Lajmet

Në Klinikën e Kirurgjisë kryhet me sukses një operacion në zemër të hapur te një 61-vjeçar

Published

on

Qendra Klinike Universitare të Kosovës njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjise është kryer me sukses një operacion në zemër të hapur te një pacient i moshës 61-vjeçare. Ai kishte infarkt të miokardit dhe ishte i stentuar në arteriet e zemrës me dy stente. Gjithashtu, kishte edhe sëmundje tjera.

“Si pasojë e infaktit të miokardit, kishte një komplikim: rupturë e pëmbajtur, (çarje) e ventrikulit të majtë me pseudoaneurizmë të pjesës apikolaterale të ventrikulit të majtë. Pacienti është marrë në sallë të operacionit me urgjencë dhe është operuar me sukses nga ekipi i përbërë prej kardiokirurgëve, anesteziologëve dhe personelit mbeshtetës.Ruptura e ventrikulit të majtë ndodh më pak se 1%, pas infarktit të miokardit, por që ka vdekshmëri ekstremisht të lartë, veçanërisht kur nuk operohet. Ajo zhvillohet në terren të infarktit, të shoqëruar me arterial hypertension apo përdorim të kortikosteroideve. Ruptura e ventrikulit të majtë rezulton tamponade kardiake, shok kardiogjen dhe vdekje. Kur shoqërohet me aneurizmë ose pseudoaneurizmë, perveç ruptures, janë të shpeshta edhe fenomenet e trombembolizmit e aritmive”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./UBTNews

Vendi

Studentët e Fakultetit të Artit të UBT-së vizitojnë Institutin ARKIV në Pejë

Published

on

Në kuadër të zhvillimit praktik dhe përfshirjes në hapësirat bashkëkohore të artit, studentët e Fakultetit të Artit dhe Media Digjitale të UBT-së realizuan një vizitë studimore në Institutin ARKIV në Pejë, ku aktualisht është e hapur ekspozita e artistit të njohur Jeton Gusia.

Instituti ARKIV funksionon si një qendër e artit bashkëkohor, e fokusuar në ekspozita, punëtori dhe rezidenca artistike, duke ofruar studentëve një mundësi të veçantë për t’u njohur me praktikat bashkëkohore vizuale dhe formate të ndryshme të prodhimit artistik.

Në vizitë morën pjesë studentë të programeve të Skulpturës (viti i parë), Instalacion Art (viti i dytë) dhe Projekti Individual (viti i tretë), të udhëhequr nga profesori Burim Berisha, të cilët patën mundësinë të ndërveprojnë direkt me hapësirën ekspozuese dhe të njihen me proceset krijuese të artit bashkëkohor.

Vizita, e organizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes UBT-së dhe Institutit ARKIV, ka për qëllim të fuqizojë zhvillimin krijues dhe profesional të studentëve, duke i dhënë mundësinë të përjetojnë nga afër standardet dhe praktikat e artit bashkëkohor.

Ky aktivitet pasuron përvojën e studentëve dhe përputhet me objektivat akademike të Fakultetit të Artit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi praktike dhe të krijojnë lidhje të reja në fushën e artit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe partnerët organizojnë tryezën rajonale “She Builds Peace” në përkujtim të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Published

on

Në kuadër të përkujtimit të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS) dhe si pjesë e fushatës globale “She Builds Peace”, UBT, në bashkëpunim me YSP Balkan dhe Women Center for Development and Culture Albania (WCDCA), organizuan një tryezë rajonale me rëndësi të veçantë, e cila kishte për qëllim të reflektuar mbi rolin e grave dhe të rinjve në ndërtimin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet u zhvillua më 13 nëntor 2025, në Sallën e Bibliotekës së Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, dhe u drejtua dhe moderua nga Ejona Icka, Koordinatore e OKB-së për IAYSP Europe & Middle East dhe Drejtoreshë Ekzekutive e YSP Balkan.

Në diskutimin e pasur morën pjesë ekspertë dhe udhëheqës rajonalë, duke përfshirë:

Doc. Dr. Kaltrina Zekolli Shaqiri, Zv/Ministre e Transportit, Maqedonia e Veriut

Dr. Rudina Çollaku, Drejtoreshë Ekzekutive, Women Center for Development and Culture, Shqipëri

Ms. Besa Asllani, Koordinatore, Youth Forum of PVD, Lugina e Preshevës

Ms. Arta Tahiri Beqa, Analiste

Tryeza ofroi një platformë të rëndësishme dialogu për udhëheqëse gra, përfaqësues të rinisë, organizata të shoqërisë civile dhe institucione qeveritare, duke theksuar rëndësinë e sigurisë komunitare, perspektivat ekspertësh mbi paqen dhe sigurinë, si dhe zërin e të rinjve në krijimin e partneriteteve që sjellin në jetë rezolutat ndërkombëtare si 1325 në nivel rajonal.

Ky aktivitet kontribuon drejtpërdrejt në fushatën globale “She Builds Peace”, e cila promovon dy shtylla kyçe të veprimit: Njohjen dhe Pjesëmarrjen, duke riafirmuar angazhimin e Ballkanit Perëndimor për zbatimin e plotë të Rezolutës 1325, në këtë përvjetor historik.

“Paqja fillon me pjesëmarrje,” u theksua gjatë tryezës, duke vlerësuar rëndësinë e angazhimit aktiv të grave dhe të rinjve në proceset e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Ky aktivitet mbështetet nga ICAN – International Civil Society Action, UBT dhe WCDCA, duke forcuar vizionin e përbashkët për të drejtat e grave, paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

lajme

Studentët e UBT-së në Prizren vizitojnë Autostrada Hangar për një përvojë praktike në art bashkëkohor

Published

on

Studentët e programit të Dizajnit, dega në Prizren e UBT-së, zhvilluan një vizitë studimore në Autostrada Hangar – Qendrën e Artit Bashkëkohor, të shoqëruar nga profesoresha e dizajnit grafik, Arbresha Hoxha, dhe profesoresha e modës, Nertila Mema.

Kjo vizitë u organizua me synimin që studentëve t’u ofrohet një përvojë e thelluar praktike dhe një perspektivë profesionale mbi rolin e artit bashkëkohor në dokumentimin historik dhe në komunikimin vizual.

Studentët e lëndës “Bazat e Dizajnit” patën mundësinë të njihen nga afër me ekspozitën Autostrada Biennale – një hapësirë ku praktikat bashkëkohore të artit dhe dizajnit ndërthuren me qasje novatore dhe forma eksperimentale të paraqitjes vizuale.

Gjatë vizitës, ata vëzhguan instalacione artistike, koncepte vizuale bashkëkohore dhe metoda krijuese të përdorura nga artistët e rinj dhe ndërkombëtarë. Kjo përvojë u mundësoi studentëve të thellojnë njohuritë mbi analizën vizuale, konceptimin e veprës artistike, përdorimin e materialeve dhe shprehjen estetike.

Përmes këtij aktiviteti, studentët zgjeruan të kuptuarit e tyre rreth rolit që ka dizajni në komunikimin kulturor e shoqëror, duke e parë nga afër mënyrën se si arti bashkëkohor kontribuon në krijimin, interpretimin dhe dokumentimin e realitetit.

Continue Reading

Lajmet

​Procesi i votimit të diasporës nxit debat në mbledhjen e KQZ-së

Published

on

By

Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të hënën, u tha se afatet e propozuara nga sekretariati i KQZ-së rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani tha se nuk është parapa në buxhet pjesa e dërgimit të zarfeve secilit votues.

Në rekomandimin e dhënë nga sekretariati nuk është parapa fare ky buxhet për të nda diasporës që atyre t’u dërgohet secilit personalisht zarfi me fletëvotime. Ne kemi kërkua që të kemi raporte të detajuara të komunikimeve dhe gjithçka tjetër në raport me këtë çështje, por edhe për anashkalimin që është bërë rregullës zgjedhore pra që duhet të ketë parasysh se procesi i votimit jashtë vendit organizohet në formatin që hapen përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare. KQZ obligohet që t’ua dërgoj zarfin të personalizuar secilit votues. Kërkoj që të parashihet buxheti për këtë aktivitet ashtu siç është parapa edhe në rregullin zgjedhor dhe të mos kthehemi mbrapa në historinë e 9 shkurtit, ne kemi edhe çështje që po shqyrtohen dhe po hetohen edhe prej organeve të drejtësisë në raport me keqpërdorimin apo manipulimin që është bërë me vullnetin e qytetarëve të diasporës”, tha Elshani.

Ndërsa, anëtari tjetër nga VV-ja, Alban Krasniqi tha se 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës, porse datat deri kur munden të mbërrijnë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar.

Sipas tij do të krijohet një lloj “komedie” me qytetarët e votuesit.

Opsioni i fletëvotimeve të rregullta nënkupton që deri me 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes postës në adresa postare. Afatet që na ka dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës.. Opsioni i dytë nga sekretariati është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të regjistrimit të votimit përmes postës, që janë marrë veprime shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës së fletëvotimeve me kode përkatëse, por edhe masa të tjera. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve.. 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës por nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur munden me mbërri fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë pas përfundimit të procesit, do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë një lloj komedie edhe me qytetarët e votuesit”, tha Krasniqi.

E anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi shtoi se KQZ-ja përcakton procedurat, afatet dhe rregullat për votimin me postë, ndërsa e drejta e votës bazohet në ligj.

Ai theksoi se për herë të parë në zgjedhjet lokale është zhvilluar një proces i diasporës me integritet, duke dërguar fletëvotime origjinale dhe duke respektuar plotësisht rregullat ligjore.

KQZ përcakton procedurë, afatet dhe rregullat me procesin me postë. E drejta për të ushtruar votën bazohen me ligj. Ajo çka më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet dhe nuk kemi asnjë ankesë të vetme sa i përket rezultati dhe mënyrës së votimit, pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale në adresa të mërgimtarëve dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja të mendoja me u rikthy te 9 shkurti, te një proces i kontaminuar, me integritet të rrënuar, manipulativ”, tha ai.

E anëtari i VV-së, Sami Kurteshi theksoi se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga KQZ por nga operatorët e jashtëm.

Kurteshi tha se procesi zgjedhor do lëndohet nëse ndodh që fletëvotimet të jenë përmes email.

Do të ishte absurde me fut në buxhet diçka, që e dinë që ka saktësisht rezultatin zero vetëm me shpenzu kot.. Nuk e di pse duhet me shpenzu kot, meqenëse është kështu, detyrë e sekretariatit dhe KQZ-së, është me gjet metoda të mos lëndohet procesi, ne jemi pajtuar që në shkurt ka pasur manipulim të votave, nuk është diçka që fshehët, mendoj që pa marrë parasysh herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi, vendimet e gjykatave, ato janë zbatuar. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve janë kundër çfarëdo veprimi që janë jo të parapara në rregullore.. Po shihet se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga ne, nuk po mundemi me i detyrua operatorët e jashtëm. Do të lëndohet procesi nëse ndodh që fletëvotimet të jenë me email”, ka thënë Kurteshi.

Në këtë mbledhje, u miratua buxheti për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, i cili do të jetë 7,771,486.56, euro./KP

Continue Reading

Të kërkuara