Sport

Ndeshjet e sotme në Champions League, spikat super dueli City-PSG

Published

on

Magjia e Champions League vazhdon sot me nëntë takime të tjera, të cilat janë pjesë e javës së shtatë të fazës së grupeve. Ndeshjet e sotme premtojnë shumë emocione, me disa përballje interesante që do të mbajnë tifozët ngjitës pas ekranit.

Në fokus të takimeve të sotme është përballja mes Mançester Sitit dhe PSG-së, një duel që pritet të jetë spektakolar dhe do të zhvillohet në orën 21:00. Kjo është padyshim supersfida e mbrëmjes, me dy nga ekipet më të fuqishme evropiane që do të luftojnë për fitore.

Përveç këtij dueli të rëndësishëm, do të zhvillohen edhe ndeshje të tjera me ekipe të njohura si Milani, Arsenali, Bajerni, Real Madrid dhe Interi, të cilët gjithashtu premtojnë emocione të forta për tifozët.

Një tjetër moment interesant do të jetë derbi kuqezi, pasi dy shqiptarët Qazim Laçi te Sparta e Pragës dhe Kristjan Asllani tek Interi pritet të nisin nga minuta e parë, duke i shtuar një tjetër ngjyrim kombëtar kësaj jave të Champions League.

Të gjithë këto përballje janë të rëndësishme për të avancuar më tej në garën më të prestigjioze të futbollit evropian./UBTNews/

 

Lajmet

​Kurti pas ndeshjes: Barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1–1 ndaj Zvicrës në ndeshjen vendimtare të Grupit B, rezultat që i siguroi Kombëtares së Kosovës kualifikimin historik në fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026.

Kurti theksoi se barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv dhe tregues i rritjes së madhe të futbollit kosovar.

“Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026. Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës,”, ka shkruar ai.

Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë me 11 pikë, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në playoff-in e kualifikimeve për Botërorin, një moment historik për futbollin e vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e fortë përballë Zvicrës, synimi Botërori 2026 mbetet i gjallë

Published

on

Ndeshja e fundit të Grupit B për kualifikimet e Botërorit 2026 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1–1.

Ruben Vargas kishte kaluar Zvicrën në epërsi në minutën e 47-të, ndërsa Florent Muslija barazoi për Kosovën në minutën e 74-të, duke vendosur shifrat përfundimtare.

Me këtë rezultat, Zvicra mbyll grupin në vendin e parë me 14 pikë dhe siguron kualifikimin direkt për në Botëror.

Kosova përfundon e dyta me 11 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e play-off-it, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

Ky rezultat shënon një sukses historik për Dardanët, që për herë të parë arrijnë të përfundojnë si të dytët në grup në kualifikimet për një Kupë Botërore dhe të sigurojnë mundësinë për të luftuar për një vend në Botëror përmes play-off-it./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Perisic: Kapiteni im në Milan, por unë mbështes Interin në derbi

Published

on

Kroacia arriti një fitore të rëndësishme me rikthim kundër Malit të Zi, ku golin vendimtar e shënoi Ivan Perisic. Pas ndeshjes, lojtari foli për Sportmediaset, duke theksuar karakterin e ekipit të tij.

“Po, Kroacia është ende atje. Ne ndryshuam disa lojtarë, filluam dobët, por si zakonisht, treguam karakter, luftuam deri në minutën e fundit dhe fituam. Kjo është gjëja e rëndësishme,” u shpreh Perisic. Ai shtoi se bashkëpunimi i ekipit është çelësi i rezultateve të mira: “Në vitet e fundit, ne gjithmonë kemi treguar se jemi një ekip dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate të mira.”

Tutje, Perisic foli edhe për derbin e madh të Serie A mes Interit dhe Milanit, që do të zhvillohet këtë të dielë. “Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i Interit. Tani kapiteni im, Modric, po luan për Milanin. Do ta shohim. Unë jam për Interin, ai është për Milanin. Do të shohim çfarë do të ndodhë të dielën,” tha kroati.

Kjo fitore vjen si një konfirmim i forcës së Kroacisë para Kupës së Botës, ndërsa vëmendja tashmë zhvendoset tek sfida e Serie A që pritet të jetë me shumë emocione./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Alcaraz tërhiqet nga Kupa Davis për shkak të lëndimit

Published

on

Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz është detyruar të tërhiqet nga përfaqësimi i Spanjës në Kupën Davis për shkak të një edeme në muskulin e kofshës së djathtë.

Ai pritej t’i bashkohej së shpejti ekipit kombëtar në Bolonjë, ku Spanja po përgatitej për ndeshjen e parë të fazës grupore kundër Republikës Çeke.

Ky është një zhvillim zhgënjyes për Alcaraz, i cili edhe pse kishte përjetuar shqetësime gjatë finaleve të ATP kundër Jannik Sinner, kishte shprehur vendosmërinë për të qenë pjesë e skuadrës spanjolle dhe për të ndihmuar në synimin për të fituar Kupën Davis.

Federata spanjolle pritet të njoftojë së shpejti zëvendësuesin e tij në skuadër./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara