Lajmet

Ndërmarrja Trepça eksporton këtë sasi koncentrat të plumbit

Published

on

Ndërmarrja publike Trepça ka eksportuar dje (e mërkurë) mbi 200 tonë koncentrat të plumbit. Sipas kësaj ndërmarrje, eksporti u bë nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg.

“Me datë 4.9.24 Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka eksportuar koncentratin e plumbit “K/Pb” nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit të plumbit është 237.50T”, thuhet në njoftimin e kompanisë Trepça.

Ndryshe gjatë muajve të fundit, në këtë ndërmarrje pati vonesa në ekzekutimin e pagave për minatorët, të cilët vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësi për vonesa në paga. Gjatë muajit qershor ishin zotuar se përderisa nuk i merrnin pagat që u takojnë, do të nisnin punën si minatorë.

Ndërsa rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit.

Para pak ditësh nga Pakoja për Reingjallje Ekonomike, qeveria aktuale ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, të cilët kanë mbetur pa i marrë ato tash e tre muaj.

Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, nga Zyra për Komunikim me Publikun në ndërmarrjen Trepça, patën bërë të ditur se në vitin 2021 qeveria e Kosovës ka ndarë afro 8 milionë euro, e njëjtë edhe në vitin 2022. Ndërkaq, në vitin 2023 kishte ndarë mbi 8 milionë euro.

Lajmet

Nis gjykimi i të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

Published

on

By

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të dyshuarit që po mbahen në paraburgim dhe që janë paraqitur në seancë nën masa të rrepta sigurie. Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe familjarët e të dyshuarve.

Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”. Të dyshuarit janë arrestuar pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre sulmues të tjerë u vranë.

Përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Ndërkohë, besohet se ai dhe shumica e pjesëtarëve të grupit të armatosur ndodhen në Serbi.

Seanca përgatitore ishte paraparë për 25 shtator, por avokatët e të arrestuarve kërkuan shtyrje, duke theksuar se kishin marrë aktakuzën me vonesë dhe se kishin nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur. Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi që gjykimi të vazhdojë edhe për ata të dyshuar që janë në arrati, një kërkesë e cila u kundërshtua nga avokatët, të cilët theksuan se kjo nuk është e parashikuar në ligjet e Kosovës.

Në përfundim, gjyqtari i rastit, Arben Hoti, njoftoi se do të kërkojë një opinion juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e Ligjit lidhur me gjykimin në mungesë dhe shtoi se ka kushte për të gjykuar ata që ndodhen në paraburgim në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

SHBA dhe BE në bisedime për paqe në Ukrainë

Published

on

By

Një delegacion i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga dërguari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe senatori Marco Rubio, pritet të zhvillojë sot në Paris një raund bisedimesh me përfaqësues evropianë, me synimin për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

Takimi do të përfshijë gjithashtu Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe përfaqëson një angazhim të nivelit të lartë transatlantik për paqen, që prej shpërthimit të konfliktit në vitin 2022. Bisedimet konsiderohen të një rëndësie të veçantë, veçanërisht në një periudhë kur Uashingtoni ka qenë më i rezervuar në konsultimet me aleatët e tij evropianë.

Delegacioni amerikan pritet të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron dhe ekipin e tij për të diskutuar planet e ardhshme dhe strategjitë e mundshme që do të çonin drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.

Pas këtij takimi, Sekretari i Shtetit i SHBA-së do të zhvillojë një raund të dytë bisedimesh me Lammy dhe homologët nga Franca dhe Gjermania. Në diskutime do të marrin pjesë edhe këshilltarë të lartë të sigurisë nga disa shtete evropiane, me fokus të veçantë mbi mënyrën më efikase për ndalimin e luftimeve dhe rivendosjen e paqes në Ukrainë.

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Steve Witkoff do të informojë për takimin e tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin, i cili u zhvillua javën e kaluar. Ndërkohë, burime diplomatike evropiane kanë bërë të ditur se do t’i kërkojnë SHBA-së një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës.

“Ne duam që SHBA të përdorin pak më shumë shkop,” tha një zyrtar evropian, duke nënvizuar nevojën për më shumë presion ndaj Rusisë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje paqeje pa kushte.

Continue Reading

Lajmet

Një i arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën mbrëma ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale në qytetin e Podujevës.

I dyshuari, me inicialet E.M., është arrestuar në rrugën “Ali Ajeti”, ndërsa gjatë aksionit është kryer edhe kontroll në një lokacion të caktuar, ku janë sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë e konsiderueshme parash, si dhe dëshmi të tjera të mundshme.

“Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i lokacionit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, një laptop, një shumë parash etj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore e Hemofilisë

Published

on

By

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë.

Kjo është një ditë ndërgjegjësimi për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut, që gjithashtu shërben për të mbledhur fonde dhe për të tërhequr vullnetarë.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të ditëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku. Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Continue Reading

Të kërkuara