Teknologji

Ndalet prodhimi i iPhone-ve në Kinë

Kompania ka thënë se do të punojë me autoritetet “për t’iu rikthyer punës sa më shpejt që është e mundur”.

Published

on

Një nga furnizuesit më të mëdhenj të Apple po ndal punën në fabrikat e tij në dhe jashtë Shangai për shkak se qyteti me 25 milionë banorë është nën masa të rrepta izolimi.

Pegatron njoftoi të martën se ka pezulluar prodhimin në objektin e saj në qytetin më të madh të Kinës, si dhe në qytetin e Kunshanit, deri në njoftimin e radhës.

Kompania ka thënë se do të punojë me autoritetet “për t’iu rikthyer punës sa më shpejt që është e mundur”.

Që nga vala e fundit që filloi në muajin mars, qyteti ka regjistruar mbi 220 mijë raste ditore me COVID-19. Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, qyteti është izoluar në fund të muajit mars./UBTNews/

Teknologji

YouTube ka vendosur të mbyllë faqen e njohur

Published

on

Pas një dekade funksionimi, YouTube ka vendosur të mbyllë faqen e njohur “Trending” (Në trend), si dhe listën “Trending Now”, duke hapur rrugën për një sistem të ri: YouTube Charts.

Kompania njoftoi se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi në fund të korrikut 2025. YouTube Charts do të ofrojë një mënyrë më të sofistikuar për të ndjekur përmbajtjet më të shikuara, të ndara sipas temave dhe kategorive, përfshirë: videoklipe muzikore, podkaste, trejlerë filmash e më shumë.

Përmbajtjet që lidhen me lojërat do të jenë të qasshme përmes seksionit Gaming Explore.

Ky vendim erdhi pasi mënyra e konsumimit të përmbajtjes në YouTube ka ndryshuar ndjeshëm ndër vite. Shumica e përdoruesve orientohen drejt Shorts, videove të sugjeruara nga algoritmi dhe platformave alternative si TikTok – duke shmangur seksionin Trending.

Krijuesit e përmbajtjes kanë kritikuar listën “Trending”, duke e cilësuar si të padrejtë, pasi ajo shpesh ka favorizuar markat e mëdha dhe përmbajtjet zyrtare, duke lënë në hije autorët e pavarur. Për të balancuar këtë problem, YouTube ka paralajmëruar edhe mjete të reja për krijuesit:

Inspiration Tab: Përdor inteligjencën artificiale për të sugjeruar ide kreative bazuar në interesat aktuale të audiencës;

Hype: Një funksion eksperimental, që u lejon përdoruesve të përkrahin video të caktuara që shfaqen në një playlist të zgjeruar të përmbajtjeve në trend.

Ndërkohë, YouTube Charts është aktiv në disa shtete dhe pritet të zëvendësojë përfundimisht seksionin Trending brenda pak javësh.

Continue Reading

Teknologji

Trump: SHBA do ta fitojë garën e Inteligjencës Artificiale

Published

on

Donald Trump ka deklaruar se SHBA do të “fitojë” garën e Inteligjencës Artificiale (Al), ndërsa administrata e tij zbuloi Planin e saj të Veprimit për Al.

Plani i ri është hartuar për të përshpejtuar ndërtimin e qendrave të të dhënave që kërkojnë shumë energji – që drejtojnë produkte të Al – duke lehtësuar rregullat mjedisore, ndërsa zgjerojnë gjithashtu shumë shitjen e teknologjive jashtë vendit, shkruan skynews.

Plani, i cili përfshin 90 rekomandime, vjen ndërsa SHBA përpiqet të ruajë avantazhin e saj ndaj Kinës, me të dy superfuqitë që investojnë shumë në industri për të siguruar superioritet ekonomik dhe ushtarak.

Ai bën thirrje për eksportimin e softuerëve e pajisjeve të Al amerikane jashtë vendit, dhe kërkon heqjen e “burokracisë” që mund të shihet si pengesë për lulëzimin e industrisë. Në një fjalim në Uashington, Trump tha: “SHBA është vendi që filloi garën e Inteligjencës Artificiale. Dhe si president, jam këtu sot për të deklaruar se SHBA do ta fitojë atë.”

Ai shtoi se gara e armëve teknologjike me Kinën ishte një luftë që do të përcaktojë shekullin e 21-të.

Presidenti shtoi: “Ne gjithashtu duhet të kemi një standard të vetëm federal, jo 50 shtete të ndryshme që rregullojnë këtë industri në të ardhmen.”

Continue Reading

Teknologji

eSIM mund të mos jetë aq e sigurt sa mendoni

Published

on

Studiuesit polakë nga ekipi i Security Exploration arritën të hakonin çipin që ruan profilet e kartave eSIM (kartat SIM të integruara), duke hapur kuti të Pandorës me probleme të mundshme si klonimi i kartave SIM, falsifikimi dhe përgjimi i thirrjeve dhe SMS-ve.

Objektivi i sulmit të tyre ishte çipi Kigen eUICC, i cili përdoret për të ruajtur dhe menaxhuar eSIM. Studiuesit arritën të nxirrnin certifikata e të shkarkonin profile të deshifruara të kartave eSIM të përdorura nga miliarda pajisje në gjithë botën, nga telefonat celularë te pajisjet IoT te makinat industriale.

eSIM është version digjital i një karte SIM, i integruar në pajisje si softuer i instaluar në çipin eUICC. Ai lejon ndërrimin e lehtë të profileve midis operatorëve, pa zëvendësuar fizikisht kartën. Por, ky fleksibilitet është provuar të jetë dobësi: nëse hakerat mund të klonojnë një profil eSIM, në thelb marrin numrin tuaj, të lexojnë mesazhet, të fitojnë qasje në kodet një herëshe e përgjojnë thirrjet tuaja.

Sulmi nuk është i kufizuar në qasjen fizike, por disa dobësi shfrytëzohen edhe nga distanca, përmes një rrjeti. Ndërsa nuk përmendën pajisje specifike që janë të cenueshme, studiuesit paralajmëruan se çipat eSIM janë të integruar në shumicën e telefonave inteligjentë modernë e të gjithë mund të jenë të cenueshëm.

Kigen e pranoi problemin dhe u pagoi studiuesve një shpërblim prej 30,000 dollarësh dhe publikoi një patch. Ekipi që zbuloi të metën thotë se zgjidhja është vetëm një “gjilpërë në kashtë”, ndërsa problemet e thella në Java Card VM, softuerin që ekzekuton aplikacionet eSIM, mbeten.

Kjo sugjeron që prodhues tjerë të çipave eSIM kanë dobësi të ngjashme. Ajo që është më shqetësuese është se certifikatat GSMA, që supozohet të mbrojnë profilet, mund të keqpërdoren për të shkarkuar profilet eSIM në tekst të qartë. Pasi sulmuesit të kenë qasje në këto të dhëna, mund t’i përdorin për të klonuar numra ose edhe për të krijuar një “derë të pasme” për mbikëqyrje masive.

Përdoruesit nuk mund të bëjnë shumë, por është e rëndësishme ta mbani softuerin e telefonit të përditësuar, pasi prodhuesit mund të lëshojnë patch-e, të përdorin aplikacione 2FA në vend të kodeve SMS sa herë që është e mundur e të jenë të kujdesshëm nëse merrni thirrje ose mesazhe të dyshimta që kërkojnë të dhëna të ndjeshme.

Continue Reading

Teknologji

Lufta tregtare e Trump thuhet se i kushtoi GM mbi 1 miliard dollarë

Published

on

General Motors ka bërë të ditur se tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump i kanë shkaktuar një kosto prej 1.1 miliard dollarësh vetëm në tremujorin e dytë.

Kompania pret që deri në fund të vitit, tarifat të arrijnë një kosto totale prej 4 deri në 5 miliardë dollarësh.

Pavarësisht kësaj, GM regjistroi të ardhura prej 47.1 miliardë dollarësh e fitim operacional prej 3 miliardë. Kjo rënie e fitimit lidhet me ndikimin e tarifave.

Në SHBA, kompania përfitoi nga shitjet e larta të kamionëve dhe makinave crossover, si dhe nga një rritje prej 111% e shitjeve të automjeteve elektrike.

Chevrolet doli si marka e dytë më e shitur për EV në vend, falë suksesit të Equinox EV.

Continue Reading

Të kërkuara