Lajmet

Ndalohet një person që dyshohet se ka mashtruar qytetarë për ndërtimin e vilave

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me policinë dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në pronat e një biznesi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, kilometri i pestë, në Llapnasellë të Komunës së Prishtinës, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi G.G., si dhe në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar prova materiale, lap-top, telefona, dokumente të biznesit dhe kontrata me qytetarë të shumë për ndërtimin e vilave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjithë qytetarëve të cilët janë dëmtuar nga këto veprime, të paraqiten në Policinë e Kosovës apo Prokurori, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Fillon fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Published

on

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë shëndetësorë.

“Mamografia është metoda më e rëndësishme diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Si një ekzaminim radiologjik, ajo mundëson identifikimin e ndryshimeve shumë të vogla në indin e gjirit, shpesh para se këto të jenë të dukshme klinikisht. Zbulimi i hershëm ka rëndësi thelbësore, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit efektiv dhe ul vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mamografia rekomandohet si mjet skriningu për gratë mbi 40 vjeç, ose më herët për ato me faktorë rreziku, duke qenë një procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për ruajtjen e shëndetit të grave. Gjatë këtij muaji, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e parashikuara në kalendar, sipas datave të specifikuara, nga ora 10:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim të MSH-së.

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga data 1 deri më 31 tetor 2025, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne: Nuk kam problem me trajnerin Conte

Published

on

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka mohuar zërat për një përçarje me trajnerin Antonio Conte, pas fitores së Napolit 2-1 ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

De Bruyne i cili kishte reaguar me nervozizëm kur u zëvendësua në ndeshjen kundër Milanit, tha se marrëdhëniet me Conten janë të mira.

“Me Conten nuk ka pasur kurrë problem. Jam fitues, dua të luaj dhe të bëj diferencën”, deklaroi ai.

De Bruyne ishte vendimtar në triumfin e Napolit, duke asistuar të dy golat e Rasmus Hojland dhe shpjegoi edhe rolin e tij në skemën e Contes, duke theksuar se shpesh lëviz në qendër, ndërsa shokët e skuadrës ndryshojnë pozicione në sulm.

Belgu iu bashkua Napolit këtë verë pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn dhe deri tani ka qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit italian./S.K/KP/Sky Sport/

Continue Reading

Lajmet

​Policia konfiskon armë, granatë dore, dhe drogë në shtëpitë e tre personave në Kamenicë

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se tre persona nga fshati Muqivërc e Kamenicës janë arrestuar nga pasi që në shtëpitë e tyre janë gjetur para, armë, fishekë dhe drogë.

Në raportin e Policisë thuhet se janë konfiskuar paratë, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe rreth 1.1 gram me substancë narkotike.

Fsh. Muqivërc, Kamenicë 01.10.2025 – 04:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe një sasi rreth 1.1 gramë me substancë narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

KEDS-i njofton se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Gjilan

Published

on

By

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se sot gjatë ditës do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik në disa rajone në Kosovës.

Si pasoj e kësaj në disa komuna do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin e saj kjo kompani ka treguar se për cilat qytete bëhet fjalë.

Ky është orari i ndërprerjeve sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Koliqi (kodi: 14016002) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

2.

Nga NS 110/10[kV] Prishtina 6 do të ndërprehet:

NS 10/0.4[kV] SU 5/8 (kodi: 19100043043) nga ora 10:00 deri 13:00.

Vendet: Sheshi – Bill Klinton Bll- V- E 5 -Nr- 1.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Ndërrimi i ndërprerësit 1250 A.

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J18 Grand Store (kodi: 19000030) nga ora 09:00 deri në ora 12:00

Vendet: Grand Store, Fjolla-Kavaja, Qagllavica 1, Bajram Krasniqi L. Janina, Lagja Marigona 1, Servisi i Gorenjes, Grand Store (Te Hysi), Lagjja Qëndresa 1, Lagjja Qëndresa 2, Trimi AL PVC te Grand Store, Trimi AL PVC te Grand Store, Lagje NICI-Veterniku, Lagjja, Katër Dardhat”, mbrapa Nicit, Afër servisit Gorenje- Janina 2, konsumatorët e lagjes Veternik-Naim Berisha, Naser Kelmendi-Nic holding, AL TRADE SH.P.K-TS 3, AL TRADE SH.P.K-TS 4.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve dhe i kthinave.

2.

Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J13 Fabrika e Kasetave (kodi: 19000039) nga ora 12:00 deri në ora 18:00

Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll.

Arsyeja: Ndërrimi i transformatorëve dhe i kthinave.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J09 Mahalla (me kod: 52000103) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Vendet: Një pjesë e rr. Klinë – Gurakoc, Tigvesh Pompat e ujit, Kisha Katolike dhe lagjja Grabanicët.

Arsyeja: Energjizim i trafostacionit të ri.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Shpenadija (kodi: 32000023) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Artana do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Slivova (kodi: 60024003) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Fshatrat: Artanë-Llabjan (një pjesë), Artanë (një pjesë), Bostan, Brus (një pjesë), Dragoc, Kukavicë, Gelmivad (një pjesë), Izvor, Koznicë, Llabjan, Llajshevc, Manishnicë, Parallov (një pjesë), Prekovc, Vlasali dhe Zebinc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Vitia (kodi: 61067005) nga ora 10:00 deri në ora 14:30

Vendet: Rrugët: 11 Marsi (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Adem Jashari, Dëshmorët e Kombit, rr.Kongresi i Manastirit, Elena Gjika, Flaka e Janarit, Hafiz Ali Korqa (një pjesë), Hasan Prishtina, Hoxhë Jonuzi, Idriz Seferi (një pjesë), Isa Boletini (një pjesë), Mustafë Koka, Nikolla Teslla (një pjesë), Qerqiz Topulli (një pjesë), Sherif Frangu, Shote Galica (një pjesë), Banesa Euro Abi, Banesa Palma, Banesa Socilae, Viti, Qerqiz Topulli, Flaka e Janarit, Gjilanit (një pjesë), Habib Sejdiu, Xhemajli Ademi dhe një pjesë e fshatit Beguncë.

Arsyeja: Realizimi hyrje – dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik.

2.

Nga NS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J08 Binqa (kodi: 61067008) nga ora 10:00 deri në ora 14:30

Vendet: fshatrat: Binçë, Buzovik, Debelldeh, Kabash, Kolishtë (një pjesë), Ramnishtë, Shushtë dhe një pjesë e rrugës Agim Ramadani.

Arsyeja: Realizimi hyrje – dalje sipas pëlqimit elektro-energjetik./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara