Lajmet

Mustafa kundër Kushtetueses: S’mund të vendos për zgjedhje, po e shkruan Kushtetutën sa herë i kërkohet mendim

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi, ka qenë i padrejtë dhe jo profesional.

Mustafa tha se Arifi ka votuar edhe Qeverinë Kurti dhe Kryesinë e Kuvendit, por askush nuk është marrë me këtë rast. Megjithatë Mustafa thotë se ata do ta respektojnë këtë vendim, ani pse si të tillë e quajnë të dëmshëm për vendin.

Madje ai thotë se Gjykata Kushtuese nuk ka të drejtë të shpallë zgjedhje dhe se sa herë që po i kërkohet mendim ajo po shkruan pjesë të Kushtetutës që nuk e kanë nën kompetencë.

“Ne nuk kemi pritur fare që Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim të tillë sepse janë marrë masa dhe nuk është alarmuar ligjshmëri me kohë ndaj deputetit Etem Arifaj. Ai është zgjedhur deputet në këtë mandate. Vepra për të cilën është dënuar ai i takon legjislacionit të kaluar dhe rrjedhimisht ai ka bërë mandatin në legjislacionin e kaluar. Ai ka marrë pjesë dhe ka votuar për të gjitha organet që kanë dal nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar edhe për Kuvendin edhe për Kryesinë e Kuvendit edhe për Qeverinë Hoti dhe Qeverinë Kurti dhe askush nuk e ka sinjalizuar se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Dhe tash është çështja vetëm te votimi i Qeverisë Hoti. Do të lihen anash votat për të tjerët”.

“Mendoj se është një koncentrim i paarsyeshëm i Gjykatës Kushtetuese nëse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ky nuk ka pasur mandat që nga fillimi sepse ka qenë i dënuar, atëherë duhet mandati i tij të zbritet nga mandatet e 120 deputetëve dhe mbetet që qeveria prapë është votuar me shumicën e deputetëve dhe po ashtu nuk shoh asnjë arsye kushtetuese që Gjykata Kushtetuese t’i shpallë zgjedhjet. Nuk është në mandatin as në rolin e Gjykatës Kushtetuese që t’i shpallë zgjedhjet. Ajo mund të konstatojë në aktgjykim dobësitë ose lëshimet ligjore të cilat kanë ndodhur, por nuk është ajo që i shpallë zgjedhjet. Unë mendoj që nuk ka qenë as i drejtë dhe as profesional. Por unë nuk e kontestoj tani vendimin si të tillë sepse ne jemi shprehur si LDK që do ta pranojmë vendimin dhe do të sillemi sipas këtij vendimi. Por unë mendoj se vendimet e tilla nuk i bëjnë mirë vendit sepse asnjë gjykatë në Kosovë nuk duhet të dalë dhe të sillet si organ suprem i shtetit të Kosovës, dhe ai pastaj ndan drejtësinë sepse është Kushtetuta që i ka përcaktuar rregullat e sjelljes dhe nuk mundet Gjykata Kushtetuese në çdo rast të shkruajë pjesë të Kushtetutës ashtu siç po ndodh tek ne”, deklaroi ai.

Mustafa e vlerëson të mirë qeverisjen e kryeministrit Hoti, duke shtuar se ka qeverisur në një periudhë të rëndë, sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër korrupsionit. Prandaj, sipas tij, Kosovës i nevojitet Qeveri e cila respekton edhe Kushtetutën edhe ligjet.

“Unë mendoj se Qeveria Hoti ka qeverisur mire. Por jam i bindur poashtu që ka qeverisur në një periudhë krejtësisht të rëndë sepse ka pasur një koalicion të shumicës nganjëherë edhe në mungesë të shumicës veçmas prej periudhës që është arrestuar deputeti Arifi edhe më parë, por ka punuar shumë sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe luftës kundër pandemisë. Ka dhënë rezultate shumë të mira në komunikim ndërkombëtar sepse është rikthyer komunikimi me ShBA-në. Mirëpo për gjashtë muaj është e pamundur që të bëhet ndonjë punë tepër e madhe, e cila do të shënojë një epokë të qeverisë Hoti, por ajo që kam parë zotëri Hoti si kryeministër ka punuar me ndërgjegje të plotë. Nuk është cilësuar si një kryeministër që ka bërë shkelje as të Qeverisë. Prandaj na nevojitet këso Qeverie e cila respekton edhe Kushtetutat edhe ligjet e Kosovës”, deklaroi ai më tej.

Mustafa thotë se para se të shkohet në zgjedhje duhet të miratohet buxheti dhe të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Mendoj që është rrezik shumë i madh. Nëse nuk miratohet buxheti dhe në këtë rast bëjë apel te të gjitha subjektet politike që ato të mobilizohen dhe ta thërrasin një seancë të Kuvendit para shpalljes së zgjedhjeve, në mënyrë që buxheti të miratohet të ratifikohen marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ndërlidhen edhe me buxhetin e ardhshëm. Dhe posa të kryhet kjo, ne s’jemi fare kundër që të shkohet në zgjedhje që ushtruesja e detyrës së presidentes t’i shpallë ato dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Mustafa.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara