Lajmet

Nazistët e Hitlerit: Si u shndërruan njerëzit e thjeshtë në nazistë sociopatikë?

Published

on

Kur bie fjala për të kuptuar ligësitë e nazistëve, histografia mund të na ndihmojë më shumë se vetëm historia. Histografia është studimi dhe mënyra se si historianët interpretojnë një temë specifike e cila ndryshon me kohën qoftë me trendet apo mënyrat e ndryshme të analizës të cilat përpunohen. Menjëherë pas luftës, shumë studime u bazuan në intervista me shumë nazistë, por më vonë këto u zëvendësuan më dëshmitë e të mbijetuarve të Holokaustit.

Faktorët kryesorë që shtynë drejt dhunës së paprecedentë që u pa gjatë Luftës së Dytë Botërore për një kohë të gjatë i kanë hutuar dhe përçarë studiuesit. Një nga arsyet kryesore është fakti se organizata e nazistëve gjermanë “shutzschaffel”, e cila ishte kreu ushtarak që planifikoi Holokaustin, u mbajt sekret për botën dhe gjihashtu për ndarje të sektorëve të vetë Hitlerit. Sekreti kishte luajtur rol kryesor në formimin e kësaj organizate. Me rritjen e fuqisë së pushtetit të Hitlerit ai kishte nevojë për truproje të armatosura të cilat do të ishin besnike vetëm ndaj tij, një pretorian që do ta mbronte atë nga figurat e tjera të njohura të cilat kërcënonin autoritetin e tij, Ernst Rohm. Grupet e Rohm ishin të mbushura me ushtarë, por Hiteri zgjodhi njerëz, prejardhja e të cilëve ngjante me të tijën: punëtorë të klasës së ulët, kasapë, orëtarë dhe persona të cilët ishin përballur me ligjin.

Për anëtarët e SS, Heinz Höhne flet dhe shpjegon në librin e tij “The Order of the Death’s Head”, ku tregon se ishte e ndaluar që ata të çonin qytetarët në gjykatë, sepse kjo do t’i mundësonte që gjykata të kishte depërtim në makineritë me qëllime të qarta të cilat ishin të çuditshme dhe misterioze. Nën urdhërat e liderit të SS, Heinrich Himmler, asnjë officer nuk do të vendosej në rajonin e tyre të origjinës dhe njësitë zhvendoseshin çdo 3 muaj për të parandaluar vëllazërimin me komunitetet lokale.

Herman Goring, presidenti i Reichstagut dhe komandanti i përgjithshëm i “Luftëaffe”, deklaroi se “asnjë i huaj nuk dinte asgjë për organizatën e Himmler”. Megjithatë duhet theksuar se Goring e bëri këtë deklaratë gjatë proceseve gjyësore pas luftës në Nuremberg, dhe se ai mund ta ketë mbivlerësuar injorancën e tij për hir të pafajësisë. Goring u dënua me vdekje për krime lufte por në fund ai vrau veten.

Ndonëse funksionet e brendshme të SS janë ende të paqarta, niveli i ligësisë nuk është. Ndërsa vlerësimet e sotme janë shumë më të larta, në librin e Höhne-s të vitit 1996 thuhej se “Urdhri i kokës së vdekjes” mendohej se kishte vrarë midis 4 dhe 5 milionë hebrenj; 2.5 milionë polakë; 520 mijë romë; 473 mijë robër lufte ruse; dhe 100 mijë njerëz që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Për më shumë se 75 vjet, studiuesit janë përpjekur të shpjegojnë se si mund të ketë ndodhur një barbari e tillë e pakuptueshme, por ende nuk ia kanë dalë.

Kur bie fjala për të kuptuar motivin kryesor për dhunën e nazistëve, histografia mund të jetë më e dobishme se vetë historia. Studimet fillestare të SS u bazuan në dëshmitë e lëkundshme të nazistëve të persekutuar. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ish oficerët e SS-ve hezitonin t’u përgjigjeshin pyetjeve rreth përvojës së tyre. Ata refuzuan të pranonin përgjegjësinë personale për përfshirjen e tyre në Holokaust dhe krime të tjera të luftës me arsyetimin se u ishin bindur eprorëve të tyre. Për rrjedhojë, faji u transferua te krerët e partisë naziste, shumica e të cilëve tashmë ishin ekzekutuar.

Në klimën tolerante të Gjermanisë Perëndimore, disa anëtarë të SS botuan autobiografi që i bënin të pafajshëm autorët e tyre. SS Untersturmführer Erich Kernmayr foli për një “furi të madhe” që u kishte grabitur përkohësisht nazistëve aftësinë për të arsyetuar ose për të empatizuar. Sturmbannführer Karl-Friedrich Brill ndoqi shembullin e Göring, duke thënë se departamenti i tij, Allgemeine SS, vepronte veçmas nga Ëaffen SS, të cilët ishin vërtet përgjegjës.

Shpjegimet gjysmake që ofruan këta oficerë SS u zëvendësuan shpejt nga rrëfime më të artikuluara dhe më të sofistikuara akademikisht nga të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit dhe viktima të tjera të terrorit të tyre. I burgosuri i Buchenëald dhe profesori i politikës, Eugene Kogon, autor i “The SS State”, e konsideronte SS-in si një “sistem super të organizuar mjeshtërish dhe skllevërsh”, anëtarët e së cilës ishin të përkushtuar në mënyrë iracionale ndaj vullnetit të një personi të vetëm dhe ndoqën planet e tyre “në mënyrë të vazhdueshme hap pas hapi”.

Kogon argumentoi se SS ishte një entitet i homogjenizuar, jo vetëm për sa i përket funksionimit, por edhe karakterit të anëtarëve të tij. Oficerët e SS, shkroi ai, ishin “të keqpërshtatur dhe të frustruar… dështime totale sociale”. Psikologu Leo Alexander, i cili shkroi një pjesë të kodit penal të Nurembergut, i krahasoi oficerët e SS me kriminelët e zakonshëm. Rudolf Pechel, redaktor dhe luftëtar i rezistencës, pohoi se ju mund të njihni oficerët e SS thjesht nga vështrimi i shurdhër dhe i pajetë në sytë e tyre. Këta komentues e paraqitën SS si një institucion shumë të organizuar dhe hiperfunksional që përmbante njerëz me të kaluar të ngjashme sociokulturore dhe prejardhje psikologjike që veprojnë nga të njëjtat motivime premordiale. 

Duke filluar nga viti 1950, shkrimtarë si Karl O. Paetel sygjeruan se realiteti kishte qenë më i ndërlikuar. Ai doli në përfundim se njesitë e SS përmbanin lloje të ndryshme njerëzish, duke përfshirë: intelektualë, idealist dhe kriminelë të zakonshëm që u mbodhën rreth shkakut të njëjtë, por me qëllime të ndryshme. Imazhi që Paetel e skicoi u përforcua me publikimin e dokumentëve të SS që kishin qenë të klasifikuara më parë. Këto indikuan se SS nuk ishte makineri e përsosur që i shndërronte njerëzit e parregullt në vrasës të pamend Në fakt, SS duket se është formuar dhe plotësuar nga njerëz të cilët kanë vepruar me vetëdije të plotë dhe qëllimisht, nganjëherë duke u rezistuar eprorëve, por gjithmonë duke kuptuar principet që gjenden në zemrën e Gjermanisë Naziste.

Disa nga pikëpamjet më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme për dhunën SS u prodhuan nga filozofja dhe e mbijetuara e Holokaustitm Hannah Arendt. Libri i saj i vitit 1963, “Eichmann in Jerusalem: A Report on the Banality of Evil”, e përshkroi qeverisjen e Rajhut të Tretë si joefikase dhe anarkike, megjithëse sipas planit të vetë Hitlerit. Për të siguruar vendin e tij në majë të piramidës, Führeri e bëri atë që rrjedha e komandës nga ai të ishte gjithçka përveç hierarkisë, duke shkaktuar konfuzion dhe konkurrencë të brendshme.

Në kohën e botimit, Eichmann on Trial tërhoqi kritika nga studiues të cilët nuk ishin në gjendje dhe nuk donin të kuptonin se si dikush mund të merrte pjesë aktive në gjenocidin racor pa synime që mund të konsideroheshin të liga në kuptimin konvencional të fjalës. Duke analizuar audiokasetat e bisedave midis Eichmann dhe gazetarit nazist Ëilliam Sassen, historianët përfundimisht mësuan se Eichmann ishte shumë më radikal në përkushtimin e tij ndaj ideologjisë naziste sesa Arendt kishte besuar fillimisht.

Përkatësisht, Eichmann i tha Sasenit se ai kishte dy anë, burokrati i kujdesshëm dhe “luftëtari fanatik që luftonte për lirinë e gjakut tim”. Të tjerë, si romancierja Mary McCarthy, pajtuan interpretimin e tyre brenda kornizës teorike të Arendt.

“Më duket se ajo që po thua është se Eichmann-it i mungon një cilësi e natyrshme njerëzore”, komentoi McCarthy, “aftësia për të menduar, ndërgjegje – ndërgjegjja. Por a nuk është ai thjesht një përbindësh?”

Puna e Arendt bëri një ndikim tjetër të madh në historiografinë e nazizmit për aq sa i shtyu historianët t’i shikonin SS-të mbi bazën person për person, në krahasim me një bazë sociologjike. Studimet e mëvonshme kaluan nga ideologë të rangut të lartë tek gjermanët e zakonshëm pa aspirata politike. Christopher Broëning gjeti një temë kërkimore veçanërisht premtuese në formën e Batalionit të Policisë Rezervë 101, një organizatë paraushtarake nën udhëheqjen e SS që kreu ekzekutime masive në Poloni.

Batalioni i Policisë ishte unik midis grupeve paraushtarake naziste, sepse përbëhej kryesisht nga vullnetarë, më pak se një e katërta e të cilëve ishin anëtarë të partisë naziste. Ndërsa këtyre vullnetarëve iu dha zgjedhja nëse do të merrnin pjesë apo jo në gjenocidin në vazhdim, më shumë se 80% e tyre ranë dakord të ndiqnin urdhrat. Libri i Broëning, Ordinary Men, i ndikuar nga eksperimenti Milgram, argumenton se vullnetarët e bënë këtë kryesisht nga presioni për t’u përshtatur me pritshmëritë e bashkëmoshatarëve të tyre./UBTNews/

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara