Lajmet

Nagavci: Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, nxënësit do të kenë edhe pushim vjeshtor

E konfirmon Nagavci.

Published

on

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se viti i ri shkollor 2023/2024 do të fillojë më 1 shtator, dhe se nxënësit do të kenë edhe pushim vjetor. E sa i përket teksteve shkollore, ajo tha se gjatë kësaj jave do të japin detaje lidhur me furnizimin e shkollave.

Në një konferëncë për media, e para e MAShTI-t tha se ka parë anomali në kontratat për blerjen e teksteve shkollore.

Në konferencën për media, Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë të Preshevës. Sipas saj, risia e këtij viti shkollor është pushimi vjeshtor.

“Viti shkollor 2023/24 fillon më 1 shtator. Risi është se gjatë këtij viti do të kemi edhe pushimin vjeshtor, në mënyrë që të kemi një balancim të ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit shkollor. Përtej kësaj, janë pranuar komentet në lidhje me rregulloren për rekrutimin, punësimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në institucionet edukativo-arsimore, me të cilat do të shmangen vonesat në rekrutimin e mësimdhënësve dhe humbja e orëve mësimore”, tha ajo.

Derisa komunat kanë kërkuar shpërndarjen e teksteve shkollore në shkolla, Nagavci tha se lidhur me këtë do të japin detaje në fund të javës, pasi siç tha ajo, ka parë anomali në kontratat për blerjen e këtyre teksteve. Por, siç tha ajo, synojnë që në kohë të furnizojnë shkollat me tekste.

“Nuk kam parë reagimin e Asociacionit të Komunave, por duhet të kemi parasysh se ëhstë një proces i cili përballet me shumë sfida. Për ne ëhstë tejet e rëndësishme, jo vetëm t’i dërgojmë librat në shkolla, por edhe të dërgojmë tekste cilësore. Në fund të kësaj jave do t’iu informojmë më hollësisht në lidhje me furnizimin dhe ndryshimet që po planifikojmë për këtë vit në lidhje me furnizimin e fëmijëve me tekste shkollore, por më lejoni të përmendi që që nga marrja e detyrës, kemi punuar shumë në përmirësimin e cilësisë të këtyre teksteve shkollore… Unë shpresoj të arrijmë me kohë të furnizmojmë me tekste shkollore, gjithsesi jemi duke shikuar mundësitë të mos ketë vonesa në këtë drejtim. Me aq sa jam njoftuar nga ekipi i cili negocion kontratat për blerjen e teksteve, kam parë anomali mjaft të mëdha. Kam parë tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha 13-15 euro. Dhe, si Ministri kemi përgjegjësi edhe për përkujdesje ndaj buxhetit të shtetit, përveçse për cilësi të teksteve”, tha Nagavci.

Po ashtu, ajo foli edhe për ndërtimin e disa çerdheve. Ajo bëri të ditur se kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e çerdhes në Fushë Kosovë, ndërtimi i së cilës theksoi se pritet të fillojë javën e ardhshme.

Sipas saj, janë në proces të nënshkrimit të kontratës edhe për ndërtimin e çerdhes në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime.

E para e MAShTI-t pati edhe një apel për komunat, që të eidentojnë hapësirat ku mund të ndërtohen çerdhet, pasi sipas saj, Ministria ka buxhet të mjaftueshëm për ndërtimin apo adaptimin e tyre.

“Inkurajoj të gjitha komunat që të evidentojnë hapësirat ku ne mund të ndërtojmë çerdhet sepse kemi buxhet të mjaftueshëm dhe në momentin kur komunat aplikojnë me aplikacion të kompletuar, jemi të gatshëm të vazhdojmë me ndërtimin apo adaptimin/përshtatjen e objekteve ekzistuese. Presim që bashkë me komunat të arrijmë të ndërtojmë çerdhe, sidomos në zonat rurale, ku kemi një numër më të vogël të fëmijëve të cilët do të përfshihen në edukimin e hershëm”, u shpreh ajo. 

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara