Lajmet

NATO: Rusia po rigrupohet në tentim që ta marrë Donbasin

Ai shtoi se aleatët kanë kohë që ta ndihmojnë ushtrinë ukrainase që të përgatitet për këtë ofensivë.

Published

on

Rusia ka të ngjarë të nisë një ofensivë të re në rajonin lindor ukrainas të Donbasit në javët e ardhshme, tha të martën sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se aleatët kanë kohë që ta ndihmojnë ushtrinë ukrainase që të përgatitet për këtë ofensivë.

Duke folur një ditë para se ministrat e Jashtëm të NATO-s të takohen në Bruksel për të diskutuar për më shumë mbështetje financiare, ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, Stoltenberg tha se Rusia po planifikon një ofensivë “shumë të përqendruar”.

“Ne tani po shohim një lëvizje të madhe të forcave ruse që po largohen nga Kievi për t’u rigrupuar, riarmatosur dhe furnizuar dhe për të ndryshuar fokusin e tyre në lindje”, tha Stoltenberg në një konferencë për media.

“Në javët e ardhshme, ne presim që të shohim një ofensivë ruse në lindje dhe jug të Ukrainës, në tentim për të marrë të gjithë Donbasin dhe për të krijuar një lidhje tokësore me Krimenë e okupuar”, shtoi ai.

Komentet e Stoltenbergut duket se konfirmojnë njoftimin që Moska bëri në fund të marsit, duke thënë se do të përqendrohet në “çlirimin e plotë të Donbasit”, pasi kjo zonë, ku gjenden rajonet Donjeck dhe Luhanks, pjesërisht ka qenë e okupuar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Stoltenberg tha se po ashtu se kjo do të ishte një fazë e re dhe e rëndësishme e pushtimit të Rusisë, që nisi më 24 shkurt.

“Ripozicionimi i trupave ruse me gjasë do të marrë kohë, ndoshta disa javë”, tha ai.

Sipas tij, kjo kohë është “jashtëzakonisht e rëndësishme që aleatët e NATO-s të ofrojnë mbështetje” për Ukrainën.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s të mërkurën dhe të enjten pritet të diskutojnë se si do të dërgojnë më shumë armë kundërtanke, municion dhe furnizime mjekësore në Ukrainë, tha Stoltenberg.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pritet të marrë pjesë gjatë këtij takimi dyditor në Bruksel./REL

Lajmet

Jashari pret në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy forcave, me fokus të veçantë në arsimimin dhe edukimin ushtarak, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave për zhvillimin e aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me nëntë ndeshje, vëmendja te Arsenal – Dortmund dhe rikthimi i De Bruyne në “Etihad”

Published

on

By

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me nëntë ndeshje në kuadër të fazës së ligës, ku spikasin disa përballje mes skuadrave të njohura evropiane.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te dueli mes Arsenalit dhe Borussia Dortmundit, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë në këtë edicion. Po ashtu, me interes të veçantë pritet edhe përballja Manchester City – Napoli, ku Kevin De Bruyne rikthehet në “Etihad Stadium” si kundërshtar i ish-klubit të tij, pas dhjetë sezonesh të kaluara në Angli.

Në Madrid, Real Madridi synon të vazhdojë serinë e fitoreve ndaj PSV Eindhovenit për të ruajtur bilancin perfekt pas katër ndeshjeve të para. Ndërkohë, Como, pas fitores 9-1 ndaj Lensit, luan ndaj AEK Athinës në kërkim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive.

Në Stamboll, Galatasaray pret Aston Villan, ndërsa Feyenoord dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm për pikë në tabelë. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Leipzig e pret Lensin, kurse Slovan Bratislava luan ndaj Real Betisit në kërkim të pikëve të para në këtë fazë të garës.

Programi i mbrëmjes hapet në orën 18:45 me ndeshjen Bodo/Glimt – LASK, ndërsa shtatë përballjet e tjera fillojnë nga ora 21:00. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një fëmijë dyvjeçar në Ferizaj, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

By

Një fëmijë i moshës dyvjeçare ka ndërruar jetë të hënën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fëmija është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kori i Filharmonisë së Kosovës sjell koncert në Prizren më 25 nëntor

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Prizren, me një program të përzgjedhur të muzikës korale, nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve Jennifer Lucy Cook, Hajrullah Syla, Eric Whitacre, Anders Edenroth, Rafet Rudi dhe Ko Matsushita.

Koncerti do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në hapësirën “Autostrada Hangar” në Prizren.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat përmes këtij linku./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara