Kulturë

​Brigitte Bardot gjobitet me 5 mijë euro për fyerje të gjuetarëve

Published

on

Një gjykatë në veri të Francës dënoi të famshmen Brigitte Bardot me një gjobë prej 5 mijë eurosh për fyerjen e presidentit të Federatës franceze të Gjuetarëve.

Ish-aktorja gjithashtu do të duhet të paguajë 1 mijë euro dëmshpërblim për Willie Schren, si dhe 1 mijë euro për shpenzimet gjyqësore.

Gjykata në qytetin e Ara urdhëroi Brigitte Bardot të fshijë të gjitha tekstet në të cilat ajo fyen Schren nga faqja e internetit e fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve brenda 15 ditësh. Ajo do të duhet të paguajë 100 euro për çdo ditë vonesë.

E njohur për angazhimin e saj të madh në luftën për të drejtat e kafshëve, ish-aktorja shkroi në tetor 2019 në faqen e internetit të fondacionit të saj se gjuetarët janë “nën nivelin e një qenie njerëzore, frikacak të tmerrshëm dhe se ata janë terroristë të botës së kafshëve”. Ajo përmendi Schren si një shembull.

Brigitte Bardot, e cila nuk erdhi në gjyq, dërgoi një letër në gjykatë në të cilën ajo pranon se “mund të jetë shprehur në mënyrë të vrazhdë”, duke shtuar se gjuetia është një nga shqetësimet e francezëve.

Aktorja doli në pension në kulmin e karrierës së saj dhe më pas iu përkushtua tërësisht luftës për të mbrojtur kafshët. Brigitte Bardot (86), e njohur për atë që shpesh nuk zgjedh fjalë në deklaratat e saj dhe reagimet ndaj ngjarjeve në shoqëri, gjithmonë tërheq vëmendjen e mediave në Francë.

Kulturë

Edicioni i pestë i “Prizren Fest”: Baleti klasik ngjitet në skenën e Teatrit mbi Lum

Published

on

By

Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.

Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.

Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.

Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.

Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Korça mirëpret “Air Beat Festival – LuluFest” me mbi 200 artistë

Published

on

Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.

Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci përgëzon Baletin Kombëtar për debutimin në Romë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.

Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.

“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.

Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni i 17-të i Anibarit, shpallen fituesit

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka përmbyllur me sukses edicionin e 17-të, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita, muzikë dhe aktivitete kulturore.

Edicioni i sivjetmë prezantoi 217 filma nga 46 vende të botës, të ndarë në 11 kategori programore, përfshirë gjashtë gara konkurruese.

Fituesit kryesorë:

  • Gara Ndërkombëtare: “To the Woods” – Agnes Patron.
  • Gara e Studentëve: “My Good Boy” – Sara Priorelli.
  • Gara Ballkanike: “Paradaïz” – Matea Radi.
  • Gara e Video-Animacioneve Muzikore: “Jay & Bee” – David Kellner.
  • Best Human Rights Animation: “At Night” – Pooya Afzali.
  • Gara e të Rinjve: “The Great Dreamscape” – Rémi Durin.
  • Çmimi i Publikut: “Wish You Were Ear” – Mirjana Balogh.

Në kuadër të platformës Pitch It!, çmimet u ndanë për projektet:

  • Vendi i parë: “Crow Funeral” – Durim Klaiqi.
  • Vendi i dytë: “Through the Cracks” – Jeta Sokoli.
  • Vendi i tretë: “Gjith Ktu” – Hana Kasemi.

Me përfundimin e edicionit të 17-të, Anibar rikonfirmoi rolin e tij si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, duke bashkuar artistë dhe profesionistë nga e gjithë bota./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara