Lajmet

Në Bosnje gazetarët dhe aktivistët protestojnë kundër ligjit për shpifjen

Qeveria thotë se ligji i ndryshuar është për të parandaluar dezinformimin.

Published

on

Miratimi i një ligji që kriminalizon shpifjen në Republikën Serbe të Bosnjës, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aid Mershiç ka përfshirë në debate të ashpra ligjvënësit opozitarë, vëzhguesit e medias dhe Bashkimin Evropian.

Gazetarët në të gjithë Bosnjën po punojnë nën hijen e një ligji të ri për shpifjen që rrezikon t’i përndjekë ata penalisht.

Qeveria thotë se ligji i ndryshuar është për të parandaluar dezinformimin.

Por gazetarët, aktivistët e të drejtave civile dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se ndryshimet do të kufizojnë lirinë e medias dhe do t’i vënë në rrezik gazetarët.

“Është krijuar një mjedis ku gazetarët konsiderohen si kriminelë, që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun, se nuk duhet t’u besohet dhe se ndonjëherë lejohet sulmi ndaj tyre”, thotë Sinisha Vukeliç, Kryetar i Klubit të Shtypit të Banja Lukës.

Në parlamentin rajonal të Republikës Serbe të Bosnjës, pjesëtarët e opozitës gjithashtu kritikuan ndryshimet.

“Me këtë ligj sigurisht që po kthehemi 10 hapa pas dhe ky është padyshim fillimi i një diktature”, thotë Milan Petroviç nga Partia Demokratike Serbe.

Borka Rudiç, kryetare e shoqatës së gazetarëve të vendit, thotë se disa pjesë të Bosnjës janë tashmë një mjedis i vështirë për mediat.

“Republika Serbe po bëhet, ose tashmë është, një vrimë e errët kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit”, thotë për Zërin e Amerikës, Borka Rudiç, kryetare e Shoqatës së Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Presidenti i qeverisë rajonale i ka hedhur poshtë shqetësimet.

“Kjo nuk ka për qëllim shuarjen e lirisë së medias, lirisë së fjalës, por është kundër spekulimeve dashakeqe për abuzim me hapësirën publike dhe median”, thotë Presidenti i qeverisë rajonale, Radovan Vishkoviç.

Deri kur ligji rajonal u miratua në muajin korrik, shpifja ishte një çështje civile. Por tani gazetarët rrezikojnë gjoba deri në 3200 dollarë dhe veprime të tjera ligjore që mund ta bëjnë më të vështirë hulumtimin e çështjeve të ndjeshme.

Aleksandar Zholja është pjesë e Asamblesë Qytetare të Helsinkit, një organizatë joqeveritare që avokon për një shoqëri civile më të fortë. Ai thotë se bërja e shpifjes një vepër penale në Republikën Serbe krijon mundësinë që mediat e akuzuara për shkelje të kontrollohen.

“Procedura penale është e ndryshme nga ajo e kundërvajtjes. Ata mund të vijnë në redaksi, të marrin telefonat, kompjuterët tanë, të shohin kontaktet, korrespondencën e gazetarëve. Këto të dhëna duhet të mbrohen”, thotë Aleksandar Zholja nga Asambleja Qytetare e Helsinkit.

Attila Mong nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se ligjet penale për shpifjen që synojnë gazetarët nuk kanë vend në një demokraci.

“Ka shumë mënyra të tjera për të mbrojtur reputacionin e dikujt. Ka ligje civile, ligje për privatësinë apo për shpifjen. Pra, shpifja si vepër kriminale nuk është e nevojshme të përdoret kundër gazetarëve. Rreziku është se mund të abuzohet nga njerëz, veçanërisht individë dhe politikanë të fuqishëm”, thotë Attila Mong nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Bosnje-Hercegovina ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka dekriminalizuar shpifjen më shumë se 20 vjet më parë. Por, vendimi i Asamblesë Rajonale të Republikës Serbe të Bosnjes e ndryshoi këtë.

Ligjvënësit e saj po hartojnë gjithashtu një ligj që synon organizatat joqeveritare që marrin fonde të huaja.

Presidenti Reublikës Serbe, Milorad Dodik, thotë se ky projektligj është i ngjashëm me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të SHBA-së, i njohur si FARA.

Por ekspertët thonë se projektligji është më i afërt me reagimin që Rusia e ka pasur ndaj FARA-s, një ligj që është përdorur për të heshtur kritikët.

“Ligji që Dodiku thotë se është tërësisht amerikan, në fakt është një ligj absolutisht rus që ka ndryshuar prej vitesh. Prej kësaj u shkatërrua shoqëria civile në Federatën Ruse dhe mund të ndodhë edhe këtu”, thotë zoti Zholja nga Asambleja Qytetare e Helsinkit.

Kjo është hera e katërt që qeveria rajonale përpiqet të miratojë një ligj për agjentët e huaj. Përpjekjet e tjera u hodhën poshtë për shkak të presionit publik./VOA/

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara