Lajmet

​Musliu-Shoshi: Ftojmë prokurorinë të hetojë humbjen e dokumenteve të bashkatdhetarëve

Published

on

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi ka ftuar prokurorinë që të hetojë “zhdukjen e dokumenteve të bashkatdhetarëve”. Sipas saj, gjatë këtij muaji kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve në postën diplomatike të Republikës së Kosovës.

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja e PDK-së ka thënë se gjatë këtij muaji, po ashtu, kanë dhënë dorëheqje 10 pjesëtarë të FSK-së.

Ky pushtet i ka sjellur në ditën që vetëm një fakt dua ta ndajë me ju, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje vetëm në muajin tetor. Pra, nga data 1 deri sot që jemi më 31 tetor, 10 pjesëtarë të FSK-së kanë dhënë dorëheqje”, tha Musliu-Shoshi.

Përveç kësaj, ajo foli edhe për “aferat dhe skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës”. Ajo i ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë të merren me këtë çështje.

Nga data 2 tetor 2024 kanë humbur 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe katër vendime për shtetësi të mërgimtarëve tanë në postën diplomatike të Republikës së Kosovës. Dhe ky nuk është rasti i parë që bashkatdhetarët tanë përballen me probleme të tilla, me pajisje të dokumenteve personale. Të ri sjellim në vëmendje vonesat e shumta për shkak të mungesës së materialit, kanë qenë mjaft evidente edhe në fillim të këtij mandati qeveritar të cilat kanë shkaktuar probleme të shumta të mërgimtarëve tanë, anë e mbanë botës. Duke pamundësuar edhe ardhjen e tyre në vendlindje për disa muaj. Këto vonesa kishin vetëm një qëllim dhe qëllimi i vetëm është aplikimin e kontratave një-burimore nga kjo ministre e pa përgjegjshme. Për të qenë më e qartë me ju, kontratat një-burimore janë hajni”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së shtoi se humbja e dokumenteve personale rrezikon keqpërdorimin e identitetit të qytetarëve nga diaspora. Sipas saj, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka adresuar kërkesën për të shpallur të pavlefshëm të rreth 500 dokumenteve të mërgatës.

Sot me urgjencë kërkojmë llogaridhënie nga kjo qeveri, pse dhe si u zhdukën dokumentet personale të bashkatdhetarëve tanë? Ku janë këto dokumente? Pse është anuluar kërkesa për shpallje të pavlefshme të këtyre dokumenteve? Duke ditur rrezikun për dëmin që mund të ju shkaktohet mërgimtarëve tanë, me vjedhje të identitetit, ne me ngulm ftojmë prokurorinë që të hetojë këtë rast”, shtoi ajo.

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara