Sport

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv

Ai ishte dërguar në Turqi për trajtim, por kjo nuk i mjaftoi që të shërohej nga Covid-19.

Published

on

Ka ndërruar jetë komentatori i njohur shqiptar Kostandin Grillo, pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Grillo ishte dërguar në Turqi për trajtim të specializuar, por kjo nuk i mjaftoi që ta mposhte virusin Covid-19, përcjell KosovaPress.

Më datën 12 gusht, Kostandin Grillo u dërgua për mjekim në Turqi, pasi që Covid-19 kishte prekur më shumë se gjysmën e mushkërive të tij.

Grillo përveçse që ishte komentator sportiv, po ashtu ai ishte edhe menaxher i futbollistëve.

Sport

Slavko Vinçiç do të gjykojë finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës

Published

on

By

FIFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin New York New Jersey Stadium, i njohur edhe si MetLife Stadium.

Përballja që do të përcaktojë kampionin e ri të botës do të drejtohet nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç, një prej arbitrave më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare. FIFA i ka besuar atij përgjegjësinë për të udhëhequr ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Vinçiç do të ketë në krah dy bashkëkombësit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, të cilët do të shërbejnë si gjyqtarë anësorë.

Ekipi i arbitrimit do të kompletohet nga zyrtarë nga Jordania. Adham Makhadmeh është caktuar si gjyqtar i katërt, ndërsa Mohammad Alkalaf do të jetë gjyqtari ndihmës rezervë.

Me këtë vendim, FIFA i ka besuar një prej sfidave më të mëdha të futbollit botëror një ekipi arbitrash me përvojë ndërkombëtare, për të garantuar drejtësi në finalen ku Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për trofeun prestigjioz.

D.L

Continue Reading

Sport

Trump do të jetë i pranishëm në finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, ku të dielën do të përballen Spanja dhe Argjentina. Prania e tij në stadium është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.

Më herët, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kishte bërë të ditur se Trump do të ketë një rol në ceremoninë e mbylljes dhe do t’ia dorëzojë trofeun ekipit që do të shpallet kampion i botës.

Pjesëmarrja e liderëve shtetërorë në finalet e Kupës së Botës është një traditë e njohur, ndërsa në disa edicione ata kanë qenë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Kjo ka ndodhur edhe në finalet e Botërorit “Rusia 2018” dhe “Katar 2022”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Trumpit në stadium gjatë këtij Botërori, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm në asnjë nga ndeshjet e mëparshme të turneut.

Ndërkohë, ka pasur reagime të shumta edhe për përfshirjen e tij në rastin e futbollistit amerikan Folarin Balogun. Pas një kërkese për pezullimin e dënimit të lojtarit, Balogun u lejua të luante ndaj Belgjikës, pavarësisht se kishte marrë karton të kuq në ndeshjen paraprake. Ky vendim shkaktoi kritika ndaj FIFA-s dhe ngriti diskutime mbi ndikimet e jashtme në vendimet sportive.

D.L

Foto: Reuters

Continue Reading

Sport

FIFA prezanton një tjetër shpërblim për kampionët e botës

Published

on

By

Trofeu i Kupës së Botës dhe medaljet e arta nuk do të jenë shpërblimet e vetme për ekipin që do të shpallet kampion i botës. FIFA ka prezantuar edhe një dhuratë të veçantë, duke sjellë në futboll një nga traditat më të njohura të sportit amerikan.

Për herë të parë, kampionët e botës do të marrin unaza të personalizuara, të cilat do të simbolizojnë triumfin në ngjarjen më të madhe të futbollit.

Çdo unazë do të jetë pjesë e një edicioni të kufizuar prej vetëm 2.026 copësh, secila me numër individual. Nga to, 30 unaza do t’u dhurohen anëtarëve të ekipit fitues, ndërsa 1.996 do të dalin në shitje për tifozët në mbarë botën.

Në njërën anë të unazës do të jetë i gdhendur trofeu i Kupës së Botës, ndërsa ana tjetër do të personalizohet për të pasqyruar identitetin e kombëtares fituese.

Menjëherë pas finales, kapiteni dhe trajneri kryesor i ekipit kampion do të marrin unaza të përkohshme, ndërsa më vonë do të prodhohen dhe dorëzohen 30 unazat e personalizuara për skuadrën fituese.

Finalja e Kupës së Botës do të zhvillohet të dielën, ku për titullin kampion do të përballen Spanja dhe Argjentina.

D.L

Continue Reading

Sport

Trepça, Bashkimi dhe Peja mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup 2026/27

Published

on

By

Trepça, Bashkimi dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët e tyre në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup, pas shortit të hedhur të enjten në Munih të Gjermanisë.

Kampionia e Kosovës, Trepça, është shortuar në Grupin A, ku do të përballet me Promitheas Patras (Greqi), Opava (Çeki), VET-CONCEPT Gladiators Trier (Gjermani), Split (Kroaci) dhe Batumi 2010 (Gjeorgji).

Bashkimi do të garojë në Grupin F, ku kundërshtarë do t’i ketë Bigbank/Kalev (Estoni), Glint Manisa Basket (Turqi), Elan Chalon (Francë), Valmiera Glass VIA (Letoni) dhe Manchester Basketball (Britania e Madhe).

Ndërkohë, Peja do ta nisë aventurën evropiane nga raundi kualifikues, ku do të përballet me Dinamo Bukureshtin e Rumanisë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Sipas kalendarit të garës, ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen më 23 dhe 30 shtator, ndërsa faza e grupeve të FIBA Europe Cup për edicionin 2026/27 do të nisë më 7 tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara