Magazinë

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare ish-kandidatja për Miss Univers

Published

on

María Lorena Argüello Salazar, e cila ishte kandidate për Miss Universo Ecuador 2024, ka ndërruar jetë të dielën e kaluar në moshën 28-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga llogaria zyrtare në Instagram e konkursit kombëtar të bukurisë.

Organizatorët e konkursit shkruan:

“Konkursi Kombëtar i Bukurisë shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Lorena Argüello, përfaqësuese e Quito DM dhe gjysmëfinaliste e CNB 2024. Jemi pranë familjes dhe të afërmve të saj me respekt dhe solidaritet në këtë moment dhimbjeje. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë me ne.”

Lorena përfaqësoi Distriktin Metropolitano të Quitos në konkursin e zhvilluar më 8 qershor të vitit të kaluar në Machala.

Vdekja e saj shkaktoi një ndikim të madh, jo vetëm në botën e konkurseve të bukurisë, por edhe në shoqëri në përgjithësi.

Në rrjetet sociale u shpërndanë mesazhe të shumta ngushëllimi nga ndjekës, kolegë mjekë dhe konkurrente të tjera.

Kush ishte María Lorena Argüello?

E lindur më 12 mars 1997, u karakterizua nga disiplina dhe përkushtimi ndaj dy pasioneve të saj më të mëdha: mjekësisë dhe modelimit. Ajo u diplomua si kirurge, ushtroi profesionin e saj dhe paralelisht zhvilloi karrierën në konkurset e bukurisë.

Në konkursin Miss Universo Ecuador 2024 përfaqësoi qytetin e Quitos me elegancë dhe karizëm, duke fituar vlerësime nga publiku dhe organizatorët.

Edhe pse nuk fitoi çmimin kryesor, Lorena u kthye në një figurë frymëzuese për shumë të rinj në Ekuador falë ekspertizës profesionale dhe angazhimit social që e karakterizonte.

Magazinë

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas: 25 vite dashuri të pandryshuar

Published

on

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas festojnë 25-vjetorin e martesës, një moment plot emocione që të dy aktorët zgjodhën ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ylli i Hollivudit publikoi një mesazh prekës, ku shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin, duke kujtuar ditën e tyre të veçantë të dasmës. Ajo ndau edhe fotografi nga udhëtimi i tyre i përbashkët ndër vite.

“25 vjet më parë, ecja drejt teje në korridorin e kishës. Aroma e luleve, drita e qirinjve, kori uellsian… gjithçka ishte magjike. Dhe ti, në fund të shtegut, duke më pritur ashtu si di. Të dua sot po aq sa atëherë. Faleminderit, dashuria ime,” shkroi Zeta-Jones në postimin e saj.

Michael Douglas publikoi gjithashtu një urim, duke ndarë një fotografi të çiftit nga një dalje publike dhe duke shkruar:

“Gëzuar 25-vjetorin, Katherine ime e dashur. Kush do ta kishte menduar? Me gjithë dashurinë time, Michael.”

Çifti i famshëm vijon të mbetet një ndër historitë më të bukura të dashurisë në Hollywood. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Kevin Spacey flet për jetën pas skandaleve dhe gjendjen financiare

Published

on

Aktori i njohur amerikan, Kevin Spacey, ka folur hapur për gjendjen e tij financiare dhe jetën pas skandaleve që e vunë në qendër të mediave ndërkombëtare.

Ai u lirua përfundimisht nga akuzat për sulm seksual të ngritura nga katër burra në Mbretërinë e Bashkuar, por pranon se vitet e fundit kanë qenë “astronomike” nga pikëpamja e shpenzimeve.

“Unë jetoj në hotele, përdor apartamente Airbnb dhe shkoj aty ku është puna. Fjalë për fjalë nuk kam shtëpi,” tha Spacey për The Telegraph, duke shtuar se kjo është mënyra se si po përpiqet të menaxhojë situatën e tij. Ai shtoi se gjendja e tij financiare nuk është e shkëlqyer, megjithatë falimentimi nuk ka ndodhur: “Kisha shumë pak të ardhura dhe shumë shpenzime.”

Aktori komentoi për bojkotin që përjetoi në Hollywood dhe mënyrën si po e kapërcen atë: “Në një mënyrë të çuditshme, ndihem sikur jam kthyer aty ku fillova… gjithçka është në magazinë dhe shpresoj që një ditë të vendos se ku dua të vendosem përsëri.”

Spacey është akuzuar nga mbi 30 burra, përfshirë Anthony Rapp, për sjellje të papërshtatshme ose sulm seksual, me akuzat që dolën në vitin 2017. Si pasojë, Netflix e largoi nga seriali “House of Cards”, ku u zëvendësua nga Robin Wright.

Në korrik 2023, ai u lirua nga akuzat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një padi të vitit 2022 në Nju Jork u shpall i pafajshëm. Gjatë dokumentarit “Spacey Unmasked” në 2024, ai mohoi çdo shkelje, duke deklaruar se nuk mund të lejonte të sulmohej pa bazë.

Në maj të këtij viti, Spacey pranoi një çmim për arritje jetësore në Kanë, duke përshkruar vitet e fundit si sfiduese, por të mbushura me mësime dhe përvojë personale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pas sfidave me kancerin, Kate Middleton dhe Jessie J ndajnë solidaritetin e tyre

Published

on

Gjatë Royal Variety Performance më 19 nëntor në Royal Albert Hall, Londër, Kate Middleton dhe këngëtarja britanike Jessie J ndanë një moment prekës solidariteti.

Të dyja kanë kaluar përvoja të vështira me kancerin, dhe përqafimi i tyre prapaskenë u përshkrua nga Jessie J si një gjest “nënë më nënë”.

Ky event shënoi daljen e parë publike të Kate Middleton pas trajtimit të saj për kancer në vitin 2024.

Ajo u shfaq elegante me fustan kadife të gjelbër, ndërsa Princ William mbante smoking me velvet të zi. Jessie J, që u diagnostikua me kancer të gjirit dhe iu nënshtrua mastektomisë, ka ndarë hapur përvojën e saj me fansat.

Gjatë javës, Princesha e Uellsit mbajti edhe fjalimin e saj të parë publik që nga diagnoza, duke falënderuar për mbështetjen dhe duke folur për sfidat e trajtimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Konflikti ligjor i Blake Lively, gjykata urdhëron dorëzimin e videove të lindjes

Published

on

Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur në favor të aktores Blake Lively, duke urdhëruar producentin e filmit It Ends With Us, Jamey Heath, të dorëzojë të gjithë materialin filmik që tregon bashkëshorten e tij, Natasha, gjatë lindjes.

Sipas dokumenteve të depozituara më 17 nëntor, gjykatësi Lewis J. Liman theksoi se pamjet “duhej të ishin dorëzuar” në kuadër të  urdhërit të mëparshëm për zbulimin e provave dhe se çdo video që dokumenton momentin e lindjes “mund të mbështesë pretendimet e Lively-t”.

Për shkak të natyrës së ndjeshme të materialit, pamjet do të mbeten të vulosura dhe të mbrojtura nga urdhri gjyqësor.

Lively, 38 vjeç, kishte kërkuar sanksione ndaj Heath për mosdorëzimin e plotë të videove dhe për të ndaluar atë të dëshmojë mbi pamjet që ajo pretendon se i janë treguar. Gjykatësi Liman refuzoi vendosjen e sanksioneve, duke argumentuar se keqinterpretimi i urdhrit nga Heath nuk përbën shkelje të qëllimshme. Ai urdhëroi që të gjithë materialet shtesë të dorëzohen deri më 20 nëntor.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga ekipi i Lively-t, Heath kishte dorëzuar vetëm fragment të videos, aktorja ka “kundërshtuar vazhdimisht” se ai përputhet me atë që i është shfaqur asaj dhe asistentes së saj në set.

Ajo pretendon se për javë të tëra pala e Heath këmbëngulte se nuk ekzistonte material tjetër, derisa pranoi në depozitë se posedon më shumë video. Videoja e lindjes është në qendër të padisë së Lively-t, ku ajo akuzon regjisorin Justin Baldoni dhe Heath për sjellje “të shqetësuese” dhe “joprofesionale”.

Pala e Baldoni dhe Wayfarer mohon pretendimet, duke e cilësuar videon si moment “të bukur” familjar, i ndarë me pëlqimin e Natasha-s. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara