Kulturë

Ndryshimet e yjeve të Hollywood-it gjatë viteve

Koha kalon shpejtë edhe për aktorët të cilët dikur ishin yje personazhe të fëmijëve.

Published

on

Disa nga ata ju ende i njihni si në rolet që i keni parë disa vite më parë, ndërsa disa prej tyre kanë vazhduar me aktrim duke u bërë yje të Hollywood-it. Ndërsa ka edhe prej atyre vështirë vërehen se kush janë.

Megjithatë, shumë prej tyre vazhdojnë të jenë pjesë e serialeve dhe filmave që bëhen sot e kësaj dite, madje edhe me ata aktorë që kishin luajtur bashkë dekada më parë kur ishin fëmijë./UBTNews

Këtu janë vetëm disa prej tyre:

Adam Sandler dhe Cole Sprouse në vitin 1999 dhe tani.
Jennifer Lopez dhe Tyler Posey në vitin 2002 dhe tani.
The Rock dhe Madison Pettis në vitin 2007 dhe tani.
Jack Black dhe Miranda Cosgrove në vitin 2003 dhe tani.
Liam Neeson dhe Thomas Brodie Sangster në vitin 2003 dhe 2017.
Jennifer Aniston dhe Sarah Hyland në vitin 2003 dhe tani.


Kulturë

Heronj të Heshtur: Kur Jeta u Rrezikua për Çdo Fletë Librash

Published

on

5 Historitë e Mëdha të Heronjve të Heshtur që Ruajtën Dijën

  1. Rënia e Bagdadit, 1258 – Kur mongolët shkatërruan Shtëpinë e Urtësisë, shumë libra u hodhën në lumin Tigër. Disa dijetarë i shpëtuan dorëshkrimet duke i fshehur dhe transportuar në Persi dhe Damask.
  2. Murgjit irlandezë pas rënies së Romës – Ata kopjuan me dorë tekstet klasike të Aristotelit, Virgjilit dhe Ciceronit, duke ruajtur lidhjen mes antikitetit dhe Rilindjes Europiane.
  3. Murgu Wang Yuanlu, Kina –  Fshehu mbi 40,000 dorëshkrime budiste pranë Dunhuang, duke i ruajtur nga lufta dhe shkatërrimi për rreth 1,000 vjet.
  4. Arkiva sekrete e getos së Varshavës, Lufta e Dytë Botërore – Historiani Emanuel Ringelblum dokumentoi jetën e hebrenjve, duke fshehur dokumentet në kanaçe qumështi; një veprim i fundit i rezistencës për të mbajtur të gjallë të vërtetën.
  5. Bibliotekat e Timbuktut, 2012 – Abdel Kader Haidara shpëtoi mbi 300,000 dorëshkrime antike nga grupet xhihadiste duke përdorur familje dhe karroca për t’i çuar në siguri.

Continue Reading

Kulturë

Kosova në Panairin e Librit në Leipzig 2026

Published

on

Kosova prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në Panairin e Librit të Leipzig-ut përmes një programi të pasur të ngjarjeve letrare dhe rreth 100 titujve, përfshirë vepra letrare dhe joletrare në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Që nga viti 2019, Biblioteka Kombëtare promovon vazhdimisht autorët nga Kosova dhe letërsinë shqipe në panairin më të madh dedikuar autorëve.
Ngjarjet e organizuara nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK)
KUJTESË E KONTESTUAR, ZËRA TË LIDHUR: LETËRSIA DHE POLITIKA NË BALLKAN
Panelistë: Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi, Nerimane Kamberi
Data: 19 mars 2026
Ora: 10:30–11:30
Vendi: Translate Forum / Salon International (Hall 4, C403)
GJUHË TË VOGLA, HISTORI TË MËDHA: LETËRSIA SHQIPE NË KONTEKST GLOBAL
Panelistë: Arbër Selmani, Meliza Krasniqi, Eli Krasniqi
Data: 20 mars 2026
Ora: 11:00–11:30
Vendi: Global Perspectives Forum (Hall 4, E303)

Continue Reading

Kulturë

Ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” Hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Published

on

13 mars në orën 19:00, Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të presë hapjen solemne të ekspozitës “Butësia kontrollon fortësinë”, realizuar nga artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl, dhe e kuruar nga Blerta Hoçia.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 maj 2026 në hollin e ekspozitave të bibliotekës, duke ofruar një përvojë artistike që eksploron kontrastin mes butësisë dhe fuqisë në artin bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Shfaqja “Nyja e Gidonit” sonte dhe nesër në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

By

Drama “Nyja e Gidionit”, me autore Johnna Adams dhe nën regjinë e Hana Qenës, ngjitet sonte dhe nesër në skenë për të ofruar një përballje të fuqishme emocionale që zë fill brenda mureve të një klase shkolle.

Kjo hapësirë, që zakonisht simbolizon edukimin, në këtë produksion shndërrohet në një territor tensioni dhe sfide ku takimi mes një nëne dhe një mësueseje tejkalon kornizat e një dialogu të thjeshtë.

Përmes interpretimeve të aktoreve Irena Aliu dhe Maylinda Kosumovic, shfaqja zbërthen në kohë reale një përplasje botëkuptimesh mbi përgjegjësinë prindërore, dhunën dhe bullizmin në shkollë, duke e vendosur publikun përballë një nyjeje të pazgjidhshme morale.

Realizimi i kësaj drame ka bërë bashkë një ekip profesionistësh, ku dramaturgjia është punuar nga Zoga Çeta Çitaku, ndërsa vizualiteti i skenës mban vulën e skenografit Burim Arifi dhe kostumografes Hana Zeqa.

Atmosfera plotësohet nga muzika e kompozitorit Ger Kacerja dhe elementet e veçanta të animacionit, të realizuara nga Flaka Kokolli, Elsa Talla, Leonita Thaqi dhe Diellza Franca.

Pjesë e rëndësishme e projektit janë edhe asistentja e regjisë Fluturë Nishori, inspicientja Nazmije Krasniqi, dizajnerja Nita Qahili dhe fotografi Kushtrim Haxha.

Shfaqja, e cila trajton tematika jetike të sistemit arsimor dhe marrëdhënieve njerëzore, i pret shikuesit sonte dhe nesër me fillim nga ora 20:00.

 

Continue Reading

Të kërkuara