Aktualitet

Në Greqi priten valë nxehti prej 37 gradësh

Mjekët i këshilluan njerëzit përmes radios të veshin rroba të lirshme dhe të lehta prej pambuku

Published

on

Në Greqi në ditët në vijim priten temperatura jashtëzakonisht të larta për muajin maj.

Siç njoftoi Enti Meteorologjik, të enjten, termometrat duhet të tregojnë vlera rreth 37 gradë Celsius, sidomos në Greqinë perëndimore dhe qendrore. Rreth 35 gradë priten edhe në ishujt e Detit Egje.

Minivala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fundjavë. Nga e diela e tutje do të fryjnë erërat veriore dhe temperaturat pritet të zbresin deri në rreth 30 gradë, gjë që është normale për periudhën e vitit, thanë meteorologët në televizionin shtetëror.

Mjekët i këshilluan njerëzit përmes radios të veshin rroba të lirshme dhe të lehta prej pambuku, të pijnë shumë ujë dhe të mos kenë alkool ose pije me sheqer. Kjo vlen sidomos për turistët nga Evropa Veriore, trupave të të cilëve u duhen disa ditë për t’u përshtatur me temperaturat. /UBTNews/

Aktualitet

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Moderne në UBT nisin dorëzimin e abstrakteve

Published

on

UBT kanë nisur aplikimet dhe pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Muzikën Moderne dhe Prodhimin e Audios (IC-MDM), e cila këtë vit zhvillohet si pjesë e edicionit të 14-të të UBT International Conference for Business, Technology and Innovation, me fokusin kryesor: “Resilience and Sustainability”.

Kjo konferencë synon të mbledhë së bashku shkencëtarë, studiues, kompozitorë, producentë, artistë dhe praktikues nga fusha të ndryshme të muzikës dhe teknologjisë së zërit, për të ndarë përvoja, rezultate kërkimore dhe praktika bashkëkohore që lidhen me zhvillimet më të fundit në muzikë dhe audio.

Fushat kryesore të interesit për përzgjedhje përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):

  • Antropologjia Muzikore
  • Historia e Muzikës & Muzikologjia
  • Instrumentet Muzikore & Performanca
  • Didaktika dhe Edukimi Muzikor
  • Kompozimi Bashkëkohor
  • Prodhimi Muzikor & Audio
  • Dizajni i Zërit
  • Muzika dhe Teknologjia
  • Muzika dhe Inteligjenca Artificiale (AI)

Afatet e rëndësishme:

  • Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
  • Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025
  • Rishikimi shkencor (peer-reviewed): 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
  • Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025
  • Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025

Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në proces shqyrtimi në ndonjë konferencë tjetër. Gjatësia maksimale e tyre është 6 faqe, ndërsa të gjitha materialet që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të merren parasysh.

Kjo konferencë përbën një hapësirë unike ndërdisiplinare ku muzika takohet me shkencën, teknologjinë dhe krijimtarinë, duke nxitur dialogun mes studiuesve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Rektori i UBT-së, folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të Institutit Pedagogjik të Kosovës

Published

on

Në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare me temën: “Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri te arsimi profesional”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte folës kryesor, ku ndau vizionin e tij për transformimin e arsimit në Kosovë dhe rajon.

Në fjalën e tij, Rektori Hajrizi theksoi se nuk mjafton vetëm pjesa universitare për të ndërtuar një sistem funksional, por është e domosdoshme lidhja e saj me arsimin parauniversitar.

“Procesi i ndërtimit të një sistemi arsimor gjithëpërfshirës nuk ka qenë i mjaftueshëm vetëm me arsimin universitar. Është dashur të krijojmë edhe sistemin parauniversitar, në mënyrë që nxënësit dhe studentët të kenë një qasje më të lehtë në tregun e punës”, tha ai.

Ai foli për kalimin nga klasa tradicionale drejt klasave digjitale, duke prezantuar konceptet inovative të zhvilluara edhe në UBT:

Klasa 2.0 – me laboratorë, kompjuterë, hapësira për gaming, hackathon dhe eksperimente praktike.

Klasa 3.0 – që solli dimensionin virtual dhe perceptimin 3D, duke rritur njohuritë dhe kompetencat e studentëve.

Klasa 4.0 – sistemi më i avancuar, që integron të gjitha teknologjitë smart dhe Inteligjencën Artificiale (AI).

“Nga klasa tradicionale kemi kaluar në klasa 2.0 e 3.0, ndërsa sot jemi në gjendje të aplikojmë edhe klasën 4.0, ku studentët përjetojnë kompetencat e së ardhmes në mënyrë reale dhe të menjëhershme”m u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se për Kosovën ky transformim ka pasur një rëndësi të madhe, pasi teknologjitë e reja e kanë bërë arsimin më të qasshëm dhe më të lirë.

“Nëpërmjet digjitalizimit, ne e kemi ulur koston e arsimit deri në 60%. Arsimi sot është më i shpejtë, më i qasshëm dhe më i lidhur me nevojat e tregut”, theksoi ai.

Një tjetër pikë e rëndësishme që ai ngriti ishte vendosja e Inteligjencës Artificiale (AI) në gjithë strukturën arsimore të UBT-së.

“Ne kemi integruar AI në të gjithë strukturën e UBT-së, duke krijuar një qendër unike në Ballkanin Perëndimor, ku studentët dhe nxënësit detyrimisht përdorin teknologjitë e së ardhmes”, theksoi Rektori Hajrizi.

Konferenca vazhdoi me një panel diskutimi mbi temat e trajtuara nga folësit kryesorë. U theksua se, përkundër zhvillimeve teknologjike, roli i familjes, brezit dhe shoqërisë nuk mund të eliminohet, pasi mbeten elementë themelorë të modelit tradicional të edukimit.

Continue Reading

Aktualitet

Jahjaga takon Obamën: Kërkova përkrahjen në konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Published

on

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjga ka takuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës. Ky takim ndodhi gjatë një samiti global në Erie, Pensilvani, ku ajo adresoi pasojat e luftës.

“Me ftesë të The Jefferson Educational Society, sot mora pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, do flas për adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit tim si Presidente e Kosovës.  Në margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA dhe Kosoves, te cilat jane sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e z. Obama në konsolidimin e shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Jahjaga.

Ajo ka ritheksuar edhe historinë  ndër vite të partneriteti dhe mbështetjes amerikane për Kosovën.

“Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, përfundon shkrimi i ish-presidentes./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Published

on

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë, Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi dhe Artan Krasniqi.

Sipas raportimeve, suspendimi i tyre u bë pasi policët kishin bërë shaka mes kolegësh me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, kritikoi vendimin duke thënë se ai është rezultat i interferimeve politike dhe rrezikon të dëmtojë imazhin e Policisë së Kosovës.

“Tani është e qartë që interferimi politik padyshim ka ndikuar te pjesa e kontrollit të brendshëm të policisë së Kosovës, edhe pse suspendimi nuk ka ardhur si rezultat apo i ndonjë kërkese të IPK-së, por ka ardhur sipas të gjitha gjasave nga një presion i jashtëm politik dhe që mekanizmi i brendshëm policor i kontrollit nuk do të duhej fare të bie pre e këtij provokimi, pavarësisht asaj që ne nuk e dimë në fakt se çfarë shakaje dhe çfarë karakteri shakaje ka qenë ajo me të cilën është bërë dhe se si është bërë.
Por, sipas të gjitha gjasave zyrtarët policorë do të rikthehen në detyrë dhe me këtë gjë po humbet figura institucionale e policisë së Kosovës nga interferimet e caktuara, sepse këto grupet e mbyllura padyshim në vetvete ngërthejnë një element krucial. Pra, elementi i asaj që skena politike ka tentuar të devalvojë strukturën policore dhe ndoshta ndonjë koment apo mendim i ndonjë zyrtari policor është parë në formatin e një kërcënimi apo një prishje të imazhit, që në fakt nuk korrespondon me realitetin e fjalës”, tha Shala.

Sipas tij, veprime të tilla mund të demoralizojnë stafin policor dhe të ndikojnë në funksionimin e strukturave të sigurisë.

“Fakti që shumica e zyrtarëve policorë tanimë edhe me pjesën e përcaktimit të pagës, pjesën e përcaktimit të rrezikshmërisë dhe baraspeshimi në aspekte të ndryshme administrative ka krijuar një pakënaqësi të madhe, interferimet dhe marrja e masave, të themi administrative, të ndikuara dhe të motivuara politikisht mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit, sepse ne kemi një element krucial. Elementi i asaj që nuk po kemi mundësi ta mbulojmë pjesën e nevojave tona me zyrtarë të rinj policorë për arsye që po janë të njohur me problematikën brenda strukturave policore, sepse problemet brenda policisë së Kosovës janë shumë më të thella dhe shumë më të rënda se ndoshta janë në shqyrtim të parë, për arsye që janë të mbingarkuar, kanë një mospërkrahje institucionale. Por, nevojat e tyre dhe të gjitha këto reflektojnë në një veprim ndoshta të motivuar, që sipas të gjitha gjasave politikisht, për suspendimin e zyrtarëve policorë”, tha Shala.

Shala shtoi se deri tani ky mekanizëm ka funksionuar në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike, duke ruajtur imazhin dhe llogaridhënien brenda Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kontrollin e brendshëm dhe kontrollin e jashtëm. Pra, në kuadër të kontrollit të brendshëm hyjnë të gjitha masat disiplinore që vijnë nga ana e zyrtarëve policorë dhe që ndërmerren. Pra, në kuadër të kësaj kemi veprime të caktuara hetimore preliminare dhe në rast se ka elemente kriminale apo të veprës penale, më pas delegohen te mekanizmi i jashtëm që është IPK-ja. Deri në këtë masë, kontrolli i brendshëm deri më tani ka qenë në masën më të madhe të pandikuar politikisht për marrjen e veprimeve të caktuara për ta ruajtur imazhin e policisë së Kosovës dhe për të garantuar llogaridhënie brenda mekanizmit përkatës, por në fakt tanimë nga ndryshimet e këtyre viteve që kemi lënë pas, vërehet një tendencë e nivelit politik të interferojë brenda kontrollit të brendshëm policor”, tha Shala./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara