Lajmet

NATO me deklaratë zyrtare pas vizitës së Rutte në Kosovë dhe Bosnje

Published

on

NATO konfirmon angazhimin për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, tha Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior të mërkurën përmes një deklarate publike ku numëroi mesazhet kryesore të sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte, i cili përfundoi vizitat në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 30 vjet, angazhimi ynë mbetet i fortë edhe sot, i udhëhequr nga KFOR-i, që është misioni ynë më i gjatë dhe aktualisht misioni ynë më i madh”, citohet sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Ai tha se një rajon i sigurt i Ballkanit Perëndimor do të thotë më shumë siguri në të gjithë hapësirën euro-atlantike.

NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të BE-së në Kosovë”, tha Mark Rutte, siç shkruan aleanca në deklaratën publike.

Edhe në njoftim theksohet se NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë – procesi i udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe mbrohen; për të çuar përpara Dialogun, të dy palët duhet të tregojnë fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të përqendrohen në fitimet afatgjata”, tha Rutte.

Mark Rutte qëndroi në Kosovë më 11 mars ku zhvilloi takime ndaras me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë u zhvillua pas asaj në Bosnje e Hercegovinë ku Mark Rutte tha se aleanca mbetet “e angazhuar fuqishëm për stabilitetin e këtij rajoni dhe për sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës”.

Sa i përket Bosnjes, Mark Rutte tha se “Marrëveshja e Paqes e Dejtonit është gurë themeli i paqes në këtë vend dhe duhet të respektohet; ne mbështesim Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë; çdo veprim që dëmton Dejtonin, rendin kushtetues ose institucionet kombëtare është i papranueshëm; retorika dhe veprimet provokuese janë të rrezikshme; ato paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu theksoi nevojën që liderët politikë të Bosnje-Hercegovinës “të bëjnë pjesën e tyre” dhe “të marrin përgjegjësinë” për progresin dhe stabilitetin e vendit të tyre.

Ai e bëri të qartë se “ky nuk është viti 1992”, dhe se NATO dhe partnerët e saj ndërkombëtarë janë të pranishëm dhe të angazhuar në Bosnje-Hercegovinë, dhe “nuk do të lejojnë që të krijohet një vakum sigurie”.

Lajmet

Rejhan Halili emërohet zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në ICMG

Published

on

Udhëheqësja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), Rejhan Halili, është emëruar zëvendëskryetare e komisionit “Gratë në Sport” në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Vendimi unanim është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ICMG, të mbajtur javën e kaluar në Portimao të Portugalisë.

Përvoja e saj e gjatë dhe ekspertiza si udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në KOK, anëtare e komisionit “ENGSO – Barazia në Sport” dhe shefe e misionit në disa edicione të Lojërave Mesdhetare dhe Lojërave Mesdhetare në Rërë, e bëjnë kontributin e saj në punën e komisionit “Gratë në Sport” jashtëzakonisht të vlefshëm.

Pikërisht mbledhja e radhës e këtij komisioni do të mbahet në Prishtinë, në fillim të vitit të ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rrahmani: Fitorja ndaj Juventusit shumë e rëndësishme

Published

on

Napoli arriti një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit në stadiumin “Maradona”, dhe mbrojtësi Amir Rrahmani e vlerësoi këtë sukses pas ndeshjes.

“Çdo fitore është gjithmonë e rëndësishme. Nuk kemi qenë kurrë në telashe. Ata që luajnë tani po luajnë mirë. Sot luajtëm kundër një ekipi të shkëlqyer që lufton për gjysmën e sipërme të tabelës, kështu që fitorja është edhe më e rëndësishme,” tha Rrahmani.

Ai theksoi se tani vëmendja është te sfida e Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

“Tani duhet ta shijojmë këtë fitore, sepse luftuam, por e merituam. Pastaj do të mendojmë për Ligën e Kampionëve, po luajmë jashtë fushe dhe kjo është gjithmonë e vështirë.”, tha ai.

Rrahmani nuk la pa përmendur edhe trajnerin Luciano Spalletti.

“Nuk jemi takuar, por ai është ende një nga trajnerët më të mirë që kam pasur. Të gjithë e dimë se është një njeri i shkëlqyer.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Osmani pret në takim homologun hungarez

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të hënën në takim presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes dhe në fillim të takimit. Ndërkaq nuk është paraparë as konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Ky është takimi i dytë mes Osmanit dhe Sulyok. E para e vendit gjatë muajit qershor të këtij viti është pritur në takim zyrtar nga presidenti hungarez në Budapest.

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli në krizë para sfidës me Interin

Published

on

Liverpooli po përjeton momente të nxehta në prag të ndeshjes së rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Interit, ndërsa e ardhmja e Mohamed Salahit për këtë duel mbetet e paqartë.

Sulmuesi egjiptian mund të mos udhëtojë fare drejt Milanos, pasi klubi është duke shqyrtuar masa disiplinore ndaj tij pas komenteve të ashpra që ai ka bërë kundër trajnerit Arne Slot.

Sipas burimeve të brendshme, drejtuesit e Liverpoolit janë të shqetësuar nga sjellja e Salahut dhe po diskutojnë nëse veprimet e tij cenojnë autoritetin e trajnerit dhe atmosferën në ekip. Vendimi përfundimtar pritet të merret sot, pak para se Slot të dalë në konferencën e planifikuar për shtyp.

Ndeshja kundër Interit është një test i madh për Liverpoolin, por tensionet e brendshme po e errësojnë përgatitjen e skuadrës.

Nëse Salah përjashtohet, kjo do të krijonte tronditje të madhe brenda klubit dhe te tifozët, duke shtuar presionin mbi trajnerin dhe ekipin në një moment kritik të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara