Lajmet

Ndiheni vazhdimisht të lodhur, këto janë katër arsye të mundshme

Ndoshta po flini mjaftueshëm, por nuk po bëni gjumë cilësor – gjë që nuk ju ndihmon të pushoni vërtet.

Published

on

Ndiheni të lodhur gjatë ditës? Edhe pse mungesa e gjumit është arsyeja më e zakonshme dhe e dukshme, nuk është shkaku i vetëm. Ja pse ndodh kjo:

Ndoshta po flini mjaftueshëm, por nuk po bëni gjumë cilësor – gjë që nuk ju ndihmon të pushoni vërtet. Mjekët besojnë se kjo është për shkak të ritmit të shpehtë të jetës dhe faktit që përdorim shumë pajisje elektronike. Si rezultat, truri vazhdon të jetë aktiv, edhe kur mendoni se jeni duke fjetur.

Ushtrimi

Ose ushtroni shumë ose nuk ushtroni fare. Stërvitjet e shpeshta me intensitet të moderuar mund të zvogëlojnë lodhjen. Ushtrimi shumë i vështirë mund të shkaktojë një rritje të kortizolit dhe të shkaktojë vuajtje të trupit tuaj. Sigurohuni që të bëni mjaftueshëm ushtrime, madje edhe të shkoni për një shëtitje ndonjëherë është e mjaftueshme.

Dieta juaj

Të merrni proteina që sigurojnë energji nuk do të thotë që dieta juaj është e ekuilibruar. Duhet të përfshini frutat, perimet, produktet e qumështit dhe proteinat në menunë tuaj ditore për të pasur energjinë që ju nevojitet gjatë gjithë ditës.

Stresi është fajtor që nuk mund të pushoni

Kortizoli, domethënë, hormoni i stresit është në nivelin më të lartë në mëngjes dhe më të ulët në pasdite, dhe është gjëja e duhur që duhet bërë për të mbajtur ritmet normale të trupit tuaj. Stresi kronik e shkatërron këtë model, nivelet e kortizolit nuk bien gjatë natës, kështu që shanset për një gjumë të qetë janë të pakta.

Aktualitet

Rrënohen ndërtimet pa leje në Valbonë, Rama: Ndaleni këtë sport në hapësirat publike

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, teksa edhe ndau pamje nga heqja e ndërtimeve pa leje në luginën e Alpeve.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit (IKMT) njoftoi se shembi objektin 3 katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

Rama shtoi se duhet të ndalen të gjithë ata që e vazhdojnë këtë sport të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male.

“Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, theksoi më tej kreu i qeverisë.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

​Oktoberfest në Gjermani mbyllet përkohësisht për shkak të kërcënimit me bombë

Published

on

Autoritetet gjermane kanë mbyllur përkohësisht Oktoberfest në Munih për shkak të kërcënimit me bombë në një letër të shkruar nga një i dyshuar i akuzuar për vënien e zjarrit në një shtëpi, njoftoi policia lokale.

I dyshuari akuzohet për vënien e zjarrit në një ndërtesë në një mosmarrëveshje familjare ku mbeti i vdekur njëperson vdiq në atë incident.

Policia e Munihut tha në X se terreni i Oktoberfest, Theresienwiese, është kontrolluar plotësisht dhe nuk është gjetur asnjë rrezik, prandaj edhe Oktoberfest rifilloi pas orës 17:30.

Kryebashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, tha se mbyllja e festivalit pasoi një autor që kërcënonte Oktoberfestin.

Oktoberfest, i njohur si “Wiesn”, mbahet nga 20 shtatori deri më 5 tetor dhe është festivali më i madh i birrës dhe muzikës folklorike në botë./S.K/KP/DW/

Continue Reading

Aktualitet

​Trepça largon përkohësisht nga puna udhëheqësit e terminalit doganor

Published

on

Me vendim të kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, Faton Ahmeti, janë larguar përkohësisht nga puna katër udhëheqësit e terminalit doganor me inicialet B.N, M.Th., V.S. dhe M.ZH.

Vendimi është marrë në bazë të raportit dhe pas analizës së tij, në të cilin janë konstatuar shkelje të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara me rregulloren për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale më datë 30 korrik 2020, thuhet në një njoftim të kësaj ndërmarrjeje.

Trepça konfirmon përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet./ S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Osmani në samitin EPC, pritet nga mbreti e mbretëresha daneze

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson vendin në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

Para fillimit të samitit, presidentja Osmani u prit nga Mbreti Frederiku X dhe Mbretëresha Margreth II në Pallatin Amalienborg në Kopenhagë.

“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Edicioni i shtatë i Komunitetit Politik Evropian do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa, dhe do të ketë në fokus situatën e sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Evropa më e fortë e më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara