Magazinë
Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton
Published
2 months agoon
By
UBT NewsRegjisori i njohur i Hollivudit, Tim Burton, dhe aktorja e modelja italiane, Monica Bellucci, kanë njoftuar ndarjen e tyre përmes një deklarate të përbashkët të bërë publike të premten.
Në deklaratë ata theksuan:
“Me shumë respekt dhe kujdes të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.”
Monica, 60 vjeçe, dhe Tim, 67, nisën romancën në tetor të vitit 2023. Çifti u shfaq për herë të fundit bashkë më 14 qershor, gjatë Festivalit të 71-të të Filmit në Taormina, ku Burton u pa duke e puthur me dashuri në faqe aktoren italiane.
Dyshja u takuan për herë të parë më 2006, por raporti mori tjetër drejtim pas ribashkimit në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, në tetor të vitit 2022. Në qershor të vitit pasues, Bellucci konfirmoi publikisht lidhjen gjatë një interviste për Elle France. Ajo deklaroi:
“Çfarë mund të them… Jam e lumtur që e kam njohur këtë njeri, para së gjithash. Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë. E njoh njeriun, e dua atë, dhe tani do të njoh regjisorin – fillon një aventurë tjetër. E dua Tim-in dhe kam një respekt të madh për të.”
/A.Z/UBT News/
Magazinë
Leonardo DiCaprio triumfon në Palm Springs me çmimin Desert Palm
Published
8 hours agoon
November 19, 2025By
UBT News
Leonardo DiCaprio do të nderohet me një nga çmimet më prestigjioze të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Palm Springs.
Aktori do të marrë Çmimin Desert Palm Achievement Award, i cili i jepet artistëve që kanë shënuar arritje të madhe në kinematografi.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i festivalit, Natchatar Singh Chandi, i cili vlerësoi performancën e DiCaprios në “One Battle After Another”.
“Në filmin ‘One Battle After Another’, Leonardo DiCaprio ofron një performancë bindëse dhe të ngarkuar emocionalisht, duke portretizuar një njeri të shtyrë deri në kufijtë e tij përballë vështirësive të mëdha”, tha Chandi.
Ai shtoi se gjatë gjithë karrierës së tij, DiCaprio ka sfiduar kufijtë e mundësive të aktrimit, duke sjellë gama emocionale, integritet artistik dhe përkushtim të palëkundur në çdo rol.
Filmi, i shkruar, drejtuar dhe prodhuar nga Paul Thomas Anderson, ndjek historinë e Bob Ferguson, një ish-rebel që përballet me harresën dhe pasivitetin e jetës së tij.
Kur armiku i tij i betuar, i interpretuar nga Sean Penn, rikthehet pas 16 vitesh dhe vajza e tij zhduket, Ferguson nis një udhëtim të dëshpëruar për ta gjetur. Ngjarjet e detyrojnë babanë dhe vajzën të përballen me trauma të vjetra që nuk i kanë kapërcyer kurrë.
Në kast përfshihen Regina Hall, Teyana Taylor, Alana Haim dhe Benicio del Toro. Filmi është xhiruar me VistaVision 35 mm, duke i dhënë një estetikë klasike dhe vizuale të fuqishme, kryesisht në Kaliforni dhe El Paso, Teksas.
Performanca ka marrë vlerësime nga kritika,filmi ka pasur sukses komercial, duke grumbulluar mbi 200 milionë dollarë në mbarë botën.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Palm Springs, i themeluar më 1990, është bërë një nga eventet më të rëndësishme kinematografike.
Edicioni i ardhshëm zhvillohet nga 2 deri më 11 janar 2026, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 3 janar në Qendrën e Konventave të Palm Springs. Nderimi i DiCaprios pritet të jetë një nga momentet më të spikatura të festivalit, duke theksuar edhe njëherë statusin e tij si një nga aktorët më të vlerësuar të gjeneratës së tij. /A.Z/UBT News/
Magazinë
Liev Schreiber në urgjencë për shqetësime shëndetësore
Published
8 hours agoon
November 19, 2025By
UBT News
Ajo që filloi me një dhimbje të fortë koke për Liev Schreiber përfundoi me një shtrim urgjent në spital.
Të dielën, më 16 nëntor, aktori kontaktoi mjekun e tij, i cili, shqetësuar nga simptomat, i rekomandoi menjëherë të shkonte në spital.
Sipas TMZ, Schreiber kaloi natën në një spital të Nju Jorkut nën vëzhgim, duke pritur rezultatet e analizave për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore. Burime pranë aktorit konfirmuan se, megjithëse vuante nga dhimbja e kokës, aftësitë e tij njohëse nuk u prekën.
Ai mund të fliste dhe të ecte normalisht por gjendja konsiderohet shqetësuese për shkak të historisë së tij mjekësore.
Më parë, Schreiber ka përjetuar një gjendje të rrallë të quajtur amnezi globale kalimtare, gjatë një paraqitjeje në “Late Night with Seth Meyers” dhe gjatë shfaqjes “Doubt: a Parable” në Broadway. Ai rrëfeu:
“Isha në dhomën e zhveshjes e pata dhimbje koke të tmerrshme. Mendova se ishte një dhimbje e zakonshme, por ishte më e fortë se kaq.”
Paniku arriti kur aktori nuk mundi të kujtonte emrin e bashkë-aktores së tij, Amy Ryan: “Shfaqja u fshi nga mendja ime… E di që jam në një shfaqje, por nuk e di se në cilën.”
Pas këtij episodi, Schreiber u diagnostikua me amnezi globale kalimtare, edhe pse vetë ai dyshoi për një goditje të pazbuluar në tru, duke shtuar me humor: “Si një hebre i mirë hipokondriak, jam i bindur se kam pësuar një goditje në tru dhe ata thjesht nuk e kanë zbuluar.”
Amnezia globale kalimtare kalon vetë brenda 24 orëve e mund të shkaktohet nga stresi, migrena e fortë ose ndryshimet e papritura të temperaturës. Dhimbja e kokës që përjetoi aktori ka ngritur shqetësime tek mjeku i tij, duke e bërë situatën emergjente. /A.Z/UBT News/
Magazinë
Eminem në betejë ligjore për markën tregtare “Slim Shady”
Published
10 hours agoon
November 19, 2025By
UBT News
Reperi amerikan Eminem ka paditur një kompani australiane të veshjeve të quajtur Swim Shady, duke pretenduar se emri i saj është tepër i ngjashëm me pseudonimin e tij të mbrojtur si markë tregtare, Slim Shady.
Sipas BBC-së, në shtator Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall B. Mathers III — dorëzoi një kërkesë zyrtare në Zyrën Amerikane të Patentave dhe Markave Tregtare, me të cilën kërkonte anulimin e një marke tregtare të miratuar për kompaninë australiane.
Ligji amerikan kërkon që kompania t’i përgjigjet kërkesës brenda javës së ardhshme.
Avokatët e reperit e akuzojnë markën me bazë në Sydney për përvetësimin e ngjashmërisë së emrit të tij të njohur. Nga ana tjetër, menaxhmenti i Swim Shady i tha BBC-së se do të “mbrojë pronën e tyre të vlefshme”.
Emri i kompanisë u regjistrua në Australi në shtator 2023 dhe fillimisht u lansua si Slim Shade. Zyrtarisht u prezantua në vitin 2024, dhe marka shet çadra, çanta si dhe pajisje të tjera plazhi. Më herët këtë vit, kompania aplikoi për të regjistruar markën Swim Shady në SHBA, kërkesë që u miratua fillimisht.
Pak pas kësaj, ekipi ligjor i Eminem paraqiti një mocion për anulimin e saj. Reperi ka depozituar gjithashtu një ankesë të ngjashme edhe ndaj regjistrimit të markës në Australi.
Dokumentet tregojnë se Eminem e regjistroi Slim Shady si markë tregtare në SHBA më 1999, me publikimin e albumit me të njëjtin titull. /A.Z/UBT News/
Magazinë
Ndërron jetë dyshja legjendare Alice dhe Ellen Kessler
Published
11 hours agoon
November 19, 2025By
UBT News
Binjaket ikonike Alice dhe Ellen Kessler, një nga dy çiftet artistike më të dashura të skenës europiane, janë ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare në Mynih, ku jetonin prej më shumë se tridhjetë vitesh.
Lajmi u konfirmua nga mediat gjermane, ndërsa policia e Bavarisë ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tyre.
Sipas Bild, dy motrat dyshohet se kanë zgjedhur vetëvrasjen e asistuar, por autoritetet presin të zbardhin çdo detaj të ngjarjes.
Alice dhe Ellen Kessler lindi më 20 gusht 1936 në Saksoni dhe nisën të vallëzonin që fëmijë. Karriera e tyre mori formë në Paris, ndërsa në vitin 1959 përfaqësuan Gjermaninë Perëndimore në Eurovision.
Vetëm pak vite më vonë, binjaket do të zhvendoseshin në Itali, vend ku gjetën famë dhe një publik që i përqafoi menjëherë.
Ato u bënë pjesë e programeve më të rëndësishme të televizionit italian si Studio Uno, Canzonissima dhe La Fabbrica dei Sogni, ndërsa interpretuan edhe role në kinema përkrah emrave si Alberto Sordi e Walter Chiari.
Hitet e tyre muzikore, si Da-da-un-pa dhe La notte è piccola, mbetën për vite në kujtesën e publikut italian.
Pas një karriere të gjatë në Itali, në vitin 1986 ato u rikthyen në Gjermani, duke vazhduar të jetonin pranë njëra-tjetrës si gjithmonë.
Lidhja me skenën mbeti e fortë e binjaket u rikthyen për evente speciale, deri në performancë në Sanremo më 2014. /A.Z/UBT News/

Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar
Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House
FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë
Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr
Të respektohen afatet kushtetuese, Zemaj ka një apel për presidenten Osmani
Dështimi i formimit të qeverisë, Krasniqi ka këtë kërkesë për Vjosa Osmanin
UEFA ka aprovuar rikthimin e Barcelonës në Camp Nou
AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve nga zonat administrative të Gjermanisë
Ismaili: Vota e PDK-së do të jetë kundër
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet4 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
