Lajmet

Në Irak të krishterët luftojnë për të shpëtuar gjuhën e tyre të lashtë

Komunitetet siriane në të dy vendet kanë rënë me kalimin e viteve, për shkak të dekadave të konfliktit.

Published

on

Sirianishtja, një dialekt i lashtë i aramaishtes, ka qenë tradicionalisht gjuha e folur nga të krishterët në Irak dhe Sirinë fqinje, kryesisht në shtëpi, por edhe në disa shkolla dhe gjatë shërbesave të kishës.

Megjithatë, komunitetet siriane në të dy vendet kanë rënë me kalimin e viteve, për shkak të dekadave të konfliktit që ka shtyrë shumë të kërkojnë shtëpi në vende më të sigurta. Në Irak, popullsia e krishterë mendohet se ka rënë me më shumë se dy të tretat në pak më shumë se dy dekada.

“Është e vërtetë që ne flasim sirianisht në shtëpi, por për fat të keq ndjej se gjuha jonë po zhduket ngadalë”, tha Mariam Albert, prezantuese e lajmeve në kanalin televiziv në gjuhën siriane Al-Syriania.

Qeveria e Irakut e hapi këtë kanal në prill për të ndihmuar të mbajnë gjallë gjuhën. Ka rreth 40 staf dhe ofron një shumëllojshmëri programesh, nga kinemaja deri tek arti dhe historia.

“Është e rëndësishme të kemi një stacion televiziv që na përfaqëson”, tha Albert, një nënë 35-vjeçare.

Shumë programe prezantohen në një formë dialekti të sirianishtes, por Albert tha se buletinet e lajmeve të kanalit transmetohen vetëm në gjuhën klasike siriane, një formë që nuk kuptohet gjerësisht nga të gjithë.

Qëllimi i Al-Syriania është “të ruajë gjuhën siriane” përmes “argëtimit”, tha drejtori i stacionit Jack Anwia.

“Dikur, sirianishtja ishte një gjuhë e përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha ai, duke shtuar se Bagdadi ka për detyrë “ta ruajë atë nga zhdukja”.

“Bukuria e Irakut është diversiteti i tij kulturor dhe fetar”, tha ai.

Sot, vendi është një shumicë dërrmuese myslimane shiite, por edhe shtëpi e myslimanëve sunitë, kurdëve, të krishterëve, jazidëve dhe pakicave të tjera, ndërsa arabishtja dhe kurdishtja janë gjuhët zyrtare./UBTNews/

Lajmet

Protesta në Prishtinë vazhdon edhe në mbrëmje kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Mijëra qytetarë po vazhdojnë të qëndrojnë në sheshet e Prishtinës edhe gjatë orëve të mbrëmjes, në shenjë proteste kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta e organizuar nga OVL-UÇK pason aktgjykimin ku Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Pjesëmarrësit po vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Policia e Kosovës po vazhdon të jetë prezente në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa situata në kryeqytet po vijon e qetë dhe pa incidente.

Continue Reading

Lajmet

United Hospital hap dyert për ekspertizën ndërkombëtare: Dr. Yoel Har Even sjell përvojën e tij në radiologji

Published

on

By

United Hospital po zgjeron bashkëpunimin me profesionistë ndërkombëtarë me përvojë dhe reputacion të afirmuar në fushën e mjekësisë, me synim forcimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe ngritjen e mëtejshme të standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Në kuadër të kësaj qasjeje, United Hospital ka pritur sot Dr. Yoel Har Even (Ph.D), figurë e njohur në mjekësinë ndërkombëtare dhe në menaxhimin e krizave shëndetësore. Sipas njoftimit të spitalit, raporti i tij me Kosovën daton që nga misionet e para mjekësore humanitare, ndërsa tashmë ai shpreh interesimin për të kontribuar edhe në vend si mjek radiolog.

Vizita në ambientet e United Hospital u përqendrua në diskutime profesionale lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve diagnostikuese, aplikimin e praktikave bashkëkohore në radiologji dhe iniciativat e ardhshme të institucionit.

Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit pritet të zhvillohet gjatë muajit tetor, kur Dr. Har Even do t’i bashkohet sërish ekipit të United Hospital në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit.

Gjatë kësaj periudhe, eksperienca e tij profesionale pritet të vihet në shërbim të aktiviteteve që synojnë ndërgjegjësimin për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe kontrolleve të rregullta.

United Hospital

Hapja e dyerve për kuadro ndërkombëtare me përvojë të dëshmuar paraqet një tjetër dimension në strategjinë e United Hospital për të sjellë ekspertizë të specializuar dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me profesionistë të mjekësisë nga jashtë Kosovës.

Me këtë qasje, institucioni synon që njohuritë dhe përvojat e ekspertëve ndërkombëtarë të ndërthuren me kapacitetet e stafit vendor, duke kontribuar në zhvillimin e shërbimeve moderne diagnostikuese dhe në ofrimin e kujdesit shëndetësor të orientuar drejt pacientit.

United Hospital e përmbyll mesazhin e tij me një thirrje për më shumë kujdes, parandalim dhe ndërgjegjësim për shëndetin.

Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70
Lokacioni: M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kosova drejt Koresë së Jugut: Ekipi i UBT-së përfaqëson vendin në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge 2026

Published

on

By

Kanë mbetur edhe pak ditë kur ekipi i Kosovës do të niset për të përfaqësuar vendin në skenën botërore të robotikës. Në mesin e ekipeve më të mira nga e gjithë bota, Kosova do të përfaqësohet edhe këtë vit nga UBT në FIRST Global Challenge 2026, garën prestigjioze ndërkombëtare që bashkon të rinjtë më të talentuar në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Këtë vit, gara zhvillohet në Incheon të Koresë së Jugut, nga 7 deri më 10 tetor, me temën “Igniting Innovation”. Kjo temë sfidon ekipet pjesëmarrëse të zhvillojnë zgjidhje inovative për adresimin e zjarreve të egra dhe ndikimit të tyre në natyrë, biodiversitet e komunitete.

Përfaqësimi i Kosovës i është besuar ekipit të UBT-së, i cili përbëhet nga gjashtë nxënës: Klea Hajrizi, Amar Rama, Melos Grainca, Jon Thaçi, Marta Çerkini dhe Ylli Osmani. Ekipi udhëhiqet nga mentorët Elita Hajrizi dhe Leona Hajrizi, në bashkëpunim me ekipin e Mekatronikës në UBT: Arxhend Jetullahu, Redon Rexhepi dhe Ylli Rexhaj.

Duke folur për përgatitjet intensive teknike e strategjike që po bëhen, mentorja e ekipit Elita Hajrizi theksoi përkushtimin e nxënësve.

“Ekipi ka filluar me përgatitjet që prej qershorit dhe përgatitjet e fundit po vazhdojnë edhe këtë javë. Që nga fillimi, ekipi ka treguar një angazhim, vullnet e pasion të madh për punën dhe besoj shumë se rezultatet e kësaj pune do të shihen edhe në garë në Kore. Sigurisht, synimi ynë kryesor është përfaqësimi i denjë i Kosovës dhe fitorja është pjesë e këtij synimi”, shprehet Hajrizi.

Përfaqësimi i këtij edicioni vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të Kosovës në edicionin e kaluar në Panamá, ku Elita Hajrizi u vlerësua me çmimin “Best Mentor” në nivel botëror. Përmes kësaj pjesëmarrjeje, UBT vazhdon të mbetet lider në zhvillimin e talenteve të reja në STEM dhe në promovimin e potencialit të të rinjve kosovarë në skenën ndërkombëtare.

 

Continue Reading

Lajmet

Prishtina sonte sërish në protestë, tubimi nis në orën 21:00

Published

on

Protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë vazhdojnë edhe sonte.

Në ditën e tretë të protestave, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 21:00. Thirrja është bërë me moton “Jo në emrin tim!”.

Gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në të njëjtin shesh u mbajt protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku morën pjesë mijëra qytetarë. Tubimi përfundoi rreth orës 12:40, pa incidente.

Protesta e mbrëmjes pritet të nisë në orën 21:00, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara