

Aktualitet
Naser Ramadani i merr 3 paga në muaj, kjo është pasuria e tij
Published
4 years agoon
By
UBT newsPërveç se mbanë pozitën e drejtorit të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani është edhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës si dhe ligjërues në Kolegjin Rezonanca në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Si pagë vjetore në IKSHPK, ai ka deklaruar 18 mijë e 458 euro neto, ndërsa nga dy punët tjera ai ka deklaruar 7 mijë e 445 euro.
Edhe bashkëshortja e tij e cila punon në IKSHPK ka deklaruar si pagë vjetore 13 mijë e 748 euro, ndërsa për trajnime në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ajo ka deklaruar 500 euro.

Ramadani ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 113 metra katror të përbashkët me vlerë 111 mijë e 528 euro e 40 cent, një banesë personale 55.54 metra katror me vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi 230 metra katror me vlerë 61 mijë euro.

Ai ka deklaruar një veturë Toyota me vlerë 25 mijë euro dhe një veturë Toyota të bashkëshortes me vlerë 6 mijë e 800 euro.

Aktualitet
Dështimi i konstituimit të Kuvendit, ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar?
Published
24 minutes agoon
April 16, 2025
Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit në seancën e djeshme, për shkak të mosmiratimit të Raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, u risoll në vëmendje se ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dolën me qëndrimin se anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, nuk dorëzuan me kohë dorëheqjet e tyre nga postet në Ekzekutiv, duke mos e pranuar, siç thanë, dorëheqjen që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia dorëzoi kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, para mbledhjes së Komisionit për verifikimin e mandateve të Kuvendit.
Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi ashpër, duke e cilësuar qëndrimin e opozitës si sulm brendainstitucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.
Ç’ thotë Ligji për Qeverinë e Kosovës lidhur me dorëheqjen e Qeverisë?
Ligji për Qeverinë e Kosovës, i miratuar nga Qeveria e fundit e Albin Kurtit në vitin 2022, parasheh se mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit (që është rasti në situatën aktuale), me votimin e suksesshëm nga Kuvendi të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, me dorëheqjen e kryeministrit, apo me shpërndarjen e Kuvendit.
Mandati i anëtarit të Qeverisë përfundon nëse ai/ajo nuk bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet, i përfundon mandati i rregullt i Qeverisë, etj.
Çfarë ndodh në rast se anëtari i Qeverisë zgjidhet deputet?
Ligji për Qeverinë parasheh se, nëse një anëtar i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të ekzekutivit para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Kështu thuhet në nenin 26 të ligjit, që ka të bëjë me papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të Qeverisë e parandalimin e konfliktit të interesit. Sipas ligjit, Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga Kuvendi, por me kufizimet e përcaktuara me ligj (më poshtë përmendim cilat janë ato).
Një Qeveri është në dorëheqje: pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re; pas dorëheqjes së kryeministrit ose në çdo rast tjetër kur posti i kryeministrit mbetet i lirë, deri në zgjedhjen e Qeverisë; pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga Kuvendi, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re…
Sa u përket kufizimeve, në ligj thuhet që Qeveria në dorëheqje kryen vetëm aktivitetet e domosdoshme të planifikuara me planin vjetor dhe ligjin për buxhetin; nuk miraton nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim nga Kuvendi, nuk miraton projektligje, amendamente kushtetuese, strategji apo dokumente konceptuale, nuk inicion procedura të reja për emërime në pozita publike, nuk propozon kandidatë për pozita që kërkojnë emërim nga Kuvendi, etj.
Qeveria në dorëheqje, megjithatë, ka të drejtë t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit. Në rast të fatkeqësive natyrore apo shëndetësore, disa nga këto kufizime nuk vlejnë më.
Ç’thuhet në Kushtetutën e Kosovës për mandatin e deputetit?
Sipas Kushtetutës së Kosovës (neni 70), mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe përfundon, ndër të tjera, kur deputeti emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës. Mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse: nuk bën betimin; jep dorëheqje dhe emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës.
Aktualitet
Fillon konferenca për tranzicionin e energjisë në UBT
Published
29 minutes agoon
April 16, 2025
Ka filluar konferenca ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë, Digjitalizimi’, e organizuar nga UBT i cili po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.
Në këtë konferencë po merr pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryesuesja e Komunitetit Nacional CIGRE, Pranvera Dobruna-Kryeziu dhe Ymer Fejzullahu, kryetar i Bordit të ZRRE.
Të ftuar të tjerë janë po ashtu ekspertë të fushës së energjisë elektrike në vend.
UBT News do të ju sjell informacionet kryesore të kësaj konference me rëndësi.
Vlen të përmendet se edhe studentët e UBT-së po e ndjekin këtë ngjarje.
Aktualitet
Bëhet publike letra me të cilën Albin Kurti e paralajmëroi dorëheqjen
Published
21 hours agoon
April 15, 2025
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë.
Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ndërkohë nuk është miratuar raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve në Kosovë.
Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, e çon në ndërprerjen e seancës konstituive.
Një pjesë e deputetëve janë larguar nga salla e seancave plenare. Ndërkohë që anëtarët e komisionit janë duke diskutuar me kryesuesin e seancës për të vendosur si do të vazhdohet më tej.
Aktualitet
Kusari Lila: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër mandateve të tyre
Published
21 hours agoon
April 15, 2025
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas mos konsituimit të kuvendit. Ajo tha se kjo po ndodh për herë të parë duke i fajësuar deputet nga opozita dhe Lista Serbe.
“Për herë të parë në Kosovë, opozita aktuale dhe ajo e ardhshme nuk e voton raportin për certifikimin e rezultateve dhe konfirmimin e mandateve.
“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe votuan së bashku kundër konstituimit të Kuvendit – pra edhe kundër mandateve të tyre. Me këtë veprim, sot, përmes një tjetër shfaqjeje të paaftësisë së tyre të vazhdueshme, treguan se nuk e pranojnë më rezultatin e zgjedhjeve që vetë e kishin pranuar dhe votuar në KQZ”, ka shkruar Kusari Lila.

Vdes futbollisti i njohur shqiptar, 28-vjeçari humb jetën në fushë

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, ç’thotë Ligji dhe Kushtetuta për situatën e krijuar?

Fillon konferenca për tranzicionin e energjisë në UBT

Katër ushqimet që i zhbllokojnë arteriet në mënyrë natyrale

Konferenca ‘Tranzicioni i Energjisë; Implementimi i Politikave të Strategjisë së Energjisë’, Armend Ymeri flet për organizimin

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit para gjumit

Diamanti blu ne ankand/ Guri i çmuar, pjesë e trashëgimisë mbretërore të Indisë

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA zbulon vendin ku do të mbahet ndeshja

Katy Perry do të udhëtojë në hapësirë, ja imazhi që postoi para nisjes
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë