Lajmet

Mustafa: Bastisjet e arrestimet e fundit, tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj Qeverie

Published

on

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti.

Sipas tij, është koha që Kosova të ketë lidership që punon seriozisht për zhdukjen e korrupsionin dhe për të mirën e qytetarëve.

Të gjitha këto bastisje dhe arrestime, përfshirë edhe ato të djeshme tregojnë për korrupsionin e thellë në këtë Qeveri. Natyrisht kjo nuk ka të bëjë vetëm me një ministri sikur ajo e djeshmja apo vetëm me disa individë por ka të bëjë me shtrirjen e gjerë të korruspionit në këtë Qeveri. Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj bartin përgjegjësinë e plotë të korrupsionit që po ndodh nën mbikëqyrjen e tyre”.

Kjo Qeveri dhe udhëheqësit e saj nuk do duhej të fshiheshin prapa arsyetimeve të ndryshme apo të tentonin të iknin kësaj përgjegjësie por do duhej të punonin çdo ditë për çrrënjosjen e korrupsionit. Natyrisht, qytetarët e Kosovës meritojnë shumë më mirë dhe është koha që Kosova të ketë lidership që punojnë seriozisht për zhdukjen e korrupsionin dhe për të mirën e qytetarëve”.

Besoj se po, jemi vazhdimisht duke i shpërfaqur të gjitha aferat korruptive në këtë qeveri, natyrisht në bashkëpunim me mediat dhe organet e rendit dhe ligjit por mbi të gjitha me qytetarët e vendit me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’ua bërë të qartë për korrupsionin e thellë dhe të gjerë në këtë Qeveri”, ka thënë Mustafa./UBTNews/

Rajoni

Me shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së

Published

on

Këshilli Studentor i UBT-së ka zhvilluar procesin zgjedhor për përzgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të studentëve, në një proces të drejtë, transparent dhe të monitoruar nga autoritetet akademike të institucionit. Me shumicë votash, Vesa Shatri është zgjedhur Kryetare e Këshillit Studentor të UBT-së, duke marrë besimin e studentëve për të udhëhequr strukturën përfaqësuese të tyre.

Në përbërjen e re të kryesisë, janë zgjedhur këta përfaqësues:

  • Kryetare: Vesa Shatri
  • Nënkryetare: Eliona Kastrati
  • Sekretar: Mal Shehu
  • Këshilli Akademik: Ema Spahija
  • Komisioni për Ankesa: Elena Jashanica
  • Komisioni i Cilësisë: Odesa Mala
  • Komisioni Disiplinor: Rizgjim Sejdiu
  • Komisioni i Etikës: Arianit Hasani

Procesi zgjedhor u mbikëqyr nga përfaqësues të lartë të UBT-së, përfshirë Prorektorin e UBT-së, Prof. Dr. Binak Beqaj, sekretarin e institucionit, Prof. Dr. Artan Tahiri, këshilltarin në Zyrën e Rektorit, Prof. Dr. Elmi Kelmendi, koordinatoren për Çështje Akademike në UBT, Mirlinda Jashanica, si dhe Ismije Pllana, nga zyra e sekretarit.

Zgjedhja e kryesisë së re vjen me synimin që përfaqësimi i studentëve të jetë sa më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm të jetës akademike e studentore në UBT. Përfaqësuesit e rinj do të angazhohen për të qenë zëri i studentëve, për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të bashkëpunuar ngushtë me menaxhmentin e institucionit.

Në fjalën e saj, Kryetarja e re, Vesa Shatri, falënderoi studentët për besimin dhe theksoi angazhimin e saj për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të ndërtuar ura komunikimi të qëndrueshme mes studentëve dhe strukturave drejtuese të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

BE-ja i kërkon KPK-së zbatimin e plotë të reformave: Shteti ligjor, parakusht i domosdoshëm për integrim

Published

on

By

Zyra e Bashkimit Evropian ka njoftuar se në takimin e zhvilluar me Këshillin Prokurorial të Kosovës, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve të tij t’i zbatojnë plotësisht reformat e KPK-së.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se shteti ligjor është parakusht thelbësor për Bashkimin Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë u bëri thirrje sot të gjithë anëtarëve të tij që të zbatojnë plotësisht dhe së bashku reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të mbrojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Pas shkarkimit të u.d. së kryeprokurorit Besim Kelmendi dhe përplasjeve brenda KPK-së, Zyra e BE-së dje ka kërkuar takim urgjent me të gjithë anëtarët.

Ndërsa tri organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut të kundërligjshmërisë në KPK.

Për këtë arsye ato kanë kërkuar ndërhyrjen e gjykatës./EO

Continue Reading

Lajmet

​Certifikohet NISMA

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot subjektin politik Nisma Socialdemokrate, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Nisma ka përmbushur të gjitha kriteret sipas ligjit për zgjedhje dhe ka paguar taksën për certifikim.

Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik NISMA ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ka paguar taksën për certifikim. Nuk ka gjoba nga PZAP, KQZ dhe Zyra”, tha Buzhala.

Më 2 dhjetor 2025, KQZ mori vendim për certifikimin e 22 subjekteve politike, 16 parti politike; tri koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet e dhjetorit, ndërsa nuk e ka certifikuar Listën Serbe./KP

Continue Reading

Lajmet

Lista Serbe fton konferencë për media pas moscertifikimit nga KQZ

Published

on

By

Lista Serbe, ka njoftuar se sot më 03.12.2025, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit, drejtuesit do të flasin për vendimin nga KQZ-ja i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, transmeton KosovaPress.

Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025” thuhet në njoftimin e partisë.

Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ votoi certifikimin ndaras për partitë politike, meqë rast Lista Serbe me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime nuk u certifikua./KP

Continue Reading

Të kërkuara