Lajmet

​Ndryshimet në Gjinekologji, ministri Vitia jep detaje

Published

on

Ndryshimet dhe kushtet më të mira në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK tanimë janë të dukshme. Kjo pas investimit në katër reparte në këtë klinikë, ku nuk do të mungojnë as shërbime të reja, të cilat do të shërbehen për herë të parë në institucionet publike në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se në repartin e lehonave nga dhjetë shtretër që kanë qenë dikur, tani e tutje në dhomë do të jenë vetëm dy shtretër me një banjë.

Vitia ka theksuar se do të transformohen rrënjësisht edhe ambulantet specialistike, ku zakonisht në to ka pasur kaos nga gratë kur kanë ardhur për kontroll gjinekologjike.

“Do të jenë katër reparte në Klinikën e Gjinekologjisë,,,00:17 në të cilat do të ketë transformim rrënjësorë. E para do të jetë reparti i lehonave, ku nga ato dhomat e mëdha me tetë-10 shtretër, tani e tutje secila dhomë do të ketë vetëm dy shtretër dhe banjën e tyre brenda këtyre dhomave. Do të transformohen rrënjësisht, ambulantet specialistike, ku ka pasur zakonisht një kaos nga gratë dhe vajzat kur kanë ardhur për kontroll gjinekologjike, dhe tani e tutje për shkak edhe të infrastrukturës që është investuar aty, edhe për shkak të patient floë që kemi bërë nuk do të ketë më probleme të kësaj natyre”, ka thënë Vitia.

Vitia ka shtuar se gratë nuk do të kenë më nevojë që të dalin jashtë shtetit apo të kontrollohen në sektorin privatë, sepse në Klinikën e Gjinekologjisë do të bëhet shërbimi i IVF, amniocentezës dhe mjekësisë fetale, të cilat do të kryhen për herë të parë në institucionet publike të Kosovës.

“Kemi punuar në tre drejtime, shërbimi i parë IVF i cili tani më ka kaluar të gjitha procedurat dhe vetëm po presim që të vinë aparaturat, për këtë shërbim që të kryhet edhe në institucionet publike për herë të parë në Republikën e Kosovës, amniocenteza një metodë diagnostikuese shumë e rëndësishme, e cila nuk është kryer më herët në institucionet shëndetësore publike por vetëm në ato private dhe mjekësia fetale e cila është një njësi jashtëzakonisht e rëndësishme për detektimin e hershëm, çoftë të anomalive problemeve të tjera me frytin gjatë kohës së shtatzënisë. Bashkë me transformimin rrënjësorë dhe kushtet e mira për pacientët në Klinikën e Gjinekologjisë, ky vit do të na gjejë edhe me tre shërbime të reja që gratë dhe vajzat tona për shkak të mungesës së këtyre shërbimeve në sektorin publik janë detyruar t’i marrin këto shërbime ose në sektorin privat ose jashtë vendit”, ka shtuar ai.

I gjithë ky investim i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë rreth pesë milionë euro, dy milionë vetëm në pjesën infrastrukturore, mbi një milion pajisjet për IVF dhe të tjerat.

Ministri Vitia ka theksuar se ka pasur edhe donacion nga një organizatë përmes ambasadës greke.

“I gjithë investimi në pjesën e gjinekologjisë vetëm sa i përket pjesës infrastrukturore është mbi dy milionë, mirëpo aty ka edhe investime të tjera, rreth mbi një milionë e gjysmë pajisjet për IVF-in, ka pajisje për mjekësinë fetale, kemi pasur edhe donacion një pjesë nga një organizatë që na ka ndihmuar shumë përmes ambasadës greke në këtë njësi, por janë diku rreth pesë milionë ndoshta edhe më shumë investime në total”, ka theksuar Vitia.

Për herë të fundit në vitin 2003 në Klinikën e Gjinekologjisë është rinovuar salla e lindjes.

Lajmet

Arrestohet një 24-vjeçar, dyshohet për keqpërdorim me kartela bankare

Published

on

By

Është arrestuar një 24 vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit””, thuhet në njoftimin e policisë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus.

Osmani përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook tha se me Yunus kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

Osmani thotë se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit.

Në takim me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit“, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në New York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Published

on

By

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt u mbajt ditën e sotme, në orën 12:00, shkruan A2.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës./D.B/KP

Continue Reading

Botë

​Erdogan mbërrin në Uashington për takim me Trumpin

Published

on

By

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), mbërriti në Uashington nga Nju Jorku për një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Avioni me të cilin udhëtoi presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdogan, u ul në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, që ndodhet në një distancë të shkurtër nga kryeqyteti.

Në aeroportin e bazës së përbashkët “Andrews”, presidenti Erdogan dhe delegacioni i tij shoqërues u pritën nga ambasadori turk në Uashington, Sedat Onal dhe zyrtarë të tjerë.

Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.

Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.

Erdogan dhe Emine Erdogan udhëtuan nga aeroporti për në Blair House, pjesë e Shtëpisë së Bardhë, ku do të kalojnë natën.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan u pa duke marrë masa të gjera sigurie rreth Blair House./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara