Aktualitet

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës destinacion i mijëra turistëve

Turistët e huaj janë polakë, spanjollë, izraelitë, francezë, amerikanë, egjiptianë, danezë, suedezë, etj.

Published

on

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se në muajt janar-korrik muzeu pati një numër të lartë vizitorësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gati 7 muaj dy muzetë u vizituan nga 30 mijë vizitorë, 40% më shumë se në 2021-shin.

Sipas tij, turistët e huaj janë polakë, spanjollë, izraelitë, francezë, amerikanë, egjiptianë, danezë, suedezë, etj.

Këtë vit vihet re një rritje e konsiderueshme e turistëve spanjollë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, të cilët bashkë me polakët përbëjnë dhe numrin më të madh të turistëve të huaj, që kanë vizituar muzeun gjatë këtij viti”, shton Hafizi.

Hafizi bën të ditur se në Muzeun Etnografik vijojnë punimet për rikonstruksionin dhe do të jetë gati në tetor për të pritur turistët.

Konkretisht punimet janë përqendruar në pikturën murale “Oda e nuses”, ku po vijohet me ndërhyrjet konsoliduese si edhe me pastrimin e saj nga kripërat, nxirjet etj”, tha Hafizi.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeu është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë I. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90 % e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100 % janë funksionale./ATSH/

Continue Reading

lajme

Profesorët e UBT-së pjesë e Konferencës Ndërkombëtare EURESTOP 2026 në Kroaci

Published

on

By

UBT u përfaqësua në Konferencën Ndërkombëtare EURESTOP 2026, e mbajtur më 25–27 qershor 2026 në Pula të Kroacisë, përmes pjesëmarrjes së dy profesorëve të institucionit, Prof. Demokrat Nuha dhe Prof. Fitim Kastrati.

Konferenca mblodhi studiues, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve akademike e kërkimore nga vende të ndryshme evropiane, me fokus në sfidat globale të rezistencës antimikrobike, zhvillimin e strategjive të reja diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. Demokrat Nuha prezantoi punimin shkencor me titull “Thiazole-Based Heterocycles in Drug Discovery: Contemporary Insights into Anticancer and Antimicrobial Activities”, i cili trajton rolin e heterocikleve të bazuara në tiazol në zbulimin e komponimeve me potencial antikancerogjen dhe antimikrobik.

Ndërkaq, Prof. Fitim Kastrati prezantoi punimin “Application of Phenotyping Methods to Assess Cold and Freezing Stress and Recovery Ability of Balkan Ramonda Species”, i fokusuar në përdorimin e metodave moderne të fenotipizimit për vlerësimin e stresit nga të ftohtit dhe ngrirja te speciet bimore të gjinisë Ramonda.

Pjesëmarrja e profesorëve të UBT-së në këtë konferencë ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj kërkimit shkencor cilësor, ndërkombëtarizimit akademik dhe përfshirjes aktive në rrjetet evropiane të bashkëpunimit shkencor.

Continue Reading

Lajmet

Eli AB me pikë të re dhe çmime më të lira në Prishtinë

Published

on

By

Arikull i sponsporizuar:

Rrjeti i njohur i marketeve Eli AB po vazhdon zgjerimin e tij në kryeqytet, duke hapur zyrtarisht dyert e pikës më të re në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht mbrapa Gorenjes.

Ky lokacion i ri është përzgjedhur me kujdes për t’u ardhur sa më afër konsumatorëve, duke ofruar një qasje jashtëzakonisht të lehtë dhe praktike për të gjithë ata që duan të kryejnë blerjet e tyre pa humbur kohë.

Në këtë pikë të re, qytetarët i presin të gjitha produktet esenciale, ato ushqimore dhe artikujt e shumtë për shtëpi, të organizuara në një hapësirë moderne e të këndshme.

Përtej ambientit të ri, ajo që e dallon më së shumti Eli AB është politika e çmimeve. Ky rrjet vjen në lokacionin e ri me çmimet më të lira në treg, duke garantuar një kursim real për çdo familje dhe duke sjellë ofertat më konkurruese në vend.

Për nder të kësaj hapjeje të madhe, Eli AB ka përgatitur zbritje të jashtëzakonshme në një numër të madh artikujsh.

E krejt ju që doni të përfitoni nga këto çmime ekskluzive dhe të kurseni në blerjet tuaja, Eli AB tashmë i ka hapur dyert dhe po ju pret në pikën e re në magjistralen Prishtinë – Gjilan për t’ju ofruar eksperiencën më të mirë të blerjes në qytet.

Continue Reading

Live

OBSH: Sistemi shëndetësor në Venezuelë para kolapsit pas tërmeteve, spitale të dëmtuara dhe mungesë mjekësh

Published

on

By

Sistemi shëndetësor i Venezuelës po përballet me një situatë jashtëzakonisht të vështirë pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën vendin javën e kaluar. Sipas të dhënave të fundit, mbi 1,700 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 5,000 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Christian Lindmeier, bëri të ditur se nga 21 institucione shëndetësore të vlerësuara, tri qendra janë shkatërruar plotësisht, ndërsa gjashtë të tjera funksionojnë vetëm pjesërisht. Spitalet e mbetura po përballen me mbingarkesë të jashtëzakonshme, fluks të madh pacientësh dhe një numër të lartë të operacioneve që presin të kryhen.

Përveç dëmeve në infrastrukturë, në rajonin e prekur të La Guairas raportohet për mungesë serioze të stafit mjekësor të specializuar, veçanërisht në repartet e akshme të maternitetit. OBSH ka ngritur alarmin edhe për rrezikun nga shpërthimi i sëmundjeve infektive tek mijëra banorë të zhvendosur, si pasojë e nivelit të ulët të vaksinimit në ato zona. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

I lë fëmijët e mbyllur në veturë në Prizren, gjobitet e ëma me 300 euro

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një nënë në Prizren, nën dyshimin për moskujdes ndaj të miturve.

Rasti ka ndodhur të shtunën në parkingun e një qendre tregtare, ku policia ka pranuar informacion se disa fëmijë ishin lënë të mbyllur brenda një automjeti në temperaturë të lartë.

Zyrtarët policorë kanë hapur me forcë veturën për t’i nxjerrë fëmijët, të cilët shfaqnin shenja lodhjeje dhe dehidratimi nga nxehtësia.

Pas këtij rasti, Policia ka apeluar te qytetarët që të mos i lënë asnjëherë fëmijët apo personat e ndjeshëm të mbyllur në automjete, për shkak të rrezikut të lartë nga temperaturat e verës./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara