Magazinë

Ndahet nga jeta producenti legjendar Clive Davis në moshën 94-vjeçare

Published

on

Producenti i njohur amerikan i muzikës, Clive Davis, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në Nju Jork, sipas raportimeve të mediave amerikane që citojnë familjen e tij.

Sipas raportimeve, Davis kishte qenë i shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai luajti një rol të rëndësishëm në zbulimin dhe promovimin e disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore, përfshirë Whitney Houston, Barry Manilow, Janis Joplin, Santana, Bruce Springsteen, Billy Joel, Pink Floyd, Patti Smith, Alicia Keys dhe Aerosmith.

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Davis organizoi një festë të madhe në Nju Jork me pjesëmarrjen e shumë figurave të njohura të botës së artit dhe muzikës.

I lindur në vitin 1932 në Bruklin të Nju Jorkut, Davis fillimisht punoi si avokat, përpara se të hynte në industrinë muzikore përmes kompanisë “Columbia”, ku nisi rrugëtimin që do ta shndërronte në një nga producentët më me ndikim në historinë e muzikës moderne.

Fitues i shumë çmimeve Grammy dhe anëtar i Rock and Roll Hall of Fame që nga viti 2000, Clive Davis lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në industrinë muzikore botërore.

Nga jeta private, ai kishte katër fëmijë nga dy martesa që përfunduan me divorc.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

George Clooney nderohet me “Luanin e Artë” në Venecia

Published

on

Aktori dhe regjisori amerikan George Clooney është nderuar me çmimin prestigjioz “Luani i Artë për Arritje Gjatë Jetës” në Festivalin e Filmit në Venecia, për kontributin e tij shumëvjeçar në kinematografinë botërore.

Gjatë ceremonisë, Clooney e priti çmimin me modesti, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i shumë rrethanave të favorshme dhe bashkëpunimit me njerëz të tjerë.

Në fjalën e tij, ai përcolli edhe një mesazh për fuqinë e artit dhe ngjashmëritë mes njerëzve, pavarësisht gjuhës apo kulturës.

“Askush nuk qesh, askush nuk qan në gjuhë të ndryshme. Ne ëndërrojmë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Clooney para publikut të festivalit.

Me këtë vlerësim, aktori i bashkohet listës së emrave të mëdhenj të kinemasë që janë nderuar me “Luanin e Artë”, duke kurorëzuar një karrierë të gjatë si aktor, regjisor dhe producent./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Qeni që theu rekordin Guinness, kërceu mbi 56 persona në vetëm 16 sekonda

Published

on

Një qen në Alberta të Kanadasë ka hyrë në historinë e Guinness pasi arriti të kërcejë mbi shpinat e 56 personave në vetëm 16 sekonda.

Chardonnay, një qen i racës Australian Shepherd, realizoi sfidën më 14 qershor.

56 persona u rreshtuan në një vijë në fushën e bejsbollit, ndërsa Chardonnay kërceu nga njëri te tjetri, duke përfunduar të gjithë distancën në vetëm 16 sekonda.

Rregullat e rekordit lejonin deri në një minutë, por Chardonnay e përfundoi sfidën shumë më shpejt.

Trajnerja e saj, Jennifer Fraser, ka thënë se qeni ishte stërvitur për të kërcyer mbi shpinën e saj dhe se ky është vetëm një prej shumë aftësive që ka. Ajo ka paralajmëruar se synon ta thyejë sërish rekordin./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Lyrical Son fton shqiptarët t’i bashkohen “Marshit për Liri” më 12 shtator

Published

on

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son u ka bërë thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Lyrical Son ka bërë të ditur se pjesëmarrësit do të mblidhen më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Marshi për Liri” është paralajmëruar nga organizatorët si një aktivitet për të shprehur mbështetjen ndaj ish-eprorëve të UÇK-së dhe për të përcjellë mesazhin për drejtësi dhe dinjitet.

“12 shtator, ora 14:00, sheshi ‘Skënderbeu’, Marshi për Liri. Ju mirëpresim”, ka përfunduar Lyrical Son./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Published

on

Pas gati tre dekadash misteri dhe spekulimesh, më në fund u vendos drejtësia për vdekjen e Tupac Shakur.

Ish-udhëheqësi i bandës Duane “Keffe D” Davis është shpallur fajtor për organizimin e vrasjes që tronditi botën, duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare një historie që ka intriguar breza të tërë fansash të hip-hopit, transmeton Klankosova.tv

Një juri e Las Vegasit të hënën e shpalli unanimisht Davisin fajtor për komplot për të vrarë legjendën e hip-hopit. Ai u dënua për vrasje të shkallës së parë me qëllim për t’i ndihmuar një bande kriminale./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara