Kulturë
Muzika, arma që luftoi racizmin në Amerikë
Published
5 years agoon
By
UBT newsPër shekuj me radhë afro-amerikanët kanë përdorur muzikën si një mjet të fuqishëm. Njerëzit e skllavëruar këndonin këngë shpirtërore, për të planifikuar fshehurazi ikjen e tyre drejt lirisë. Poezitë u vunë në muzikë dhe u interpretuan për të festuar çrrënjosjen e skllavërisë, baladat dhe hip-hopi janë përdorur për të protestuar kundër dhunës dhe diskriminimit racor.
CBC radhit disa këngë që kanë shkruar histori, dhe që kanë qenë zëri i përparimit, protestës e krenarisë së afro-amerikanëve.
Swing Low, Sweet Chariot
Kënga u përdor si një formë e komunikimit të koduar për të planifikuar arratisjen nga skllavëria. Ndërsa, Harriet Tubman udhëzoi afro-amerikanët në liri përgjatë hekurudhës “Underground”, ajo këndoi disa këngë për të sinjalizuar se ishte koha për arratisje. Ndër të preferuarit e Tubman thuhet se ishte Swing Low, Sweet Chariot.

Lift Ev’ry Voice and Sing’ – John & James Johnson, 1900
“Lift Ev’ry Voice and Sing”, u shkrua fillimisht si një poezi nga pedagogu James Weldon Johnson, me muzikë shoqëruese të krijuar nga vëllai i tij, John Rosamond Johnson. Tekstet u recituan nga 500 nxënës shkolle më 12 shkurt 1900, në Jacksonville, Florida për të festuar ditëlindjen e Presidentit Abraham Lincoln. Ndërsa kompozonte, James Johnson u përpoq të shkruante tekste që flisnin për jetën traumatike por triumfuese të paraardhësve të tij.
“Këndoni një këngë plot besim që na ka mësuar e kaluara e errët, këndoni një këngë plot shpresë që e tanishmja na ka sjellë”- thuhej në këngë.
Poema u përdor përfundimisht në diplomime, kisha dhe festa. James Johnson më vonë u bë një udhëheqës brenda NAACP, një organizatë që miratoi poezinë si këngën e saj zyrtare.

Strange Fruit – Billie Holiday, 1939
Kënga bezdisëse e popullarizuar nga Billie Holiday u shkrua më 1937 nga Abel Meeropol, një mësues hebre i shkollës së mesme dhe aktivist i të drejtave civile nga Bronx. Ngjashëm me “Lift Ev’ry Voice and Sing”, “Strange Fruit” u shkrua fillimisht si një poezi. Tekstet e tmerrshme dhe të trishtueshme nuk thërrasin linçimin në mënyrë të qartë, por përdorin një metaforë të dhimbshme për të përshkruar terrorin e tmerrshëm që shkatërroi komunitetet e tyre në Jug.

A Change Is Gonna Come- Sam Cooke 1963
Dy momente kyçe frymëzuan Sam Cooke për të shkruar hitin e tij monumental “A Change Is Gonna Come”. Lirimi i një himni nga Bob Dylan dhe një refuzim racist në një hotel në Luiziana. Kur Cooke dëgjoi për herë të parë “Blowin”, të Dylanit në vitin 1963, ai u impresionua dhe u tërhoq që një artist i bardhë kishte shkruar një këngë që reflekton baticat në vend, ndërsa ai jo.
Disa muaj më vonë, ai shkroi dhe regjistroi, “A Change Is Gonna Come” në fillim të vitit 1964. Ai ishte në gjendje të interpretojë këngën vetëm një herë në “The Tonight Show” me Johnny Carson, pasi u vra në një motel në L.A më vonë atë vit. Megjithatë kënga e Cooke jetoi, dhe u bë një himn në luftën për të drejtat civile.

Say It Loud, I’m Black and I’m Proud – James Brown, 1968
“Say It Loud, I’m Black and I’m Proud” i James Brown u botua në një kohë kur afro-amerikanët ndiheshin veçanërisht të egër dhe të tërbuar, pas vrasjes së Martin Luther King, Jr më 4 prill 1968. Katër muaj pas vrasjes së tij, Brown publikoi këngën që festonte me guxim kulturën afro-amerikane.
Në fillim të mesit të viteve 60, “negro” ishte termi i preferuar për afro-amerikanët, ndërsa “Black” nganjëherë merrej si fyerje. Por, kënga e Brown ndihmoi në heqjen e stigmës rreth termit “E zezë” dhe u bë e preferuar deri në fund të viteve 1960.

The Revolution Will Not Be Televised- Gil Scott-Heron, 1971
Gil Scott-Heron ishte ndër fëmijët e parë të integruar në shkollën e Tennessee, para se të bëhej një shkrimtar revolucionar dhe aktivist i të drejtave civile. Më 1970, ai lëshoi albumin e tij debutues, “Small Talk” në 125 dhe Lenox. Albumi paraqiti Scott-Heron duke rrëfyer poezinë e tij mbi daullet në sfond, një pararendës i hershëm i asaj që përfundimisht do të bëhej hip-hop.

What’s Going On?- Marvin Gaye, 1971
Marvin Gaye ishte fëmija i artë i Motown kur lëshoi këngën “What’s Going On?” në vitin 1971. Ai kishte bërë një emër për veten e tij me këngët e tij sensuale dhe apolitike si “How Sweet It Is (To Be Loved By You)” dhe “I Heard It Through the Grapevine” më 1960.
Gordy pa dëshirë lëshoi këngën, e cila u bë sukses, dhe i dha zë protestave kundër padrejtësive.

Happy Birthday- Stevie Wonder, 1980
Jeta dhe vdekja e Martin Luther King, Jr frymëzuan protesta dhe demonstrata të panumërta në të gjithë vendin. Megjithatë qeveria federale hezitoi të caktojë një festë për të njohur rolin që King kishte luajtur në përparimin e kombit. Vetëm disa ditë pas vdekjes së Kingut më 1968, kongresmeni John Conyers propozoi që ditëlindjen e mikut të tij të vrarë ta bënte një festë kombëtare, por ai mori pak mbështetje nga kolegët e tij. Si përgjigje, Stevie Wonder e bëri misionin e tij të avokonte për një festë federale të Martin Luther King, Jr me këngën e tij “Gëzuar Ditëlindjen”, lëshuar më 1980.

/music/ CBC / KultPlus.com
Kulturë
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Published
2 minutes agoon
April 3, 2026By
UBT News
Industria filmike në Kosovë po pasurohet me një tjetër projekt ambicioz. Filmi i metrazhit të gjatë “KARMA”, me regji dhe skenar nga Esat Fejza dhe producente Edona Kecmezi, pritet të vijë para publikut me një rrëfim të fuqishëm që ndërthur dramën, humorin dhe reflektimin social. Premiera do të mbahet më 16 prill 2026 në Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, duke u renditur ndër ngjarjet më të pritura kulturore të pranverës në vend.
“KARMA” sjell historinë e tre miqve që ribashkohen pas disa vitesh dhe vendosin të ndërmarrin një plan të pazakontë për të ndryshuar rrjedhën e jetës së tyre. Por vendimet e nxituara i përfshijnë në një zinxhir ngjarjesh të papritura, ku realiteti dhe absurdi përplasen vazhdimisht. Përmes një rrëfimi dinamik dhe shpesh provokues, filmi trajton idenë se askush nuk mund t’i shmanget pasojave të veprimeve të veta.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë emra të njohur të skenës dhe ekranit kosovar, si Agron Shala, Labinot Lajçi, Xhemi Agaj, Agron Krasniqi, Ilir Prapashtica, Vedat Haxhiislami, Kumrije Hoxha, Bislim Muçaj dhe Melihate Qena, duke krijuar një ansambël të pasur artistik.
Projekti është realizuar nga Prolog Film L.L.C., në bashkëprodhim me G-On Film Production, me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës. Me një kohëzgjatje prej 87 minutash dhe i realizuar në format 4K me audio True Surround 5.1, filmi synon të ofrojë një përvojë të plotë kinematografike për publikun.
Sipas regjisorit, “KARMA” nuk është vetëm një histori për t’u parë, por një përvojë që synon të nxisë reflektim. Filmi trajton tema si lakmia, tradhtia dhe dilemat morale në shoqërinë bashkëkohore, duke ftuar shikuesit të mendojnë për pasojat e zgjedhjeve që bëjnë në jetën e tyre.
Kulturë
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Published
3 minutes agoon
April 3, 2026By
UBT News
Në hapësirën e Kryeqytetit është hapur dje ekspozita e artistes Sanije Isufi, “Dritë në heshtje”, në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Ekspozita vjen si një rrëfim ku arti dhe përvoja personale ndërthuren natyrshëm, duke sjellë një qasje të ndjeshme ndaj një realiteti që shpesh mbetet përtej fjalëve. “Dritë në heshtje” nuk është vetëm një prezantim veprash, por një ftesë për të kuptuar më thellë botën e personave me autizëm.
Në këtë kontekst, roli i artistes si nënë zë një vend të veçantë, duke reflektuar përkushtimin dhe kujdesin ndaj fëmijës së saj si një formë e lartë krijimi. Një proces i përditshëm, i padukshëm, por thellësisht domethënës, i ndërtuar mbi durim dhe dashuri të pakushtëzuar.
Nga komuna e Kryeqytetit u theksua se mbështetja për iniciativa të tilla mbetet e rëndësishme, pasi ato kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në ndërtimin e një shoqërie më të ndjeshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Kulturë
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Published
17 hours agoon
April 2, 2026By
UBT News
Në Lipjan është promovuar libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” i autorit Sefer Tasholli, një vepër publicistike që trajton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, duke sjellë në vëmendje zhvillimet politike dhe shoqërore të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Libri përbën botimin e pestë të autorit dhe fokusohet në periudhën nga viti 1941 deri më 1991, duke pasqyruar organizimet, demonstratat dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri, me theks të veçantë në Komunën e Lipjanit si pjesë e këtyre proceseve.
Gjatë promovimit, u theksua rëndësia e dokumentimit të historisë dhe ruajtjes së kujtesës kolektive përmes botimeve të tilla, të cilat shërbejnë si referencë për brezat e ardhshëm dhe kontribuojnë në ndriçimin e ngjarjeve kyçe të së kaluarës.
Autori Sefer Tasholli u shpreh se libri është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave historike, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe institucionet që kanë mbështetur realizimin e këtij botimi.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili vlerësoi rëndësinë e veprave që trajtojnë historinë e vendit, duke theksuar se mbështetja institucionale për projekte të tilla do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991” konsiderohet një kontribut i çmuar në dokumentimin e historisë së Kosovës, duke sjellë një pasqyrë të gjerë të përpjekjeve për liri dhe identitet kombëtar.
Kulturë
Petrit Halilaj prezantohet në Berlin me “Një Operë Jashtë Kohës”
Published
18 hours agoon
April 2, 2026By
UBT News
Gjatë qëndrimit në Berlin, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, dhe shefja e kabinetit, Shkurte Aliu, së bashku me drejtorin e Filharmonisë, Dardan Selimaj, si dhe kuratoren Catherine Nichols, vizituan ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” të artistit Petrit Halilaj, e hapur në Hamburger Bahnhof.
Ky projekt i Halilajt përbën një arritje të rëndësishme për artin bashkëkohor nga Kosova. Ekspozita lidhet me operën “Syrigana”, e realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, dhe trajton tema si kujtesa, dashuria dhe identiteti.
Prezantimi i kësaj ekspozite në Hamburger Bahnhof dëshmon për prezencën e fuqishme të artistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare, si dhe për fuqinë e artit për të komunikuar përtej kufijve.
Trashëgimia e Michael Jackson gjeneron mbi 3.5 miliardë dollarë pas vdekjes
Kinematografia kosovare me projekt të ri ambicioz: “KARMA”
Ekspozita “Dritë në heshtje” në kuadër të Ditës së Autizmit
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
