Lajmet

Mustafa konfirmon tensionet në ditën e marrëveshjes, Haradinaj e kishte njoftuar për dorëheqjet e ministrave të AAK’së

Published

on

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se të premten Ramush Haradinaj e ka njoftuar se dy ministrat e tij japin dorëheqje, për shkak të mospajtimit që ai kishte, që të Uashington të nënshkruhet marrëveshje, e cila e përfshin edhe Ujmanin.

Të premten, Gazeta Express raportoi se Mustafa është njoftuar nga Haradinaj se ministrat e tij japin dorëheqje, pasi nuk pajtohej që në marrëveshjen për të cilën ishte dakorduar kryeministri Avdullah Hoti të ejtën përfshihej Liqeni i Ujmanit.

Kreu i LDK’së konfirmon se ai e mori një njoftim të tillë nga partneri i koalicionit qeverisës. Siç tregon Mustafa, Haradinaj i ka treguar se ministrat e tij japin dorëheqje, rrethy dy orë para se të nënshkruhej marrëveshja të premten.

“Unë jam informuar nga z. Haradinaj më 4 shtator për dorëheqjen e dy ministrave të AAK-së, ( në ora 15:19 min) iu kam përgjigjur se z. Hoti po komunikon me ndërmjetësuesit amerikan por se edhe une edhe ai (Haradinaj) kemi kërkuar involvim të fuqishëm të SHBA-së, prandaj kur është fjala me këtë partner, ne mund të kërkojmë mirëkuptim por është vështirë të kundërshtojmë, sidoqoftë është mirë të ruajmë këtë partneritet mes veti dhe me SHBA-të”, ka shkruar Mustafa, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj (të premten) fillimisht tha se e kundërshton marrëveshjen, pasi sipas tij, ajo kishte një dakordim “trepalësh”, pra Kosovë – SHBA – Serbi rreth Liqenit të Ujmanit. E, Haradinaj thoshte se ai nuk pranon që me Serbinë të ketë cfarëdo marrëveshje, ku përmendet Ujmani.

Më vonë, ai u tërhoq dhe e përshëndeti marrëveshjen, pasi, sipas tij, shqetësimi i tij ishte marrë parasysh dhe pika për Ujmanin ishte ndryshuar.

Mustafa thotë se asgjë rreth kësaj pike nuk është ndryshuar, sepse pala amerikane nuk ka pranuar asnjë ndërhyrje në marrëveshjen për të cilën palët janë pajtuar një ditë më parë.

“Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator)”, ka shkruar Mustafa. /Express/

Lajmet

Studentët e Juridikut në UBT zhvillojnë vizitë studimore në Gjykatën Komerciale, duke përfituar përvojë praktike nga proceset gjyqësore

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Fakultetit Juridik në UBT për të kombinuar mësimin teorik me përvojën praktike, studentët e lëndës “Procedura Civile e Avancuar”, të udhëhequr nga Prof. Egzona Osmanaj, realizuan një vizitë studimore në Gjykatën Komerciale të Kosovës.

Gjatë vizitës, studentët u pritën nga Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, i cili i njoftoi me organizimin, kompetencat dhe funksionimin e kësaj gjykate, si dhe me rëndësinë e saj në trajtimin e çështjeve që lidhen me biznesin, investimet dhe marrëdhëniet tregtare.

Një nga momentet më të rëndësishme të vizitës ishte mundësia që studentët të ndjekin nga afër një seancë gjyqësore, duke vëzhguar në praktikë zbatimin e procedurave civile dhe mënyrën e zhvillimit të proceseve gjyqësore. Kjo përvojë u mundësoi atyre të lidhin njohuritë teorike të fituara në auditor me realitetin e sistemit gjyqësor dhe praktikën profesionale.

Vizitat studimore të këtij lloji përbëjnë një pjesë të rëndësishme të metodologjisë së mësimdhënies në Fakultetin Juridik të UBT-së, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta për të njohur institucionet e drejtësisë, proceset ligjore dhe sfidat e profesionit juridik.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet zyrtari i Kllokotit për keqpërdorim detyre, dëm rreth 39 mijë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pas dyshimeve se ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Sipas hetimeve, S.S., i punësuar në Komunën e Kllokotit si zyrtar për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës, dyshohet se nga viti 2019 deri në mars të vitit 2026 ka përfituar paga mujore pa u paraqitur fare në vendin e punës dhe pa ushtruar detyrat e tij zyrtare.

Prokuroria thotë se i dyshuari, “me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur obligimet e punës”, duke shkaktuar dëm në buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej rreth 39 mijë euro. Rasti është zbuluar pas hetimeve dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore nga prokuroria në bashkëpunim me njësitet përkatëse.

Nga Prokuroria është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme, ndërsa pritet që në afatet ligjore të kërkohet edhe masa e sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjilan. “Do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit,” thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Përballë AKI-së rrënohet pompa ku do të ndërtohet Ministria e Bujqësisë

Published

on

By

Në Zonën Industriale të Prishtinës, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është zhvilluar aksioni për rrënimin e një pike të karburanteve në hapësirën ku planifikohet të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë.

Gjatë ndërhyrjes së policisë është arrestuar kandidati i PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, pasi sipas raportimeve dyshohet se nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë zhvillimit të aksionit.

Objekti i rrënuar kishte funksionuar prej vitesh si pikë e karburanteve, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar se në atë parcelë do të ndërtohet ndërtesa e re e Ministrisë së Bujqësisë.

Continue Reading

Lajmet

NATO reagon pas incidentit me dron rus në Rumani: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat

Published

on

By

NATO ka reaguar ashpër pas incidentit ku një dron rus goditi një zonë të banuar në Rumani, duke theksuar se aleanca do të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të vendeve anëtare.

Reagimi erdhi pasi autoritetet rumune konfirmuan se një dron i përdorur gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës ra në qytetin Galați, pranë kufirit ukrainas, duke plagosur dy persona dhe duke dëmtuar disa apartamente.

Në deklaratën e saj, NATO theksoi se po monitoron nga afër situatën në kufirin lindor të aleancës dhe ritheksoi përkushtimin për mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare.

“Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat”, thuhet në reagimin e NATO-s pas incidentit që ka rritur tensionet në rajon.

Ngjarja konsiderohet si një nga incidentet më serioze që nga nisja e luftës në Ukrainë, pasi është hera e parë që një dron godet një zonë të populluar në territorin rumun dhe shkakton të plagosur.

Rumania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun e sulmeve pranë kufirit të saj me Ukrainën, ndërsa aleatët perëndimorë druhen se konflikti mund të përhapet përtej territorit ukrainas.

Continue Reading

Të kërkuara