Aktualitet
Ndani 15 minuta në ditë për marketing
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMarketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos bërit asgjë dhe të bërit diçka të vogël çdo ditë është shumë i madh.
Gjatë muajit të fundit unë jam lidhur me tre ndërmarrës të cilët më thanë se shumë rrallë kanë bërë marketing për veten ose për biznesin e tyre të vogël.
U befasova shumë. Njëri është shkrimtar i pavarur, tjetri zotëron një agjenci të marrëdhënieve publike dhe i treti drejton një firmë programesh. Secili është i suksesshëm por të gjithë prej tyre cituan mungesën e kohës si arsyen kryesore se pse ata nuk bënin marketing. Ata nuk janë vetëm.
Sipas “Unfusionsoft”, afërsisht një prej pesë pronarëve të bizneseve të vogla nuk planifikon të përdorë marketingun digjital. Prej atyre të cilët e përdorin, 49 përqind merren me marketingun si pjesë e detyrave të tyre.
Unë u thashë të tri kontakteve të mia se injorimi i marketingut është një ide e keqe, dhe mund të ngadalësojë rritjen e kompanisë së tyre. Këtu janë katër këshilla të cilat i ndava me kolegët e mi që t’i ndihmoj ata të të tregtojnë më mirë për vetëm disa minuta çdo ditë, transmeton Ekonomia Online.
Filloni me ide të reja
Para se të tregtoni në mënyrë efikase brenda disa minutave në ditë ju duhet të kaloni disa orë duke menduar për ide të reja të asaj që po kërkoni të arrini. Ju keni nevojë për një plan për të ditur se si do t’a bëni marketingun çdo ditë. Identifikoni se cilat janë qëllimet dhe taktikat potenciale dhe pastaj ekzekutoni ato.
Ju mund të jeni të interesuar për të fituar më shumë konsumatorë ose të vendosni autoritet në fushën tuaj, e cila kërkon të mësoni se ku qëndrojnë ata online. Le të themi se ka blogje të veçanta që audienca juaj e shënjestruar i lexon. Kërkon vetëm pak kohë çdo ditë të komentoni në artikuj, të ndani disa prej tyre në media sociale dhe të lidheni me autorët dhe redaktorët.
Këtë bëra unë duke shkruar për publikime të lexuara nga tregtarët dhe pronarët e biznesit, duke marrë kohën që të bëhem aktiv me këto komunitete përderisa lidhesha. Por para se të zhytesha në shkrime për bloge të fokusuara në marketing, kisha një plan veprimi. Unë mora një qasje të qëllimshme drejt marketingut. Edhe ju keni nevojë për këtë, ose mund që qasjet tuaja të jenë pa nje qëllim.
Filloni me vetëm një aktivitet marketingu
Në fillim, eliminoni mundësitë e tepërta dhe fokusohuni vetëm në një kanal dhe aktivitet marketingu. Fokusohuni në një kanal të vetëm, si p.sh. në marketingun në LinkedIn, një emision ose në Quora. Fokusohuni vetëm në një aktivitet marketingu si në bashkëveprimin tuaj me grupet në Facebook.
Kam parë biznese të vogla të cilat fokusohen vetëm në emaile për të krijuar një dialog me audiencën e tyre të shënjestruar përderisa të tjerët kanë kaluar kohën e tyre duke u intervistuar në shumë emisione të industrisë. Kjo qasje merr pak kohë, ju jep mundësinë të fokusoheni në prioritetet tuaja dhe ju jep kohështrirje që të zhyteni thellë në një taktikë.
Nuk ka asnjë qasje ‘’një sasi u përshtatet të gjithave’’. Duhet të vendosni se çfarë marketingu funksionon për ju. Kur shihni rezultate, filloni të shkallëzoni përpjekjet tuaja të marketingut në disa kanale dhe taktika njëherazi, por vetëm kur të keni më shumë frekuenca.
Krijoni një shprehi marketingu
Është e lehtë të injoroni marketingun kur biznesi është i mirë. Filloni marketingun 15 minuta në ditë që të bëni atë një shprehi të qëndrueshme.
Provoni të punoni në përpjekjet tuaja të marketingut në të njëjtën kohë të ditës si çdo ditë. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të mbani në mend atë detyrë dhe do të keni më shumë gjasa që ajo të bëhet pjesë e rutinës tuaj të rregullt.
Nëse e bëni këtë proces të rrjedhë në këtë mënyrë me shumë gjasa do të qëndroni në të përderisa ju ende formoni shprehinë. Kjo mund të ketë domethënien që të bleni një mjet për të automatizuar një pjesë të procesit ose të bëni kërkime për të kuptuar mënyra alternative të ekzekutimit të një taktike të veçantë.
Por, provoni të identifikoni dhe menaxhoni çfarëdo çështje që e bën marketingun irritues që të përmirësoni gjasat që të vazhdoni të investoni në ushtrime.
Shpërbleni veten
Për të qëndruar të emocionuar për shprehinë tuaj ditore të marketingut, shpërbleni veten pasi të keni arritur një gjë të veçantë ose pasi t’i jeni dedikuar vazhdimisht marketingut për një kohë.
Ju mund të shpërbleni veten me çokollatë( e cila zakonisht nuk ju lëndon) por ju rekomandoj që të zgjeroni investimet tuaja në marketing për të mbështetur më tutje progresin tuaj. Pavarësisht se a keni ndërtuar një listë emailesh të 800 abonentëve ose keni promovuar në mënyrë të suksesshme biznesin tuaj për gjashtë muaj, ndani një pjesë të buxhetit tuaj nga diku që të zgjeroni përpjekjet tuaja të reklamave ose eksperimentoni me një taktikë të re të cilën doni ta provoni.
Jepni vetes mundësinë që të testoni diçka të re ose të rrisni atë që tashmë po ju angazhon juve dhe audiencën te e cila po provoni të arrini. Me çdo arritje, ngadalë rrisni atë që po bëni me marketingun për të parë rezultate të vazhdueshme për organizatën tuaj. (Brian Honigman /Entrepreneur)
(Autori është këshillues i Përmbajtjes së Marketingut dhe Kryeshef Ekzekutiv i Honigman Media)
You may like
Vendi
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
Published
3 hours agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit, pasi gjykata më e lartë në vend e rrëzoi të mërkurën një dekret të presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit pas moszgjidhjes së presidentit në një seancë më 5 mars. Dekreti, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk ka efekt juridik.
Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit nga 6 marsi, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje.
“Të konstatojë që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin
brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij
Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [shpërndarja
e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex
constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të
zhvillohen brenda 45 ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66
[Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u tha në vendim.
Vendimi vjen pasi në fillim të këtij muaji Kushtetuesja e kishte pezulluar përkohësisht deri më 31 mars dekretin e presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo ia kishte ndaluar çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe punën e Kuvendit deri në përfundim të pezullimit.
Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit ishte dorëzuar nga kryeministri i Albin Kurti në emër të Qeverisë./REL/
Aktualitet
Iranit i përgjigjet “negativisht” propozimit të SHBA-së për përfundimin e luftës
Published
3 hours agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Media shtetërore iraniane, Press TV, duke cituar një “zyrtar të lartë të sigurisë politike”, njoftoi se Irani ka hedhur poshtë një propozim të Shteteve të Bashkuara që synonte përfundimin e konfliktit aktual, raporton BBC.
Megjithëse burimi mbetet anonim, raportohet se qëndrimi zyrtar i Teheranit është i prerë: “Irani do t’i japë fund luftës kur të vendosë vetë dhe kur të plotësohen kushtet e tij.” Zyrtarët iranianë kanë theksuar vazhdimisht se kërkojnë një përfundim të plotë të luftës dhe jo thjesht një armëpushim të përkohshëm.
Pesë kushtet e Iranit
Sipas raportimeve, pala iraniane ka paraqitur pesë kërkesa kyçe për arritjen e një marrëveshjeje:
- Ndalimi i plotë i agresionit: Pushimi i menjëhershëm i të gjitha sulmeve dhe atentateve nga ana e armikut.
- Garanci sigurie: Krijimi i mekanizmave konkretë që sigurojnë që lufta të mos i imponohet përsëri Republikës Islamike.
- Dëmshpërblimet: Pagesa të garantuara dhe të përcaktuara qartë për dëmet e luftës dhe reparacionet.
- Zgjidhja rajonale: Përfundimi i luftës në të gjitha frontet dhe për të gjitha grupet e rezistencës të përfshira në rajon.
- Sovraniteti detar: Njohja ndërkombëtare dhe garancitë mbi të drejtën sovrane të Iranit për të ushtruar autoritet mbi Ngushticën e Hormuzit.
Pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për të vijuar bisedimet përmes kanaleve të ndryshme diplomatike, Teherani i ka cilësuar propozimet amerikane si “të tepërta” dhe të papranueshme në formën e tyre aktuale. /BBC/
lajme
Gjykata Supreme rregullon çështjen e kualifikimit arsimor për skemat pensionale
Published
3 hours agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Gjykata Supreme e Kosovës ka nxjerrë një vendim me rëndësi të veçantë për pensionistët kontributpagues, përmes të cilit shpallet i paligjshëm kufizimi kohor për njohjen e kualifikimeve arsimore.
Ky vendim vjen pas shqyrtimit të një konflikti administrativ kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ku Gjykata ka shfuqizuar nenin që kërkonte që dëshmitë për shkollim të lartë të ishin fituar para datës 1 janar 1991.
Sipas arsyetimit zyrtar, ky kufizim i vendosur përmes një udhëzimi administrativ nuk ka pasur bazë në ligjin për skemat pensionale dhe ka tejkaluar kompetencat ligjore të ministrisë.
Gjykata vlerëson se e drejta në pension duhet të lidhet me pagesën e kontributeve dhe përmbushjen e kushteve ligjore, e jo me kohën kur dikush ka përfunduar shkollimin.
Ky rregull deri më tani ka krijuar dallime të pajustifikuara dhe ka përjashtuar një kategori të tërë pensionistësh nga e drejta për një pension më të lartë bazuar në kualifikimin e tyre profesional.
Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme konfirmon se kushti i vendosur ishte arbitrar dhe diskriminues, duke cenuar parimin e barazisë para ligjit.
Ky vendim u mundëson pensionistëve kontributpagues që të gëzojnë gradën e tyre arsimore pa u kushtëzuar nga data e diplomimit, duke siguruar që lartësia e pensionit të jetë në përputhje me përgatitjen e tyre profesionale dhe kontributet e dhëna gjatë viteve të punës.
Lajmet
REL: Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave
Published
4 hours agoon
March 25, 2026By
UBTNews
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në fund të muajit të ardhshëm do të përballet me pyetjet e deputetëve evropianë lidhur me pretendimet për bashkëpunimin e saj me strukturat e sigurisë të ish-Jugosllavisë.
Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në të cilën do të marrë pjesë komisionarja Kos është caktuar për 20 prill.
Partia Popullore Evropiane (EPP), si grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme dëgjimore. Megjithatë, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë (REL), në vend të një seance të jashtëzakonshme do të mbahet një mbledhje e rregullt e Komisionit për Punë të Jashtme, e cila do ta zëvendësojë takimin e planifikuar më herët për 16 mars.
Ai takim, edhe pse ishte planifikuar javë më parë, u anulua nga Kos duke u thirrur në një agjendë të ngarkuar. Anulimi ndodhi menjëherë pasi dolën informacione të reja lidhur me biografinë e saj.
Komisionarja evropiane për Zgjerim nga Sllovenia është përballur me akuza se ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave, e njohur si UDB-a, pasi më 10 mars në ambientet e Parlamentit Evropian u promovua libri me titull “Komisionarja” i autorit slloven, Igor Omerza. Në këtë libër paraqiten dokumente për të cilat autori pretendon se dëshmojnë se Marta Kos ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave.
Komisioni Evropian mohon që Kos të ketë bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë. Zyrtarët e KE-së i referohen një procesi të gjerë dhe të detajuar verifikimi gjatë nominimit të saj nga Sllovenia për postin e komisionares.
“Parlamenti Evropian e miratoi emërimin e saj në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionarët. Komisioni për Çështje Juridike i PE-së shqyrtoi deklaratën e saj të interesave dhe nuk konstatoi konflikt interesi. Komisioni Evropian nuk ka komente të mëtejshme”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, më 13 mars.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (UDB) u formua në Jugosllavi menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ndërsa në vitin 1966 u riemërtua në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit.
UDB-a ishte e njohur për rolin e saj në përndjekjen e kundërshtarëve politikë në Jugosllavi në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve të saj në dekadat që pasuan ishte e përqendruar në ndjekjen dhe veprimin kundër pjesëtarëve të diasporës që konsideroheshin kundërshtarë të interesave të Jugosllavisë.
Akuzat se Kos ka qenë bashkëpunëtore e policisë sekrete jugosllave u shfaqën për herë të parë në vitin 2024, gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e emërimit të saj si kandidate e Sllovenisë për komisionare evropiane.
Kos i mohon vazhdimisht këto akuza, ndërsa mbledhja e re e 20 prillit do të jetë mundësia e parë që ajo të shprehet pas fakteve të reja të publikuara në libër, të cilat kanë nxitur një valë të re akuzash. /REL/
Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit
Iranit i përgjigjet “negativisht” propozimit të SHBA-së për përfundimin e luftës
Gjykata Supreme rregullon çështjen e kualifikimit arsimor për skemat pensionale
Ministrja Bogujevci priti arkivat rajonale për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës
Studimet në Media dhe Komunikim: Karrierë profesionale dhe mbështetje financiare në UBT
Hannah Montana feston 20 vjet
REL: Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete jugosllave
Koncerti i rikthimit të BTS në Netflix tërheq 18.4 milionë shikues globalë
Dardanët gati për “Finalen” e Bratisllavës: Sot seanca e fundit para nisjes drejt Sllovakisë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
