat ndërlidheshin kryesisht me tema si: shqetësimet personale dhe sociale, stresin dhe pandeminë, ndihmën profesionale për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19, mësimdhënien dhe metodat psiko-pedagogjike, sfidat e psikologjisë edukative në shoqërinë bashkëkohore shqiptare, si dhe tema të tjera që lidhen me psikologjinë.

Temat të cilat janë trajtuar në këtë konferencë janë:

Sesioni i parë

Chair: Violeta Zefi

Co – Chair: Denis Celcima

Keynote speaker: Edmond Dragoti

  • –  “Predictive value of personal and social concerns over pandemic-related stres”, Qufli Osmani
  • –  “Family dynamics and communication, a factor in the emergence of mental health problems in adolescence”, Ariola Panteqi
  • –  “ABA therapy in children with autism spectrum disorder: Case report”, Anita Sadikaj
  • –  “Psychological Concerns and the Level of Seeking Professional Help for Mental Health Care During the COVID-19 Pandemic among Students in Kosovo”, Vjollca Pllana & Kaltrina Qorrolli
  • –  “Psychosocial Safety Climate and Its Implication for Work Engagement Through Cognitive Demands”, Valdrin Krasniqi

Chair: Qufli Osmani

Co – Chair: Valdrin Krasniqi

  • –  “Psychological distress among health workers during the COVID-19: a qualitative study”, Violeta Zefi
  • –  “Analysis on Teaching and psycho-pedagogical method”, Denis Celcima
  • –  “Albanian young people towards Europe”, Edmond Dragoti & Emanuela Ismaili
  • –  “The challenges of Educational Psychology in Albanian contemporary society”, Maria Dojce
  • –  “Child and adolescent abuse”, Eglantina Kraja Bardhi & Niman Bardhi
  • –  “The change of religious status in Albania in 1950”, Esmeralda Xheraj

Continue Reading

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara