Lajmet

Naftëtarët drejt falimentimit, i bëjnë thirrje Qeverisë të marrë masa për çmimet

Published

on

Shoqata e Naftëtarëve mbajti takim në të cilin shqyrtoi problemet në sektorin e derivateve në Kosovës. Shqetësimet më të mëdha ishin te naftëtarët e Gjilanit, të cilët thonë se tash e dy vjet nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve të kontrollimit të çmimeve.

Fadil Kryeziu nga Fama Petrol- Gjilan i ka bërë thirrje ministrisë së Tregtisë dhe kryeministrit që ti zgjidhin këto probleme të cilat qëndrojnë tash e dy vite dhe sipas tij, në qoftë se nuk zgjidhen do të shkojnë drejt falimentimit.

“Problemet që i ka Gjilani janë bërë një lloj mode edhe për një pjesë tjetër të Kosovës. Që dy vite kemi probleme, që dy vite i kam lut insititucionet mu marrë. Sot e ka 1.16 hib-i, Adagasi 1.17 na 1.21. Çmimi sot në treg për momentin është 1.18, unë s’di qysh po furnizohen. Ju kisha lut ma s’pari ministrisë së Tregtisë, thirrje kryeministrit apet që të ndëmarrë diqka, jo jo po i mbyllim të gjitha. Te komusmatori hapi parë është pse po na vjedh. Ti e ki 1.22 e ata 1.16. Na Gjilani do të bëhemi për vitra, me humbje që dy vite. Ju kisha lut për këtë kryetar, këtë inciativë thirrem me bo një grup, komision me shku me fol gojarisht,  au bo boll ajo. Ka edhe mënyra tjera LVV na vike kufi le të mirret dikush le ta zgjidh këtë problem. Sot është 1.21  e 1.18 e kom marr vet çka me bo me ato tre cent as bukën e punëtorëve sun e nxjerrë”, ka thënë Kryeziu.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se do të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë problem. Nuk është mirë, ne do e bëjmë maksimumin”, ka thënë Berjani.

Ndërsa Fadil Kryeziu nga “Fama Petrol”  ka thënë se në qoftë se nuk zgjidhet ky problem duhet me u ndërmarrë diçka.

“Në qoftëse nuk bëhet diçka brenda javës duhet me ndërmarrë diçka. Ju kisha lut me i ndihmu Gjilanit për tri kompani, ama këtu e ka fillu Adagasi, fundin ja dha Hib Petrol. Përkrahna ja sot ja hiq”, ka thënë ai.

Edhe Musa Rexhepi nga “Albi Oil” shprehu pakënqësi të njëjta.

“Na i kemi dhënë presion komisionit konkurrues. Kanë qenë në vizitë tek ne, na kemi shpresu që do të jenë sot këtu. U dasht me thirr dikë të ministrisë se Tregtisë në Viti, Ferizaj, Prishtinë. Çmimet e Adagas-it Hib Petrol-it dhe EuroMit janë 20 cent ma shtrejt nuk e di a janë insepektorët me i këqyr këto sene. Na që dy vite e kemi këtë problem, kemi problem edhe me myshterinjë që vijnë në pumpë. Nuk shkojnë këto punë kështu. Ose edhe na duhet ta bëjmë si këta. Nuk vjen në pumpë kërkush vijnë 200 -300 në ditë. Kënd me mbulu me 300 euro brenda 10 ditëve. I kom largu dy punëtorë nuk kam mundësi me i mbajt. Ju kisha lut me na ndihmu ma shumë. Kisha propozu ministrisë së Tregtisë me marrë dikend me ardh në Gjilan. Atje te pikat ku e kanë jo nëpër mbledhje nëse mundeni me na ndihmu”, ka thënë ai.

Fehmi Rexhepi nga “Burimi Petrol” ka thënë se të njëjtë e kemi naftën, e po shitet ma lirë me pakicë se me shumicë.

“Të njëjtë e kemi naftën, është tu shit ma lirë me pakicë se shumicë. Na jemi tu e ble ma shtrenjtë  se me shumicë. S’di kush na ndihmon, unë i kom bo tri herë kërkesa Ministrisë, kërkush nuk ka kthy përgjigje. Më kanë thënë nuk kemi çka me bo nuk e di kush na ndihmon neve. Puna ka ra më shumë se 80%”, ka thënë ai.

Selajdin Beqa drejtor i Përgjithshëm i Autoritet Kosovar i Konkurrencës është kundërpërgjigjur naftarëve të Gjilanit ku ka thënë se jemi shumë të hapur për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne jemi prezent në treg vazhdimisht po e monitorojmë,  vazhdojmë të shohim sjelljet e akterëve që janë në treg. Në rastin e Gjilanit, shumë shpejt do të dalim me disa veprime tona sa i përket rastit të Gjilanit ne erdhëm t’ju dëgjojmë. Plot akuza, ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë nga ana juaj meqenëse jemi aleat autoritet kemi vështirësi po e kemi një insitucion që e mbikëqyr, jemi shumë të hapur të kërkoni autoritet dhe të vini të na vizitoni për secilën çështje”, ka thënë Beqa.

Lajmet

Talenti kosovar i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe ndjek stërvitjen e Kombëtares

Published

on

By

Futbollisti i ri dhe premtues kosovar, Erblin Osmani, i cili është pjesë e klubit gjerman Bayern Munich, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Osmani, i cili po qëndron në Kosovë për pushimet verore, u prit në ambientet e FFK-së, ku pati rastin të njihet më nga afër me aktivitetet e federatës dhe të ndjekë seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas FFK-së, vizita e tij përfaqëson lidhjen e fortë që talentët kosovarë, të cilët po zhvillojnë karrierën e tyre në klubet më të njohura evropiane, vazhdojnë ta ruajnë me vendlindjen.

Erblin Osmani konsiderohet një nga talentët e rinj që po ndërton karrierën e tij në futbollin evropian, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës e vlerësoi si pjesë të gjeneratës së re që po promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare të futbollit.

FFK i ka uruar Osmanit suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive.

 

Continue Reading

Lajmet

Irani ndërpret komunikimet me SHBA-në, paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

 Irani ka vendosur të ndërpresë shkëmbimin e mesazheve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësve, mes përshkallëzimit të tensioneve në rajon dhe sulmeve të fundit në Liban sipas nje raportimi të Reuters.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka bërë të ditur se ekipi negociator i Teheranit ka ndaluar komunikimet indirekte me Uashingtonin, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit në Liban, teksa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.

Tasnim raporton gjithashtu se Irani dhe i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës”, ku përfshihen aleatët e tij në Liban, Irak dhe Jemen, kanë hartuar një plan që parasheh bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera strategjike, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb.

Sipas raportimit, këto masa synojnë “ndëshkimin e Izraelit dhe mbështetësve të tij”, ndërsa autoritetet iraniane kanë theksuar se nuk do të ketë negociata derisa të ndalen operacionet ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Continue Reading

Lajmet

Bashkëpunim akademik ndërmjet UBT-së dhe Dicle University në kuadër të Erasmus+ Staff Mobility

Published

on

By

Në kuadër të programit Erasmus+ Staff Mobility, UBT mirëpriti gjatë javës së kaluar Assoc. Prof. Dr. Hasan Aykut Aysan dhe Assist. Prof. Dr. Yusuf Gözaçık nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Dicle University, Turqi.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional dhe përfshiu një sërë aktivitetesh profesionale dhe akademike, duke përfshirë vizita në kampusin dhe infrastrukturën universitare, organizimin e një punëtorie me studentët dhe stafin akademik, si dhe mbajtjen e një ligjërate tematike mbi shigjetarinë (archery).

Gjatë qëndrimit të tyre në UBT, profesorët prezantuan përvojat dhe ekspertizën e tyre në fushën e edukimit fizik dhe sportit, duke ofruar perspektiva bashkëkohore metodologjike dhe praktike. Aktivitetet e zhvilluara krijuan mundësi për shkëmbim të njohurive, avancim profesional dhe zgjerim të bashkëpunimit akademik ndërmjet pjesëmarrësve.

Ky mobilitet akademik kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet UBT-së dhe Dicle University, duke promovuar bashkëpunimin shkencor, akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve dhe vendeve përkatëse.

UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, zgjerimit të partneriteteve strategjike dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit akademik.

Continue Reading

Lajmet

Pesë ish-policë serbë akuzohen për krime lufte në Kosovë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, të akuzuarit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., dyshohet se si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Aktakuza i ngarkon ata për ngjarjet e datës 6 maj 1999, kur sipas pretendimeve të prokurorisë, kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë. Viktimat më pas janë transportuar nga stacioni i trenit në një lokacion të njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka propozuar zhvillimin e procedurës gjyqësore në mungesë të të pandehurve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për rastet e krimeve të luftës.

Rasti pritet të trajtohet nga gjykata kompetente, e cila do të vendosë lidhur me konfirmimin e aktakuzës dhe vazhdimin e procedurave gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara