Aktualitet

Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Zeqir Shala

Lajmin e ka bërë të ditur sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Published

on

Ka ndëruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka informuar se varrimi i Shalës do të bëhet sot.

“Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Zeqir Shala nga fshati Vuçak i Drenasit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 22.03.2023, në orën 15:00 në varrezat e fshatit Vuçak. Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!”, është bërë e ditur në njoftim.

Vendi

Rama e quan “show politik” dërgimin në Prokurori të kontratës për ndriçimin publik nga LVV

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka cilësuar si “show politik” veprimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin lidhur me kontratën për ndriçimin publik në kryeqytet.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama ka kritikuar përfaqësuesit e LVV-së, duke pretenduar se ata nuk kanë paraqitur propozime konkrete në Kuvendin e Kryeqytetit për përmirësimin e çështjes së ndriçimit publik.

“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë. Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit ndonjë propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës? Apo keni hi n’asamble me e luajt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin? Punoni, more, najsen”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij vjen pasi shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, dhe deputeti Ilir Kërçeli njoftuan se kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale dokumentacionin për kontratën e ndriçimit “Smart”, duke pretenduar se ka pasur dallime të mëdha në çmime dhe dëmtim të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara