Lajmet

Muzika e këngëtares Aaliyah vazhdon të jetojë, 20 vite pas vdekjes së saj!

Published

on

Këngëtarja e njohur, Aaliyah Dana Haughton, vdiq më 25 gusht të vitit 2001, në moshën 22 vjeç në një aksident ajror që mori jetën e saj edhe tetë të tjerëve ndërsa po ktheheshin nga xhirimi i videoklipit të saj muzikor në Karaibe, transmeton UBT News.

Fansat janë ankuar prej kohësh për mungesën e disponueshmërisë së muzikës së saj. Katalogu i saj tani po ribotohet për herë të parë ndër vite që të jetë i disponueshëm në platformat e transmetimit përmes partneritetit me Blackground Records 2.0 dhe EMPIRE.

E gjitha po ndodh në sfondin e një beteje për të kontrolluar trashëgiminë e saj, përcjell UBT News.

Blackground Records, i cili publikoi shumicën e muzikës së Aaliyah, ishte në pronësi të xhaxhait të këngëtares së ndjerë dhe ish menaxherit, Barry Hankerson, i cili gjithashtu mbikëqyr Blackground Records 2.0.

Faqja e cila kujdeset për trashëgiminë e këngëtares së fundmi ndau një deklaratë në llogarinë e tyre të verifikuar në Twitter e cila filloi si vijon: “Mbrojtja e trashëgimisë së Aaliyah është, dhe do të jetë gjithmonë, fokusi ynë”.

“Për 20 vjet ne kemi luftuar prapa skenave, duke duruar taktikat e errëta të mashtrimit me projekte të paautorizuara që synojnë të njollosin. Ne kemi qenë gjithmonë të hutuar se pse ka një këmbëngulje të tillë për të shkaktuar më shumë dhimbje krahas asaj me të cilën tashmë duhet të përballemi për pjesën tjetër të jetës sonë.

Kjo përpjekje e paskrupullt për të lëshuar muzikën e Aaliyah pa ndonjë transparencë ose llogari të plotë në pronë na detyron zemrat tona të shprehim një fjalë – falje”, vazhdoi deklarata.

Aaliyah u bë e njohur në vitet 1990 me disa hite duke përfshirë “Back & Forth”, “Are You That Somebody?” dhe “Rock The Boat”.

“One In A Million” ishte albumi i saj i dytë dhe përmbante muzikë me bashkëpunëtorët e saj të vjetër, Missy Elliott dhe Timbaland si dhe reperin Slick Rick dhe të tjerë.

Në festimin e katalogut të Aaliyah që vjen në platformë, Spotify përditësoi playlist-en “This Is Aaliyah”.

Live

Alarm pasigurie në Evropë: Kërcënime për bomba në katër shtete shtyjnë autoritetet të rrisin masat e sigurisë

Published

on

By

Një seri kërcënimesh të rreme për bomba ka përfshirë katër vende evropiane – Danimarkën, Çekinë, Rumaninë dhe Irlandën – duke prekur aeroporte, fluturime pasagjerësh dhe selinë e transmetuesit publik irlandez RTE.

Incidentet vijnë pas një jave të ngarkuar me alarme të ngjashme, ku më shumë se 20 fluturime kanë pranuar kërcënime anonime, duke detyruar devijimin e disave prej tyre.

Në Rumani, një avion i kompanisë “TAROM” që udhëtonte nga Praga për në Bukuresht mori kërcënim për bombë, mirëpo vazhdoi fluturimin dhe u ul i sigurt në destinacion, ku autoritetet konfirmuan se alarmi ishte i rremë.

Në Danimarkë, policia forcoi praninë në aeroportin e Kopenhagës për të dytën ditë me radhë pas kërcënimeve ndaj trafikut ajror, duke njoftuar se situata mbetet nën kontroll dhe fluturimet po zhvillohen normalisht.

Në Çeki, policia ndërmori masa shtesë sigurie në bashkëpunim me aeroportin “Vaclav Havel” të Pragës pas sinjaleve të reja ndaj avionëve.

Në Irlandë, selia e televizionit publik RTE në Dublin u evakuua pas një kërcënimi për bombë, gjë që solli ndërprerjen e transmetimeve të drejtpërdrejta. Policia irlandeze konfirmoi se po heton kërcënimet e drejtuara ndaj mediave atje dhe në Evropë.

Vëllimi i madh i kërcënimeve brenda një kohe të shkurtër konsiderohet i pazakontë nga ekspertët e sigurisë. Incidentet po ndodhin në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike dhe paralajmërimesh se rajoni mund të jetë cak i sulmeve hibride. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Prokuroria e Pejës udhëheq takimin ndërinstitucional për dhunën në familje

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, me qëllim të avancimit të mbrojtjes së viktimave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në takim morën pjesë prokurorët e shtetit, përfshirë koordinatorin e ri për rastet e dhunës në familje, Ermal Demhasaj, prokurorët për të mitur, mbrojtësit e viktimave, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Qendrave për Punë Sociale dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë.

U.D. e Kryeprokurores, Disha-Haxhosaj, theksoi rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe përgjegjësisë së qartë institucionale në secilën fazë të trajtimit të rasteve.

“Nuk duhet të kemi frikë të flasim për atë që nuk funksionon. Duhet të kemi përgjegjësi që ta ndryshojmë atë që nuk funksionon. Viktimat nuk kanë nevojë për premtime. Kanë nevojë për mbrojtje. Nuk kanë nevojë për arsyetime. Kanë nevojë për veprime. Dhe nuk kanë nevojë që institucionet të reagojnë vetëm pasi të ndodhë tragjedia. Kanë nevojë që ne të veprojmë para se të jetë tepër vonë”, deklaroi Disha-Haxhosaj.

Ajo kërkoi përqendrim të veçantë në identifikimin e hershëm të rasteve me rrezik të lartë dhe përshkallëzim të mundshëm të dhunës.

Përgjatë takimit u dakordua caktimi i personave kontaktues për komunikim të drejtpërdrejtë, krijimi i mekanizmave për monitorimin e rekomandimeve, si dhe përgatitja e raporteve mbi sfidat specifike, me fokus te rastet që përfshijnë viktimat e mitura dhe personat me probleme të shëndetit mendor. /E.A/

Continue Reading

lajme

MINT-i dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen për Eko-Parqet Industriale

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Banka Botërore kanë zyrtarizuar bashkëpunimin përmes nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. Ky projekt synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, rritjen e konkurrueshmërisë, tërheqjen e investimeve private dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke i dhënë theks të veçantë standardeve mjedisore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij theksoi se ky nismëzim shërben si mekanizëm kyç për zbutjen e deficitit tregtar të vendit, duke përmendur se gjatë vitit 2025 importi arriti në rreth shtatë miliardë euro, krahasuar me rreth një miliard euro eksport.

“Zhvillimi i parqeve industriale do të shtrihet në të gjitha rajonet e Kosovës pa përjashtim, përfshirë edhe dy parqe në pjesën veriore të vendit tonë. Pas vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Ibrit, po e zhvendosim gradualisht vëmendjen drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë atje”, u shpreh Kurti.

Nga ana e saj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, vuri në pah se modeli i ri industrial fokusohet te mënyra e prodhimit dhe efikasiteti i burimeve, duke u mbështetur edhe në gjetjet e raportit të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që veçon prodhimin e komponentëve të ndërtimit si sektor me potencial të lartë.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të ri bashkëpunimi për të zgjeruar zbatimin e standardit ndërkombëtar të eko-zonave… Eko-zonat industriale do të jenë instrument për mobilizimin e investimeve private dhe krijimin e vendeve të punës”, theksoi Kusari-Lila.

Projektin e kanë mirëpritur edhe partnerët ndërkombëtarë. Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Hubert Perr, vlerësoi se nisma dëshmon përkushtimin për një ekonomi të qëndrueshme, ndërsa menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, theksoi se eko-parqet do të ndihmojnë bizneset në tejkalimin e barrierave dhe menaxhimin efikas të burimeve natyrore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Koordinimi i punës parlamentare: Haxhiu pret në takim kryetarët e grupeve parlamentare

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim udhëheqësit e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për ecurinë e punës dhe prioritetet e legjislativit për muajt në vijim.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri me dije se gjatë takimit është zhvilluar një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me mbarëvajtjen e seancave dhe organizimin e punës në Kuvend.

“Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, ajo ka theksuar se përkushtimi ndaj nevojave të qytetarëve mbetet përgjegjësi kryesore e institucionit të Kuvendit.

“Qytetarët presin nga ne përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre”, ka përmbyllur ajo. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara