Aktualitet

Ndalimi i qeseve plastike në Shqipëri, qytetarët dhe tregtarët zbatojnë vendimin

Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria synon reduktimin e plastikës së dëmshme për një mjedis të pastër

Published

on

Sot është dita e dytë e ndalimit të përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri. Supermarketet dhe dyqanet e kanë të ndaluar që të japin qese plastike për klientët, në të kundërt gjobiten.

Gjatë një vëzhgimi të ATSH-së në tregjet dhe supermarketet e Tiranës vihet re heqja e qeseve plastike njëpërdorimshe që nuk plotësojnë kushtet.

Konsumatorët që shkojnë në markete kanë marrë me vete trasta pëlhure, për të vendosur mallin që blejnë.

Mira, një 70-vjeçare nga Tirana shprehet se vendimi ishte i drejtë, pasi edhe qeset që tregtoheshin kishin një cilësi shumë të dobët. Gjithmonë kam përdorur trastat e pëlhurës për të bërë pazar.

Ndërsa Andi, një tregtar i ri tha se, që nga dita e djeshme i kemi hequr qeset plastike njëpërdorimshe dhe qytetarët vijnë me trasta pëlhure ose blejnë qeset që janë brenda normave të lejuara.

Kjo masë e ndërmarrë nga qeveria synon reduktimin e plastikës së dëmshme për një mjedis të pastër që ndihmon në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo rreth 26 mijë tonë në vit. Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.

Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.

Në këtë kuadër, qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj.

Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike.

Vendi

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Magazinë

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

Live

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara