Lajmet

Ndikimi rus në Ballkan, cenim i korrelacioneve strategjike

Kosovës i duhet urgjentisht rivlersimi komplementar i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Published

on

Pajiset e vazhdueshme të Serbisë me armatim rus dhe kinez, potencial i rrezikut të hapur për sigurinë në Ballkan

(Si duhet të reagoj dhe të veprojë Kosova me aleatët strategjik ShBA – NATO dhe Unionin Europian, karshi provokimit sistematik serb dhe rus në Ballkan.  Si duhet njohur strategjinë ruse në Ballkanin Perëndimor, e cila është e vendosur të refuzojë ndikimin e BE-së dhe SHBA-ve dhe të zvogëloj ndikimin rreth perimetrit e zgjerimit të NATO-së në rajon).

Shkruan: Prof. dr. Bahri Gashi

Në një situatë të pasigurisë, përmes provokimeve serike në Veri të Kosovës, shtimit të aktiviteteve kriminale, furnizimit të vashdueshëm me armatim modern nga Rusia dhe Kina për Serbinë, paraqesin ndikim serioz në ambientin strategjik të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

NATO-ja dhe ShBA-ja si partnere strategjike në ruajtjen e paqes në rajon, duhet të tregojnë aftësinë për një ridimensionim të ri gjeostrategjik, midis këtyre dy superfuqive botërore në përballjen e luftës Rusi – Ukrainë dhe ruajtjen e Paqes në Ballkan.

SHBA – ja ka intensifikuar angazhimet për siguri drejt Ballkanit, sidomos me vizitat e niveleve të larta në Kosovë, është ngritur lart – ‘Vija e Kuqe’, shqetësimi i Shteteve të Bashkuara lidhur me zgjerimin e lidhjeve bilaterale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Serbisë dhe Rusisë që nga viti 2012 dhe demostrimin me furnizimin e Serbisë nga Kina me rastin e fundit.

Sipas një raporti të vitit [2019] dërguar Kongresit, Departamenti i Mbrojtjes shpjegon në hollësi marrëdhëniet e zgjeruara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Kronologjia e shkëmbimit të paisjeve ushtarake, ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, ka shënuar intensifikim, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Serbi, ku Qeveria ndërmori hapa konkret për të intensifikuar marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe me Kinēn në teknologji të reja ushtarake.

Këto raporte u konkretizuan me nënshkrimin e disa marrëveshjeve zyrtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në nëntor të vitit 2013.

Sipas dakordimit, stërvitjet e para ndonjëherë ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë, me emrin e koduar, [SREM-2014], u zhvilluan po atë vit në Serbi, duke përfshirë në stërvitjen e përbashkët më shumë se 400 forca ajrore ruse dhe serbe.

Në vitin 2014, Forcat e Armatosura Serbe organizuan një Paradë dhe parakalim ushtarak për nderë të presidentit rus Vladimir Putin i cili ua ndryshi edhe datën e konfirmuar për takim në datën e festës të këtyre forcave vizitës së presidenti Putin, sipas kërkesës së tij.

Shqetësimi i ngritur është real, pasiguria po rritet në Ballkan, pasiqë ritmi i stërvitjeve dhe armatimit të Serbisë nga Rusia është rritur përgjat viteve 2014-2019 për të vazhduar edhe aktualisht në vitin aktual.

Serbia mori një dhuratë ushtarake të kombinuar me disa paisje të reja të sistemeve të radarëve dhe municione, prej tyre gjashtë avionë MIG-29 të përdorur rus në tetor të vitit 2017. Poashtu, Serbia ka porositur katër helikopterë sulmues ushtatak MI-35 dhe planifikon të porosis Sistemet e raketave tokë -ajër Pancir S1. Serbia gjithashtu mori paisje të motorrizuara manovruese, dhuratë prej 30 tankesh T-72 dhe 30 automjeteve BRDM-2 nga Rusia, si pako e dakordimit pa financim nga Serbia si pako e ndihmës ushtarake, që konsiderohet dhjetra miliona dollarë.

Dorëzimi i armëve kineze- sistemeve rakatore, në prill të këtij viti 2022 për të cilat Serbia ra dakord me Kinën në vitin 2019, ndodh në mes të luftës në Ukrainë. Serbia, përndryshe, do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Evropë. Rasti i njëjtë ka qenë edhe me dronët luftarakë kinezë CH-92A, të cilët i janë prezantuar publikut serb në korrik të vitit 2020.

Serbia duke qenë e “interesuar” për anëtarsim në BE, përkundër stagnimit dhe duke hezituar për në NATO, lidhjet speciale me Rusinë në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë të cilat janë rritur shumë, pastaj rasti me Kosovën ende i papërfunduar, e kanë vënë në situatë problematike këtë korrelacion të mundshëm politiko-ushtarak të “partneritetit” Veri-atlantik.

ShBA-ja dhe NATO me një plan afatshkurtë, duhet dhënë përgjigjie serioze Serbisë, duke i vënë kushte – sanksione në njërën anë, dhe në tjetrën anë aleatët e saj Kosova dhe Shqipëria në NATO, dy ushtrive t’iu akordohen programe të avansuara ushtarake, sidomos, përfshi Ushtrisë së Kosovës, t’i ofroj përmbushje të pajisjeve strategjike moderne ushtarake për Ushtrinë e Kosovës mbi disa komponente kyçe që synojnë dhe duhet ti kenë Ushtritë moderne:

– Intensifikimi i FSK- së – Ushtri në NATO;

– Sisteme të Mbrojtjes Inteligjente;

– Fluturake – Dron manovrues  për kontrollë të Hapsirës Ajrore dhe operacione ushtarake; Helikopter [Sikorsky MH-53 – SJGG]

– Sisteme të Avancuara të Mbrojtjes Ajrore PATRIOT- [MIM-104A];

– Teknologji të Përparuar ushtarake të sistemve të radarëve dhe komunikimit;

– Programe trajnuese dhe sisteme ushtarake [M.SI-IT] të mbrojtjes-Kundër sulmeve Hibride dhe Mbrojtjes Kibernetike;

– Kapacitete të reja në Industrinë e prodhimit të municioneve dhe pasijeve logjistike;

– Sistem të menaxhimit  shëndetësor Ushtarak, dhe;

– Bazë të përhershme ushtarake sinkronizuese për SHBA – të dhe NATO-në, e ndërveprueshme për misione paqëruejtëse në Ballkan.

Shteti ynë Kosova, duhet të intensifikoj në kohë reale, sipas një kalendari strikt këto korrelacione ushtarke me aleatët e vet strategjik. Domosdoshmëria e nismave të ShBA-ve dhe NATO-së, në hapat e përshpejtuar për anëtarësim në NATO dhe Union Europian, është imperativ i kohës.

Duke i trajtuar të gjitha çështjet e hapura, përfshi këtë dinamikë intenzive të partneritetit strategjik me ShBA – në dhe NATO-në në kuadër të ofrimit të sigurisë kolektive, përfshi KFOR-in, specifikisht në ngritjen e kapaciteteve të Mbrojtjes së Zgjuar, karrshi provokimeve sinkronizuese të serbve në Veri kundër integritetit dhe cenimit të sovranitetit të shtetit.

Përfundimisht, Kosovës i duhet urgjentisht rivlersimi komplementar i Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, duke i vënë në skenar për zbatim politikat e mbrojtjes së zgjuar.

Shënim:

(Autori është doktor shkence, ligjërues dhe njohës i politikave të sigurisë kombëtare – inteligjencës)

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara