Lajmet

Nagavci takohet me përfaqësuesit e SBASHK-ut, kërkon vaksinimin e punëtorëve arsimorë

Published

on

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci këtë të martë ka takuar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.

Njëra nga temat e bashkëbisedës ishte çështja e vaksinimit të punëtorëve arsimorë dhe të dy palët janë pajtuar që të dalin me apel përmes medieve drejtuar të punësuarve në arsim që të vaksinohen në mënyrë që të jenë të mbrojtur e të përgatitur për të nisur mbarë vitin e ri shkollor, njofton Klankosova.tv.

Ministrja Nagavci dhe kryetari Jasharaj janë shprehur të bindur se të punësuarit në arsim do ta kuptojnë drejt këtë apel dhe do të vaksinohen duke u mbrojtur kështu nga Covid e për të dhënë kontribut meritor në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor.

Në vazhdim të këtij takimi është bashkëbiseduar edhe lidhur me të punësuarit në arsim e që janë me 180 kredi ku Nagavci është deklaruar se Udhëzimi i fundit Administrativ për Normativin mbi Kuadrin Profesional në Arsimin e Përgjithshëm e ka zgjedhur drejt këtë çështje dhe se Udhëzimi është botuar në faqen zyrtare të MASHTI-t.

Në këtë takim është biseduar edhe për Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2021/2022 dhe kryetari i SBASHK Jasharaj ka kërkuar që para finalizimit të tij të zhvillohet së paku një takim, në të cilin duhet të ftohet edhe përfaqësuesi i SBASHK dhe të përfillën idetë dhe propozimet e prezantuara nga kjo sindikatë duke kujtuar se ky udhëzim dhe vetë kalendari shkollor nuk bën të pësojnë ndryshime eventuale përmes ndonjë vendimi e aq më pak pa marrëveshje e pajtueshmëri nga SBASHK-u.

Lidhur m çështjen e mësimit plotësues pas një debati për këtë çështje është qartësuar se ky aktivitet mësimor u mbetet në kompetencë mësimdhënësve e shkollave dhe do të organizohet sipas vlerësimeve e nevojave që paraqitën pas periudhave mësimore.

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara